Dy fotografi që duhet t’i shikojnë ata që janë në “çadrën e lirisë”

23 Shkurt 2017, 16:08Politika TEMA
Dy fotografi që duhet t’i shikojnë ata që janë në

Këto dy fotografi nxjerrë nga arkivi im si gazetar, janë fiksuar më 26 maj 1996 në Peshkopi.

Atë ditë ndodhi vjedhja më e paskrupullt e votës së popullit, gjakosja dhe arrestimi i kundërshtarëve politikë të Partisë Demokratike.

Deklarata për fitore u dha që në mesditë nga gojët mediatike të Partisë Demokratike.

Njëra foto, autokolona, rifuxhio, ngarkuar me grurë marrë nga rezervat e shtetit, grurë në adresë të familjeve dibrane për të shuar urinë, grurë për të blerë votën e dibranëve.

Skena më ashiqare e dhunës ndaj votës, e fitores TETË ME ZERO, siç do të deklarohej të nesërmen në mitingun në sheshin “Nazmi Rushiti”

Fotografia e dytë paraqet qendrën e votimit në lagjen “Nazmi Rushiti”, detashmentin e plotë të Partisë Demokratike në vjedhje masive të votës, kur njeri prej tyre, gjykatës, më ndoqi me gurë për të fshehur vjedhjen makabre.

Basha, Berisha e kompani, ngujuar në çadër po flasin deri në ngjirje zëri për “Votën e lirë”, për “Votën e ndershme”, për “Mbrojtjen e votës”…

Flasin pa e kthyer kokën në gjëmën e 26 majit 1996, gjëmë që do të shkatërronte Shqipërinë, gjëmë që e krijuan, e nxitën dhe e rritën me kujdesin e krimit të hapur.

Abdurahim Ashiku

2 komente në “Dy fotografi që duhet t’i shikojnë ata që janë në “çadrën e lirisë””

  1. uskania says:

    Ky që ka sjellë këto foto, ku nuk tregohet asgjë, thjesht është një dibran kokmagjar…Ju që nuk e njihni, të jeni të sigurt!

  2. zambi says:

    Shume e drejte.
    Por, po te vazhdojme qe edhe ti vodhe keshtu qe rri urte, i bie qe vjedhja mos te marre fund ne shqiperi apo jo?
    Per kate vjet cfare beri rilindja per te sjelle para ligjit abuzuesit me voten dhe fondet etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje