Kjo video tregon reagimin një çiklisteje londineze, pasi u ngacmua nga një mashkull në një fugon.
Djali u përpoq të niste bisedën me vajzën dhe i tha asaj nëse donte të merrte numrin tij.
Pas refuzimit, ai nisi ta vinte në lojë, e kur vajza e bezdisur i goditi pasqyrën anësore, iu kthye: “Qetësohu, mos je gjë me perioda?”
Kjo bëri që çiklistja e inatosur t’ia hiqte pasqyrën anësore nga vendi.