Brukseli reagon ashpër/ Maja Koçijançiç: Opozita të shkojë në Kuvend. Boll me shpifjet për zyrtarët e BE në Tiranë

23 Shkurt 2017, 17:33Politika TEMA

“Shqipëria është një nga partneret tona kyçe në Ballkanin Perëndimor, vend kandidat që ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave të kushtëzuar me zbatimin e reformës së gjyqësorit. Pra, jemi në një moment kritik Ne po flasim për reforma që janë të rëndësishme për rrugën europiane të Shqipërisë. Debati politik duhet të zhvillohet në Parlament”

Kështu ka thënë në një intervistë për ABC News zëdhënësja e KE-së Maja Kocijancic. Zëdhënësja e KE-së njoftoi gjithashtu se përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogerini përpara se të informojë ministrat e Jashtëm, në muajin mars, do të vizitojë Tiranën.

Opozita në Shqipëri ka vendosur të vazhdojë protestën për zgjedhje të lira dhe të ndershme deri në formimin e një qeverie teknike, duke konsideruar se qeveria aktuale nuk mund të ofrojë asnjë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në 18 qershor. Institucionet evropiane i kanë bërë thirrje forcave politike për të zbatuar urgjentisht reformën zgjedhore e cila ndodhet në pikëpyetje në kontekstin e ri të ngërçit politik në Shqipëri. A synon Komisioni të ndërmjetësojë dialogun politik mes partive politike siç ka bërë në rastin e Maqedonisë? Cili është pozicioni juaj?

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Ne mendojmë se debati politik duhet të zhvillohet në Parlament, pasi ky është kuadri ky qeveria dhe opozita mund të bashkëpunojnë për çështjet që prekin të gjithë vendin e veçanërisht çështjet që janë kyçe për rrugën e reformave të integrimit të Shqipërisë. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që të ruhet vijueshmëria e punës parlamentare, duke qenë se ndodhemi në një moment kritik të aprovimit të reformave madhore për vendin siç janë refoma e gjyqësorit dhe ajo zgjedhore, ku përfshihet edhe rekomandimi i OSBE/ODHIR për përmirësimin e sistemit elektoral ».

Pra, Komisioni nuk parashikon të ndëmjetësojë, nuk do bëni asgjë ? Opozita thotë që nuk kthehet në Parlament, pasi s’ka garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Mesazhi është i qartë. Ka një kudar politik për çështje shumë specifike. ndaj është e rëndësishme që Parlamenti të vazhdojë punimet dhe të përrdoret kjo kornizë për reformat. Nuk është se ne s’po bëjmë asgjë për Shqipërinë. Shqipëria është një nga partneret tona kyçe në Ballkanin Perëndimor, vend kandidat që ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave të kushtëzuar me zbatimin e reformës së gjyqësorit. Pra, jemi në një moment kritik Ne po flasim për reforma që janë të rëndësishme për rrugën europiane të Shqipërisë ».

Më 10 shkurt, 8 ton drogë janë sekuestruar nga Guardia di Finanza, të transportuara nga Shqipëria në Itali në një traget. Unë kam pyetur Komisionin Europian për moinitorimin e situatës në tetor, kur trafiku i drogës ishte në nivelin e 1 tonit. Tani në shkurt është 8 herë më shumë se në tetor. Pse nuk ka asnjë reagim për këtë? Si mund të imagjinohet që Komisioni nuk reagon për një prioritet si lufta kundër krimit dhe trafikut të drogës?

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: Ne po reagojmë dhe po i japin asistencën e duhur autoriteteve shqiptarë për të përforucar kapacitetin për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Siç e thashë, lufta kundër krimit të organizuar është një prioritet për të gjithë rajonin dhe ne jemi të ndërgjegjshëm që kjo çështje vazhdon të jetë problem në Shqipëri dhe nuk mund të trajtohet lehtësisht.

A do të thotë kjo që ju s’jeni të shqetësuar për një përkeqësim të tillë të situatës ku shifrat flasin qartë?

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Ne po monitorojmë situatën rregullisht dhe hartojmë raporte të rregullta lidhur me situatën. Eshtë gjithashtu esenciale që institucionet përkatëse të përbushin detyrën e tyre dhe të kenë kapacittet e duhura. Ndaj, ne po punojmë në të gjitha frontet, duke përfshirë edhe atë të përforiclmit të kapaciteteve.

Federica Mogerini do të udhëtojë në Ballkan në fillim të marsit dhe do të vizitojë edhe Shqipërinë. Në çfarë date është fiksuar udhëtimi në Shqipëri?

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Mund të konfirmoj që përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini do të udhëtojë në Ballkan në fillim të marsit, ku do të vizitojë edhe Shqipërinë dhe pas vizitës në rajon ajo do të informojë ministrat e jashtëm të Bashkimit Europian në 6 mars. Pra, bëhet fjalë për një vizitë javën e ardhshme, por detajet nuk janë fiksuar ende. Qëllimi kryesor është mbështetja e Ballkanit ».

Përfaqësueses së lartë i është dërguar një letër me 11 pyetje nga komisioni i buxhetit të Parlamentit Europian lidhur me blerjen e rezidencës nga shefja e delegacionit të BE_së në Tiranë, Romana Vlahutin. A i është përgjigjur këtyre pyetjeve Federica Mogherini?

Maja Koçijançiç, zëdhënëse e KE-së: « Nuk e jam e sigurtë se çfarë po i referoheni konkretisht, por ne e bëmë të qartë, se ne shprehim keqardhjet për trillimet në mediat shqiptare dhe shprehim mbështetjen tonë për shefen e delegacionit. Ne kemi shpjeguar gjithashtu qasjen e servisit të jashtëm të BE-së që është mbrapa kësaj për të zvogëluar shpenzimet dhe për të rritur kursimet, duke blerë prona në vend që t’i marrë ato me qera. Proçesi është bërë në transparencë të plotë duke respektuar të gjitha rregullat dhe Parlamenti Europian që është autoriteti buxhetor është mbajtur në dijeni. Dhe jam e sigurtë që përgjigjet e pyetjeve do të dërgohen në kohën e duhur për këtë çështje ».

17 komente në “Brukseli reagon ashpër/ Maja Koçijançiç: Opozita të shkojë në Kuvend. Boll me shpifjet për zyrtarët e BE në Tiranë”

  1. Toku says:

    Edhe kjo hyri ne listen e ARMIKES SE POPULLIT. Do i nxjerrin dhe kesaj ndonje dashnor socialist nga shqiperia..

    1. Kujtimi says:

      O gazeta tema pse nuk I jepni KOMENTET …

      1. Ik o Kujtim te q… ty dhe sb-en.

    2. adri says:

      Tearrestohen drejtuesit kriminele te partise antikombetare pasi kerkon te mbaje peng jeten social ekonomike te vendit por dhe kerkon dhe kercenon per marrjen dhe dhunim e institucioneve shteterore te Dala nga vota e lire dhe demokratike e popullit.
      ARRESTIM I MENJEHERESHEM PER KRIMINELET E PANDERSHUAR PER ABUZIMET NE TENDERIN E RRUGES DURRES KUKES, PER MARREVESHJEN E FALJES SE DETIT GREQISE, DHE PER NGAJRJET E 21 JANARIT KU ISHTE PERGJEGJES PASI ISHTE MINISTER I MBRENDESHEM.
      LULEZIM BASHA DON TE MBAJE ME ZOR PD NE SE E DI QE DO TE HUMBASE NE ZGJEDHJETE 18 QERSHORIT.
      LULEZIM BASHA DHE PD JA KERKOJNE TE MBAJNE ME CDO KUSHT SISTEMIN E DREJTESISE QE E KANE PATUR NGA 25 VJETE DHE QE PO JU IKEN NGA DUAR ME REFORMEN E VOTUAR
      Ligjet e mbetura te reformes ne Drejtesi ti kalojne popullit me referendum.

  2. Arben says:

    Pergjigjet e BE-se jane te qarta. Por pyetjet e gazetaruces shume te njeanshme dhe tendencioze. Cte presesh nga Abc.

    Si si ja lejojne vetes keta gazetaruces a ABC te krijojne te dhena joekzistente qe droga qenka rritur, qe parlamenti paska derguar pyetje, qe BEja nuk reagon perkundrejt krimit te shtuar. Ojjj gazetare trushkulur -Raporti vjetor I BE-se, Raporti I Freedom House, Raporti I BTI, dhe raportet e Pameka kane te dhena qe tregojne trend permiresimi ne te gjitha aspektet e krimit te organizuar. Te gjitha raportet tregojne te njejtin trend, nese ty apo pronarit tend nuk te pelqen ndonjeri prej tyre. Pranda, gazetar I ABC-se thjestht shpif te dhena qe nuk ekzistojne dhe per teper I perplas te dhena te genjeshterta ne fytyre te zyrtareve te BE-se.

    Problemi tek ne eshte se ka pak institucione dhe zera te pavarur qe mund ti perplasin dhe konfrontoje te pavertat e krijuara nga gazetare te tille ne syrratin e tyre te vetekenaqur per genjeshtrat qe fabrikojne dhe sherbimet politike qe kryejne.

  3. Lloji says:

    Gazetari/ja qe intervistoi duket QARTE qe luan lojen Berishjane anti-integrim lexojeni intervisten qe edhe zonja eshte vene ne siklet nga menyra “harakiri” e abc njuzit te qelbur shqipetar. Eshte nje nivel i tmerrshem per menyren e polarizimit qe e kane vendosur vendin vetem per qellime personale te disa indiviteve, vettingu, mosarestimi, fshehja e megapasurive, vrasjet etj etj.

  4. pazar europe says:

    Po, por ka nje fakt:1.6 milion per nje zone ku cmimi eshte sa gjysma..
    Nese , te blesh shume shtrenjte dicka qe kushton shume me lire eshte shpifje, zonja ka te drejte.

  5. Spartaku says:

    Flet nga xverku ABC,se keshtu i do drute mushka Sali Berisha.

  6. kuq e zi says:

    pa na tregoni ne te mjereve se kush ishte shqiptarja ne kete interviste MAJA apo GAZETARJA????

    1. Fatmir says:

      Saliu eshte hajvan,te lutem MOS e UL’I nga DETYRA

  7. sinan pordha says:

    jo mi !
    kur ju shpifni per te tjeret per interesin tuaj ju pelqe juve. na tashti. provojeni se ca do me thon me shpif kundra tjetrit.
    bota osht me rrota.
    kush I bo tjetrit gropen bje vet mren.
    tash ka ardh rradha me e psu shpifjen n kurriz kta qe der me dje e perdornin kundra te tjerve.
    mu m kujtohet sesi shpifshin ne vigjilje te viteve ’90 kundra njerzve qe ishin ne pushtet atehere vetem per me rrezu pushtetin.
    pushtetin rrezoje,por ka rregulla me e rrezu e jo me shpifje e krime.
    atehere cfar nuk u thonte per njerzit qe ishin ne kry te shtetit.
    m kujtohet qe enverin e ben edhe vampire,se gjoja pinte gjak!!! hee.. dhe ne trapat I besonim ato gjona.
    m kujtohet qe nexhmijen e akuzonin se vodhi arin e bankes dhe e coj ne zvicer. tash asklush s ndihet se qellimi u arrit.
    ne e besonim si trapa ate shpifje.
    e cfar nuk u fol atehere.
    jo u tha se mjafto te ndryshoj rregjimi dhe do vij ceku I bardh. erdhi hajdari. dhe u tha se vetem 3 muaj duhen dhe shqipnija do stabilizohet,se ishte ne kriz,pasandaj duhen vetem 6 muaj me ja arrit nivelir te greqis,dhe mbas nja 2 apo 3 vitesh do arrinim nivelin e italis. kto ishin llafet qe qarkullonin kafeneve te tirones nga “moderrnet” demokrate… dhe ne I esonim ato.
    “he mo se vend I vogel jemi ne sa nje qytet I europes, s na ka fare problem Europa me na ndihmu dhe ne do behemi perendim komplet. makina,autostrada diskoteka lluks qejf muzik…” kjo ishte psikologjija e atehershme dhe ne trapat besuam.
    dhe tash dihet se cfar erdh. krim. dhun. mashtrim degjenerim, shkerdhnim…dhe frik per ekzistenc..
    pra,me mashtrim u arrit qe te na genjejn dhe na e futen.
    tash shpifja dhe mashtrimi po ju kthehet mrapsht atyre qe e hudhen kundra nesh me 1990 e me von.
    sepse bota esht me rrota
    ka thon hajredin karrota
    n ato maja rripa rripa
    njiher ti hype
    dy her ta hipa.
    dhe kush tjetrit
    varr I ban
    mrena n grop
    bje si haram.
    oshte pune muti
    kjo demokracija
    je tu I hyp ,po mendon ti
    porse thjesht je tu u q!

  8. Shqiptar says:

    Pyetje te porositura te nje gazetareje Mercenare. Turp i madh.

  9. Kiri says:

    Hej! PD .thotë ,që Mogerini vjen në Tiranë
    të takojë një DASHNOR. Dini gjë kush është?

  10. zabit kulishi says:

    si vje muhabeti e?
    brukseli dhe uashingtoni pergatiten pikerisht kete opozite me 1990 e me tej,per te rrezuar te kuqr e ramiz alis. ne njefar menyre mund te themi qe e rriten vet foshnjen qe e quajten Partija Demokratike. dhe e ushqyen me qumesht gjiri qe te behej nje kundershtare e komunizmit ne shqipni. bukur. por sic duken bathet e paskerkan eduku keq ate fmij te atehershem,i kan dhon mesime te gabume kta mesuesit perendimore,perderisa foshnja e djeshme tash e rritur dhe e pjekur po ngre dor kundra prinderve te vet!
    prandaj,keto vickla qe po hedh sal demokrati me te tijt jan pasoj e mesimeve te vyera qe ai ka marr nga perendimi kur qe ne pushtet.
    prandaj edhe perendimi ndihet ngusht kur shef qe krijesa e tyre antikomuniste partija demokratike,po merr rrugen e kriminelit qe si bindet me prinderve te vet.
    pse?
    sepse ata vet e mesuan ate me krime.
    sepse me krime ,partija e sales ka marr dhe ka mbajt gjithnji pushtet.
    ne fillim u tolerrun per arsy te “antikomunizmit” por tash osht bo serjoz muhabeti. sepse kta po na dalin edhe me te rrezikshem sesa komunizmi I enverit,sepse te pakten enveri nuk I bente harxhime perendimit pasi ushqehej me forcat e veta,kurse kta te sales edhe marrin pare nga perendimi edhe I tregojn gishtin e mesit perendimit.
    haa haa !!!
    store e modhe e?!
    store me gaforre
    ne bathore
    me gojore
    dhe shurrtore
    plot t rame me dore

  11. Sigurimsi says:

    Ore ju kopaner e kopuk po çkeni mo me gazetaret? Meruni me problemin e shkrimeve dhe leini te qete fazetaret, SHKERDHATA!

    1. Artan says:

      Po nese gazetarja eshte e pjerdhur dhe shkrimi del I pjerdhur. Nuk po merret kushe me burrin e dashnoren apo cilesine e fytyres qe do ishte pjesa private. shumica ketu thote qe pyetjet e gazetaruces 1) krijojne te dhena te paqena 2) jane pyetje te njeanshme dhe tendencioze 3) synojne qe te vene me shpatulla pas murit zyrtaret e BE-se qe ti frikesojne sic jane mesuar te shpifin e friksojne njerezit ne Shqiperi.
      nese gazetarja shpif te dhena, sigurisht qe dikush duhet marre me ket soj gazetarie. Nese gazetarja do te beje politike dhe jo te kerkoje informacion, sigurisht qe njerezit do e vene ne pah.

      perndrysh, gazetarucja pjerdh dhe na na bie ti mbledhim pordhet e saj me ere PD-je

  12. Poku says:

    Eshte e vertete se ne shqiperi jo vetem gazetare por edhe intelektuale te fushave te ndryshme jane shume amatore e aspak profesioniste e them me keqardhje por eshte nje e vertete e dhimshme qe ne keto 22 vitet e fundit niveli intelektual ne shqiperi eshte shume i ulet ose me thene te drejten 0.arsimi pati nje degradim te pariparushem dhe fatal per brezin e ri .pjesa dermuse eshte nen nivelin mesatar u rrit shum anafalbetizmi dhe c’eshte me e keqja urrejtja per njeri tjetrin.dhe kjo eshte padyshim metita e Saliut qe donte ti kishte nenkembe per ta patur me te lehte pushtetin e tije prandaj nuk u ve faje ketyre intelektualeve qe per nje apo me shume arsye personale te kene keto qendrime te njeanshme eshte e drejta e c’do njeriu te kete bindjet e tije te djathta apo te majta po kur vjen puna per profesonializem ato mendime duhet te shumzohen me 0.ky eshte ndryshimi i intelektualeve midis atyre profesionist dhe atyre amator.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje