Të vdesësh si patriot i mirë!

23 Shkurt 2017, 15:03Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Duhet ti kushtojmë një rëndësi të madhe zgjerimit të tregut të makinave në Shqipëri, “sepse është vërtetuar së këta njerëz, duke patur një makinë te dera, nuk do të mendojnë më për politikën dhe do të vdesin si patriotë të mirë”. Me këto fjalë Departamenti Amerikan i Shtetit, i drejtohej Ambasadës së saj në Tiranë, në vitet ’30 të shekullit të kaluar, për të nxitur aksionet në fushën social- ekonomike. Kanë kaluar gati nëntë dekada që atëherë dhe dëshira amerikane, tashmë është bërë realitet. Sepse parku i makinave private në Shqipëri, e ka kaluar çdo përfytyrim optimist të asaj periudhe. Duke bërë që gjysma e familjeve shqiptare të kenë sot të paktën nga “një makinë te dera”. Por, siç të gjithë jemi dëshmitarë, ne vazhdojmë ende të mendojmë për politikë, ndoshta edhe më shumë se atëherë. E kjo nuk do të thotë se nuk vdesim sot si patriotë të mirë.

Por ç’farë ka ndodhur dhe pse ky steriotip sjellje sociale i shqiptarëve, përkundër studimeve dhe pritshmërive të ekspertëve të Departamentit Amerikan? E gjitha kjo, po të kemi parasysh se sa shumë politikë konsumohet sot e gjithë ditën, qoftë në ambjentet formale dhe ato informale. Qoftë në media, e qoftë nëpër kafene. Qoftë nëpër shtëpi, e qoftë nëpër zyra, të shtetit a privatit qofshin ato. Qoftë në rrugë, e qoftë në stadiume. Qoftë në fshat, e qoftë në qytet. Qofshin me punë, e qofshin pa punë. Qofshin të varfër, e qofshin të pasur. Qofshin duke udhëtuar në këmbë, me biçikleta, me varka, në autobuz, makina, avionë e tragete. Nga futbolli i dikurshëm, sot politika është sporti kombëtar i shqiptarëve.

Kjo duket të jetë arësyeja se përse mediat, qofshin ato tradicionale apo edhe të rejat e rrjetit të gjerë botëror, ose siç njihen ndryshe mediat online, i japin më shumë hapësirë politikës sesa të gjitha lajmeve të tjera të mara sëbashku. Sepse përveçse një shërbim publik, qofshin edhe ato private, mediat janë edhe biznes dhe përgatisin “një ushqim” informues, argëtues dhe edukues për ata që e konsumojnë. Në këtë rast, për qytetarët dhe lexuesit e shikuesit shqiptarë. Ndaj protesta e opozitës në bulevard, raportet PS- LSI në koalcionin qeveritar, takimet dhe deklaratat e ndërkombëtarëve që meren me proceset integruese të Shqipërisë në BE, apo në raportet ndërkombëtare me e për ne, janë gjithnjë në fokus të pothuajse të gjitha mediave. Qofshin këto kombëtare, rajonale, lokale, të mëdha të mesme apo të vogla.

Por ka një kategori mediash, qofshin ato tradicionale (televizione kryesisht) apo online që nuk meren fare me lajmet dhe me politikën. Nëse mer të dhënat e audiencave apo rankimet në internet për ta, kupton se janë po aq, në mos në disa raste, edhe më të ndjekura se mediat që kanë si “pjatë kryesore” në menunë e tyre, lajmet, intervistat, komentet, debatet dhe çdo gjë tjetër që lidhet me politikën. Sikundër edhe brenda vetë këtyre televizioneve që meren me politikë, ka emisione të tëra që nuk meren fare me politikë dhe kanë audienca maksimale. Tregues i qartë ky se nuk është në çdo rast e vërtetë se shqiptarët duan vetëm poltikë. Apo se politika, nuk është një sport domosdoshmërisht i preferuar për të gjithë. Përkundrazi.

Lajmet pozitive, kuriozitetet, të rejat nga jeta e personazheve të njohur, moda, lajmet informuese me mesazh social- ekonomik, kulturor, artistik e sportiv, historitë njerëzore, historitë e suksesit, reportazhet, etj sipas studimeve serioze e profesionale janë zhanre që kanë vëmendjen e një pjese shumë të madhe të audiencave në vendet me traditë më të zhvilluar mediatike. Kjo ka bërë që edhe mjaft site apo media të njohura botërore, kur i referohen Shqipërisë po fokusohen gjithnjë e më tepër tek pamjet dhe destinacionet turistike të vendit tonë, tek bukuritë e natyrës, tek qytetet tona me arkitekturë e histori të veçantë, tek bregdeti, tek plazhet, ushqimi, njerëzit e bukur, traditat, trashëgimia kulturore, momumentet arkeologjike e natyrore, etj. Sikundër disa media i kanë bërë jehonë suksesit të të rinjve shqiptarë në muzikë, art, kulturë, futboll, sporte të tjera, e deri tek humanizmi apo arsimi e biznesi.

Pas 1990, ka qenë një periudhë kur nuk gjenim dot pothuajse asnjë lajm apo kronikë pozitive për Shqipërinë e shqiptarët në mediat e vendeve fqinjë e ndërkombëtare në përgjithësi. Ndërsa në mediat tona, janë me mijëra shkrime, analiza, shkrime e opinione e komente, ku tregohet shqetësimi real se përse bota na shiht me syze të zeza. Ndërsa tani që bota ka filluar të na shohi me syze dielli apo me optikë optimiste, duket sikur kompensimin e ngjyrave e bëjnë mediat tona lokale, ku grija dhe e zeza duket se janë koloret që konkurojnë më shumë, përsa i përket optikës së trajtimit të lajmeve, zhvillimeve dhe ngjarjeve të përditëshme.

Nuk është çështja për të bërë propogandën e qverisë së radhës, apo mazhorancës së radhës, apo koalicioneve partiake të radhës. Më shumë se sa kaq, qytetarët kanë dëshirë me siguri që përveç politikës, të shohin ndoshta edhe një serial shkrimesh apo kronikash për infrastrukturën e re kombëtare dhe rurale kur ajo ndërtohet me standarde dhe sjell një nivel të ri për vendin. Kur rivitalizohen qendrat e rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore, rilindin brenda pak vitesh nga pikëpamja urbane qendrat e 70 qyteteve të Shqipërisë, kur ka zhvillime që sjellin impakt të ri social ekonomik për shkak të investimeve në infrastrukturën e qyteteve apo fshatrave, mjedise të reja sportive, shplodhëse dhe argëtuese. Kur ka zhvillime pozitive për meritë të sipërmarrjes dhe tregut privat në hoteleri- turizëm, në industri, shërbime, investime, në hapjen e vendeve të punës, në krijimin e ishujve apo oazeve të reja për banim apo argëtim.

Për shkak edhe të investimeve në teknologjitë e reja dhe magjisë së rrjeteve sociale, kemi parë gjithnjë e më shumë foto apo albume fotografike për bukuritë natyrore dhe peisazhit urban e rural të Shqipërisë. Video, minivideo, pamje të jashtëzakonshme me dron, etj që krijojnë një ndjesi estetike të veçantë. Duke nxitur politikën, të zgjedhurit në qeverisjen qëndrore e lokale, grupet e interesit, biznesit vendas dhe të huaj, grupet shoqërore, familjet dhe individët që të krijojnë të tjerë shmbuj pozitivë sipërmarrjesh, të tjera histori suksesi, të tjera modele për tu promovuar, të tjerë ishuj, oaze dhe gadishuj bukurie, zhvillimi e prosperiteti. Duke nxitur në këtë mënyrë zgjerimin, bashkimin apo lidhjen e ishujve të zhvillimit, për ti përhapur ato në formën e rrathëve koncentrikë, në të gjitha qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë, në të gjitha grupet shoqërore dhe në gjithë territorin. Për ta bërë këtë vend, ashtu siç të gjithë e ëndërrojmë. Në mënyrë që të jetojmë si qytetarë europianë, e të vdesim si patriotë të mirë.

Albanian Free Press

http://afp.al/2017/02/te-vdesesh-si-patriot-i-mire/

14 komente në “Të vdesësh si patriot i mirë!”

  1. Brahoo says:

    Sikur te vidhim te gjithe per tre vjet 1 milon dollare te gjithe do ishim patriot te mire.

    Per te vdekur si i tille natyrisht qe duhet te vazhdosh per me teper.

    1. Demokrati says:

      hahahahah he mo jeni bo demorkatet gjithe bashke duke bere komente per nje gje e ?

    2. Eglantina says:

      Turp t’ju vije juve te PD qe merreni me keto histori dhe q enuk leni asnje njeri qe te gezoje ato qe kla bere me djerse. Ju urreni konkurencen, kur i vidhni vete jeni ok, kur te tjeret pasurohen me djerse eshte problem.

    3. Skypion says:

      Rilindja ka shume fytyra.Duke filluar nga fytyra e pare,qe eshte ajo e Rames,qe pasohet nga ajo e Tahirit,e duke vazhduar me ate te Frrokut,Ndokes,Prenges, Doshit ne Parlament,me ato te Roshit e Bushit ne Bashkite,me Shullazet e Habilajt ne terren e me lloj-lloj faccia di galera qe i ndesh kudo ne administraten e e rilindur.Nuk po flasim ketu per surreterit mediatike.Jane shume,dhe nuk ia vlen t’i numerosh.
      Alfred Peza eshte nje nder me te fundit fytyra perfaqesuese te rilindjes.Nuk eshte taman nje fytyre.Eshte nje surrat.Edhe pse ka kaq kohe ne Tirane,as nuk i eshte zbutur sadopak lekure-sholla.Tepke si ajo e Muc Nanos.Nuk u bejne efekt ketyre as milionat qe marrin per te zbutur surrat-shollat e tyre.
      Alfred Peza,ne dallim nga gjithe surreterit e tjere te rilindjes,ka ngjallur nje peshtirosje dhe neveri te madhe tek te gjithe shqiptaret.Madje,edhe tek shume socialiste.
      Miliardat e tij,nuk kane kaluar pa u vene re edhe nga qorrat e trushpelare,idiotet e dobishem te rilindjes.
      Peshtirosja dhe urrejtja e madhe qe ka shkaktuar pasurimi me shpejtesi kozmike i ketij rilindjoti,eshte per shkak ,sidomos,te moralizimeve qe ben ky edepsuz ne shkarrashkrimet e tij ne media.
      Ky surrat-fshat,jo vetem qe vjedh ,por ben edhe moral!
      Ky surrat-sholle jo vetem qe i vjedh shqiptaret,por u ben edhe moral atyre!
      Ky ftyr-kaci,jo vetem qe i vjedh furakrenjte,por edhe merr guximin te beje moral ne emer te tyre!
      Ky buz-vic,jo vetem qe vjedh,por edhe ka guximin zemerohet me ata qe i vjedh!
      E s’kishte si te ndodhte ndryshe me nje delenxhi,qe thote se i ka bere parate kur punonte tek televizioni i trafikantit te famshem te droges,Xhemail Pasmaciu!
      Por,nuk e beri gjithe miliardin ne median e trafikantit Xhemail Pasmaciu.
      Do te duhej te behej rilindas,deputet i Rames, qe te bente miliardin.
      Shihni sesa i paftyre eshte ky ftyrsholle: edhe pse e ka vene re,qe pothuaj te gjitha komentet qe i bejne vete socialistet e thjeshte,ketu s’po marr parasysh komentuesit e perkatesive te tjera politike, jane te mbushura me urrejtje per te…!!!
      Nuk i ben pershtypje fare!Aq i pacipe eshte!
      Dhe,kjo e shton edhe me shume urrejtjen per kete skote te neveritshme.

  2. xhulio says:

    Nje hajdut ordiner.

  3. Kristi says:

    Patriot eshte nje qytetar qe paguan taksa….

  4. tori says:

    Po cke qe del ne gazeta e tv o zotni. Rri urte, sa te harrohet edhe ai miliardi yt.

  5. Fullani Online says:

    Ahahahhaha. Na shkrive o Fredi. Leri mor daku hartimet. Shijoje lirine deri sa te hash byzylyket mbas Vetingut dhe shkruaj nga burgu pastaj ahahhahaha

  6. alma says:

    Bravo Alfred Peza sepse na ben te gjithe neve te ndihemi krenar!

  7. timi says:

    Prape guxon shkruan ky hajduti?!
    Ky qe ja ka bere parate gruaja? Lol

  8. Sonila says:

    Gjithmone ju kam vleresuar per penen tuaj dhe jeni nje nder personalitetet qe i ben nder ketij vendi,

  9. Sokoli says:

    Jepi z. Alfred sepse po ben gjene me te mire. Askush ne kete vend nuk merret ku ke punuar, sa dije ke, sa je lodhur per te arritur ate qe je, por vetem te hedhin balte dhe te fshijne historine e jetes 50-vjecare, jane gati ta bejne.

  10. wickedgame says:

    Sonile mos se na mallengjeve , pena e Pezes lere lere morrnica po me behet trupi .Hajduti personalitet ….Albanistan hesapi.

  11. njesia says:

    Po ti je nen hetim, kto jane teza qe ngrihen nga idealistet dhe altruistet, ti je llum i shoqerise. Je hajdut! Nga ty do filloj vetingu per politikanet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje