Nga Ylli Polovina
Sali Berisha në Berat. lajmet gumëzhijnë
-Në rast se presidenti ka ardhur dhe ne nuk na kanë lajmëruar, kjo do të thotë se duhej të ishte pikërisht kështu- foli komandanti pa e parë në sy shefin e shtabit.
Në Berat kishte kryer një vizitë të shpejtë kryetari i shtetit dhe baza ajrore qe mbajtur e mënjanë nga ngjarja. Në dy herët e mëparshme të vizitës së Presidentit aty kishin zbarkuar njerëz të stafit dhe të sigurisë, mjete të shumta, madje njëherë edhe vetë ai i hipur në një helikopter ushtarak.
Shefi i shtabit mendonte që mosangazhimi i bazës nuk ishte veç një shenjë se shteti nuk kishte më besim tek ta.
-Është e sigurt që tashmë është larguar?
-Po, pasi ka mbajtur një miting në kinemanë e qytetit…
-Mosnjoftimi ynë është një veprim i mençur- tha komandanti. Ai provon të kundërtën: respektimin e ushtrisë si institucion jashtë politikës.
-Në fjalimin e mbajtur në sallën e kinemasë Presidenti kishte thënë se godinat në qytet nuk ishin djegur nga socialistët- lëshoi pas pak grumbullin e fjalëve shefi i shtabit.
Komandanti e pa ngultas.
-E nga e di ti?
-E kanë dëgjuar shumë. Jashtë sallës qe vendosur një altoparlant dhe dëgjohej çfarë thoshte.
-Ti merresh shumë me politikë , tha komandanti i bazë s. Shefi i shtabit u nemit.
Por të nesërmen në skaj të dhomës së madhe të shtabit u tërhoqën tre oficerë dhe filluan të dëgjonin një radio të vogël. Komandanti nuk u tërhoqi vëmendjen, megjithëse kjo gjë ndodhte për herë e parë. Mjedisi i shtabit nuk ishte guxuar ndonjëherë të dhunohej nga dëgjimi i lajmeve prej ndonjë agjencie të huaj.
E gjithë ajo ditë kishte qenë e ankthshme. Herë nga një pilot e herë nga disa djem të shërbimit të ndërlidhjes, më pas nga dy teknikë e pak më vonë prej një komandanti skuadriljeje, duke u rrokullisur si një shpatull mali me dhe gurë të rendë, u përhap rrapëllueshëm lajmi se në Vlorë kishin filluar të shtënat me armë mes demonstruesve dhe policisë. Flitej se kishte edhe shumë të vdekur.
Komandanti u tërhoq i heshtur në dhomën e tij të ngushtë, ku përveç një shtrati portativ, kishte montuar edhe një aparat të vogël televiziv bardhë e zi, dhuratë e një ish-ushtari emigrant. Me një mundim rënkues e hodhi trupin mbi krevat, si të flakte prej vetes një pjesë të tepërt e që po i rëndonte shpirtit.
Për mjaft kohë ndenji ashtu, pa e kuptuar në merrte frymë apo jo. Kur çeli sytë iu duk çudi që mund të rishihte si më parë po ato orendi: dy karrige druri, foton e gruas me dy djemtë, një xhaketë të uniformës, varur në një kunj prapa derës, perdet e pambukta gjysëm të hapura, televizorin e vogël.
Këtu i mbetën sytë. I ngrinë.
Në mënyrë ta pavullnetshme mori telekomandën dhe e ndezi. Kërkoi teletekstin e kanalit më të parë dhe nisi të lexonte: “Manifestues të armatosur në Vlorë… Më shumë se 20.000 njerëz manifestuan për të njëzetë e tretën ditë në Vlorë. Ata si gjithnjë protestojnë kundër qeverisë shqiptare, e gjykuar përgjegjëse për dështimin e shoqërive financiare spekulative që kanë shkaktuar rrënimin e mijëra njerëzve”.
Pastaj: “Që në agim rreth 6000 njerëz u mblodhën para universitetit, ku rreth 40 studentë po bëjnë që prej një jave greve urie. Ata kishin reaguar prej fjalëve, sipas të cilave policë po vinin nga Tirana për të evakuar me forcë studentët. Shumë manifestues mbanin armë zjarri, duke bërtitur “Vlora është e jona”.
Komandanti i bazë s ajrore ngriti sërish duart dhe i vërtiti furishëm para syve, si për t’i dëbuar ato lajme, që i dukeshin si djaj. Në vesh i buçitnin fjalët “Shumë manifestues mbanin armë…armë…armë…”.
Në orën 23.30 të natës erdhi fonogrami për kalimin njëqind për qind në gatishmëri të bazës ajrore.
Ndërsa mugullonte dita e re e l marsit u nxorrën nga tunelet edhe avionë të tjerë. Drita e lodhur e mëngjesit kaloi lehtas mbi krahët e tyre. Si t’i përkëdhelte.
Tashmë në buzë të pistës ishin njëzetë e dy Migë.
Sulmohet pa paralajmërim ndërtesa e Shërbimit Informativ Kombëtar për degën e Vlorës
Radio BBC në shqip njoftonte se në pikën kufitare të Kakavijës punonjësit e doganës shqiptare thonë se është rritur së tepërmi fluksi i shqiptarëve që largohen për në Greqi dhe ulur ndjeshëm hyrja e automjeteve me mallra…
Agjencitë e huaja njoftojnë se së shpejti do të mbërrijë në Tiranë një delegacion i Fondit Ndërkombëtar Monetar për të biseduar me qeverinë për kapërcimin e krizës së huave…
Në qytetin e Vlorës gjendja ka kaluar tërësisht jashtë kontrollit të shtetit. Qindra njerëz janë me automatikë kallshnikovë, të cilët i kanë rrëmbyer në depot e armatimit të qytetit. Korrespodenti ynë në këtë rajon thotë se me armë janë pajisur edhe fëmijët. Të gjithë shtien në ajër dhe duket sikur ka filluar lufta…Në spitalin e Vlorës ndërkohë janë regjistruar katër të vdekur, midis tyre njohin edhe punonjës të Shërbimit Informativ Kombëtar, SHIK…
Në spital janë shtruar disa dhjetëra të plagosur dhe gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Greva e studentëve vazhdon në ditën e saj të dhjetë….
Sapo ka përfunduar një mbledhje e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, e nisur në orët e paradites. Kryetari i PD-se tha se, siç po duket, debati do të zgjasë edhe më. Deputetë të kësaj partie njoftojnë se po fiton terren varianti i zgjidhjes politike të krizës që po kalon vendi….
Zëdhënësi i Ambasadës së SHBA në Tiranë deklaron: Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë shpreh shqetësimin e vet të thellë për raportimet për dhunë në Vlorë dhe tjetërkund ditët e fundit. U përcjellim ngushëllimet tona viktimave të kësaj dhune si edhe familjeve të tyre. Udhëheqësit e të gjitha forcave politike duhet të mblidhen së bashku për të ndërtuar një dialog racional, i cili të zhvillojë zgjidhjen realiste të krizës, me të cilën Shqipëria përballet. Ndërsa qeveria ka një përgjegjësi të veçantë për të siguruar të drejtat civile, të gjitha palët duhet të tregojnë përmbajtje si në fjalë ashtu edhe në veprime për të pakësuar mundësitë për dhunë. Ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë interes të fortë për përparimin e demokracisë në Shqipëri, zhvillimi i kësaj demokracie është përgjegjësi e vetë shqiptarëve. Dhuna dhe gjuha ekstremiste nuk kanë asnjë rol në këtë proçes…
Edhe Papa Gjon Pali i Dytë i kërkoi sot qeverisë shqiptare që të vendosë një dialog me të gjitha forcat e përgjegjshme të Shqipërisë për të zgjidhur krizën aktuale që po përjeton vendi. Kreu i Selisë së Shenjtë foli kështu gjatë pritjes së veçante që i rezervoi ambasadorit të ri shqiptar në Vatikan. Për dorëzimin e letrave kredenciale Papa citohet nga agjencia spanjolle e lajmeve të ketë thënë se kompromisi politik është një kërkim për të mirën e përbashkët”.
Televizioni shqiptar, ora njëzetë: “Lidhur me ngjarjen e djeshme në qytetin e Vlorës Shërbimi Informativ Kombëtar njofton se mbrëmë rreth orës njëzetë e një banda terroriste, me mbi njëzetë e shtatë automjete me afërsisht gjashtëdhjetë deri shtatëdhjetë vetë të armatosur, sulmuan pa asnjë paralajmërim ndërtesën e Shërbimit Informativ Kombëtar për degën e Vlorës, duke i hapur zjarr nga të katër anët me armë automatike dhe granata eksplozive, nën thirrjet “do t’ju djegim të gjallë këlyshët e demokratëve”. Punonjësit e Shërbimit Informativ Kombëtar, vazhdon zëdhënësi, reaguan me armë zjarri. Pas një shkëmbimi zjarri për më shumë se dy orësh hodhën mbi ndërtesën lëndë djegëse dhe nëpërmjet një shpërthimi shumë të fuqishëm i vunë zjarrin godinës. Sipas të dhënave paraprake të Shërbimit Informativ Kombëtar në këtë përleshje humbën jetën dy punonjës të SHIK-ut, nëntë të tjerë…
Sipas zëdhënësit të Shërbimit Informativ Kombëtar është zbatuar i njëjti skenar si dy netë më parë, kur radio BBC tha se drejt Vlorës janë dërguar tanket për të nxjerrë grevistët. Edhe mbrëmë u tha se forcat e SHIK-ut do të nxirrnin grevistët. Pas kësaj e gjithë beteja u zhvillua në ndërtesën e Shërbimit Informativ Kombëtar për Vlorën. Forcat terroriste u vërsulën me armë. Grupi vendosi si pritë një makinë riportabël, u mbrojt pas saj duke sulmuar me disa gryka zjarri kundër ndërtesës si edhe me bomba dhe dinamit deri sa iu vu edhe flaka. Tre punonjës e SHIK-ut u kapën të gjallë, u rrahën, u përdhosën dhe i çuan para universitetit, ku edhe atje u rrahën deri sa humbën ndjenjat. Sipas disa burimeve jo të konfirmuara zyrtarisht bëhet fjalë për nëntë të vdekur. Shërbimi Informativ Kombëtar disponon gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të përgënjeshtruar lajmin e agjencisë Reuter, sipas të cilit punonjësit e SHIK-ut kanë vajtur për të nxjerrë studentët nga greva e urisë….
Gazetari i Reuter-it…Stefan…sipas të cilit në Tiranë është urdhëruar nxjerrja e tankeve që do të nisen drejt Vlorës. Ky është një variant i lajmeve të falsifikuara…”
Me rast të cenimit të rëndë të rendit kushtetues dhe publik
Komandanti i bazës ajrore e ndjeu zhurmën e çuditshme sapo e ngriti dorezën e telefonit. Bisedoi në dukje qetësisht, veç nervozizmi po ja lodhte durimin. E mbylli telefonatën shpejt, por e mbajti edhe pak kohë receptorin në vesh. Uturima e njohur nëpër linja i ngjante vërshimit në një grykëderdhje. Po më përgjojnë telefonin, mendoi. Po më përgjojnë, përsëriti me vete. Dhe si të lëshonte një gur, e la dorezën të binte me krismë mbi aparat.
Ai nuk e dinte që ndërkohë në bazën ajrore kryesore, atë të Rinasit, po kryheshin veprime të paimagjinuara ndonjëherë mes pilotëve shqiptarë. Në orën 14.00 ministri i Mbrojtjes pati urdhëruar gjeneralin e brigadës… që të bëhej gati avioni me bomba për të bombarduar urën e Mifolit në Vlorë.
Veprimin do ta kryente vetë komandanti i bazës, kolonel…. Do të përdorej një avion “Jak”. Ndërkohë në 14.15 dejtori i Drejtorisë Operative urdhëroi që të mos veprohej deri në ardhjen e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Aviacionit Luftarak, i cili ndodhej në Presidencë.
Në 14.39 iu vu detyrë kolonelit të përgatiste çiftin roje me bomba, por të mos ngrihej pa urdhër. Gjashtë minuta më vonë iu sugjerua ministrit të Mbrojtjes se bombat e kanë rezen e veprimit 500 metra plus probabilitetin e goditjes, gjë që krijon rrezikshmëri. Në 15.04 nga konsulta në shtabin drejtues në Aviacionit Luftarak doli se ishte me rrezikshmëri përdorimi i bombave dhe se duhej më parë të bëhej pastrimi i zonës. Në 15.20 koloneli njoftoi se po bëhej gati çifti roje, por kishte reagime nga pilotët. Në 17.00 çifti i bombarduesve qe në gadishmëri.
Televizioni Shqiptar në lajmet e orës 20.00 njoftoi se “Sot pasdite, në orën 17.00, Kuvendi Popullor zhvilloi punimet në seancë plenare. Në këtë seancë u shqyrtua ligji mbi gjendjen e jashtëzakonshme në rast të cenimit të rëndë të rendit kushtetues dhe publik. Në fillim u bënë disa diskutime, por deputeti Aleksandër Meksi kërkoi që të fillojë menjëherë shqyrtimi dhe miratimi i këtij ligji, sepse çdo vonesë, theksoi ai, shton numrin e viktimave të tjera nga bandat e armatosura terroriste që po veprojnë në disa rrethe të vendit.
Mbasi u votua nen për nen, ligji mbi gjëndjen e jashtëzakonshme në rast të cënimit të rëndë të rendit kushtetues dhe publik u miratua nga 118 deputetët e pranishëm në sallë. Mbas miratimit të këtij ligji, gjithashtu me miratimin e të gjithë deputetëve, Kuvendi Popullor vendosi shpalljen e gjëndjes së jashtëzakonshme në Republikën e Shqipërisë, duke filluar qysh nga momenti i këtij vendimi, në orën shtatëmbëdhjetë e tridhjetë e pesë minuta të ditës së sotme.
Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë në fuqi deri në vendosjen e plotë të rregullit dhe të qetësisë publike, e cila do të ndërpritet nëpërmjet një vendimi tjetër të Kuvendit Popullor.
Pastaj Kuvendi Popullor vendosi bashkimin e Shërbimit Informativ Kombëtar me Ministrinë e Brendshme për shtypjen e veprimtarisë së bandave të armatosura terroriste. Forcat e armatosura të Ministrisë së Brendshme dhe të Shërbimit Informativ Kombëtar ngarkohen nga parlamenti për shtypjen e bandave të armatosura terroriste gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe vendosjen e rendit kushtetues dhe publik…”.
Shefi i SHIU-t lëviz nëpër natë
Komandanti ja kishte qepur syte shefit të SHIU-t. Njeriu i shërbimit të fshehtë ushtarak të bazës po delte nga prapa një pozicioni strehimi të një Migu.
Nxitonte.
Ndoshta e ndjeu nëpër terr ngulmimin e vështrimit të tij dhe, në ikje e sipër, ktheu rrëmbyeshëm kokën.
Ai nuk i fshehu sytë.
Si të kishte ndjerë rrezik, shefi i Shiu-t e riktheu po aq rrëmbyeshëm kokën dhe streha e kasketës së tij ushtarake ngjau me një thikë që preu ajrin. Tani gati po vraponte. Ikte. Errësira e përpiu shumë shpejt.
Komandantit të bazës radioja e ndërlidhjes i kuisi në xhep: Zoti komandant, ka ardhur urdhër për fluturim!
Ai pa instinktivisht orën. Akrepat fosforike shënonin 19.52.
Urdhri ishte i prerë: të bëhej gati një avion mësimor Mig për të fluturuar me detyrë zbulimi në rajonin bregdetar Fier-Vlorë.
Kishte kapërcyer ora njëzetë dhe komandanti ende vazhdonte t’i shpjegonte komandës se ai fluturim natën nuk mund të bëhej. Matanë telefonit e dëgjonin butësisht, por nuk tërhiqeshin. Atëherë ai nisi t’i hidhte argumentet e tij njëri pas tjetrit,. I sigurtë se do t’i lodhte dhe thyente: Pilotët i kam të pastërvitur rishtaz për fluturime natën, po kështu edhe teknikët.
Në receptor zëri i vinte qetësues: E dimë, por zgjidh më të mirin!
Ai u lëshonte të dytën: Teknika është e papërgatitur për fluturime natën.
Nga Komanda Qendrore jepej kurajë: Mjaftojnë dy orë për të bërë një minimum të arsyeshëm gatishmërie.
Komandanti i bazës ngrinte zërin: Sistemi i ndriçimit të pistës ka shumë të meta.
Dakord, i përgjigjeshin, riparoni diçka! Në dy orë mund ta shtoni këtë ndriçim. Përdorni edhe makinat e ndriçimit!
Ai tashmë nuk përmbahej dot dhe e çonte zërin tërë nervozizëm: Nuk janë në gjendje të mirë makinat me projektorët e uljes së avionit.
Përtej receptorit zëri bëhej më i butë dhe miqësor: Nuk ka gjë. Ato janë katër. Edhe sikur të japin ndriçim sa për tre një pilot me përvojë e ndjek i sigurt fluksin e dritës së tyre dhe kështu mund ta shohë pistën në mesnatë si në mes të ditës.
Komandanti i bazës e ndjeu zemërimin t’i thërrmohej: Mirë, dakord, do të fluturojmë. Sepse është urdhër. Detyra është vetëm për zbulim. Dakord.
Pastaj shtoi: Do të fluturoj vetë, bashkë me zëvendëskomandantin e bazës.
“Atëhere me të mbarë!”, i erdhi përgjigja. (Shqiptarja.com)
Cte thuash , ngelesh pa mend , sikur tja thuash dikujt qe nuk e jetoj gjendjen , nuk do te te besoj kurre , do te thote qe ti tallesh me mua dhe i ben gjerat tragjike , keto vetem ne shqiperi ndodhin , hapi bankat nevojtore ne 97, i vodhi gjithe parate e popullit shqiptar te nxjera me gjak e mund , i pervetesoi ato , u ngrit populli , me te drejte , thosh : ku jane parate tona , ku eshte premtimi qe dhate ?? Kur u tha fmn – ja , cjane keto qe beni ??? Sali qeni e ironizoje fmn , nejse , u ngrit populli qe kish humbur shume miliarda , jo lek por dollare ,dhe saliu deshte te shtypte masat qe ia i vodhi dhe i solli ne kete gjendje , metanke autoblinda dhe me avione , e kjo eshte kuje e madhe , ne nje vend tjeter , vac shqiperise , do qe futur nja 30 metra nen toke , kurse ketu sikur nuk kandodhur gje , jo vetem kaq ,por ne ,2005 ia dhane prap besimin , nuk ka fjale per tu pershkruar , dhe filloi prap sali ndyresira te vrase ,te prese ,te vjedhi pasuri shterore ,te shese pasuri dhe kufij shteteror dete etj etj , dhe keta ndyresira , sali lul dhe banda e tyre , kerkojne prap voten e popullit, ngrien ne demostrata, kerkojne destabilizim , dhe per te gjitha keto dhe shume ta tjera , keto jane normal , cte thuash , ju thashe , sikur tja thuash dikujt te huaj ,do te te ofendoje , do te thote : pse genjen kaq trashe , dhe presim ne shqiptaret te na respektojne dhe te na marin ne konsiderate te huajt, nje eshte parimi dhe fjala e urte qe na takon : sic e kemi koken , na e vene dhe festen ………..
Ah,te poshter!
Ia niset tani me percarjen krahinore?!
Padyshim qe ia niset.Nuk kishte si te ndodhte ndryshe.
I ftoj te gjithe lexuesit e shtypit te majte,sado socialiste fanatike te jene ata,qe ta kapin kete fakt.T’i lexojne shkrimet percarese krahinore,ne mediat e majta.
T’i lexojne ,por edhe te dine,se keto lloj shkrimesh,me nje intensitet te tille dalin perhere,gjithmone,ne prag zgjedhjesh parlamentare.
Qellimi eshte energjizimi i elektoratit te majte,qe mendohet se eshte i perqendruar me shumice ne jug te vendit.
Kete qellim duan ta arrijne me duke mbjelle faren e percarjes krahinore Veri-Jug.
Fabula eshte e gatshme.Jo qe nga viti 1997.Ajo daton qe ne 1990.Qe me permbysjen e diktatures.Qe atehere eshte vendosur te ndiqet kjo taktike e poshter,antikombetare,antishqiptare e socialistave.
Deri ne diten e fundit te fushates zgjedhore,do te shihni se c’baterdi shkrimesh te ketilla dot e kete ne mediat e majta.
Fara e keqe!
Rraca e muutit!
mos i hani kte propagande jetime dhe vlla vrasje asnjigjo nuk osht e vertete..sa plena jeni o analista kurva per nji cop buke shkruni zhgarravina ne 2016 nje gazete e ashtuquajtur e pavaarur shkrun kto gjona ….turp tju vi plera njerz per nji grusht votash boni kto analiza varfanjakesh….ktu po kalohet cdo kufi….polovinen nuk e di kush e pagun…po kam mendimin qe po kalohet cdo menyre perplasje politike ne ket gjendje qe me thone te verteten nuk e kuptoj..dhe dua ti ketyre njerzeve qe shkrujne pa pike pergjegjsie ca gazetaresh jeni ju qe duhet te shkruni ne dobine shqiptare si komb….mos valle kerkoni prap perplasje mes shqiptareve..po e patet me te futme shqiptareve o njerez ishalla zoti hudh syte per keq ke femijet e juj..plera njerez munoheni me i perplas shqiptaret gjithsesi me krahina..me fe…mo mire shkruni emrin e artikullit rrofte greqia..rrofte serbia..poshte shqipnia e keni maru pune
keq eshte te thuash por te isha nga jugu kurr nuk do i jipja vote berishes une nga veriu jam por kurre se kam votuar berishen nuk them te “hskmerren” jugu kunder veriut etj etj lufte vellavrasese por as parti demokratike nuk duhet te ekzistoj ne jug fare …ai qe do te bombardoje shtepite femijet njerezit sepse jane kunder tij? dhe ai shqiptar ?? katastrofe edhe enveri vrau por nuk mendoj te ngrinte avion kunder popullsise se vet
VAZHDIMI historis ,dhe direkt sa u mblodh parlamenti ku ne sheshin ne me te tiranes ishin 200000mij njerez te irrituar, po zgjidhej per her te dyt presidenti polovines qe ka ber kte artikull si hartim , avjonet mig per te bombarduar vlorn me urdhr te sali berishes u ngritn ne orn 14 e 30minuta ishn avjon gjuajts bombardus dhe ne ajer ju dha urdher te bombarohej qyteti vlores me çdo kusht , por pilotet heonj te kti vendi nuk e zbatuan urdhrin per te bombarduar njerzit dhe kthyen dstinacin dhe siç ishin me gjith avjonet e tyre perfunduan ne bazen e fiomiçins ne BARI te TALIS , mbaroje historin zoti polovina apo te vjen keq per kriminelin e SHQIPTARVE sali berishen se e ke idhullin e partis tende , o nise e bitise nje histori ,o shiko punen tende dhe mos hidh mjergull mbi disa te verteta kriminale qe i jan ber kti vendi e kti populli nga partia antishqiptarve e PDs , nga partia rrugaçve te kti vendi.
Bukur commando e ska cfr ti shtosh komentit !Tuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu rrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr pppppppppppppppppppppppppp me te madh ska ! Po ata bandit ,po ata kriminel ,e tradhtar vazhdojn e tallen me kte popull pa ngjyr,pa personalitet,rreckaman, lypsar, frikacak, spiuner te pabes ne shpirt e ne gen ,pjell e ndonje rrace alienesh te krijuar per te qen te till ,per te qen mish per top ne sherbim te Djallit ! Ftuuuuuuuuuuuuuuuu …………..
Ore legen skypion , tu preken interesat o qen i qelbur , po cfare race je o legen , race e ndyre je ti dhe te gjitha ata qe mbulon me komentet e tua, hapi syte o i mjere , o bythlepires i sales e i lulit , do kesh kaluar mire ne ate kohe , dhe menyrat qe perdoren frymezuesit e tu politik qe te kaloje ti mire dhe te komentoje ne kete menyre dihen nga te gjithe , nuk pe qe vrisnin neper greva , shperdoronin pasuri shteterore , as keto nuk te benin pershtypje ??? Cfare te duket percarese o legen ?? Ato jane te qarta dhe te deponuara nga pilote asnjanes te bindjeve politike , apo police te derguar ne jug , hapi syte o i mjere hapi , se nuk kushton gje , ishte qeveria me e ndyre dhe e poshter qe ka njohur ku popull eshte edhe me e keqe se sa mbreteria , apo ato kuislinge , ato te pakten kishin aktorin kohor kundra , po qeveria e pelqimit tend o idiot ckish ???? Thjesht tu preken interesat e tua personale , kaloje mire , nuk te pelqen integrimi total ne be , nuk te pelqenjne reformat , je fans i anarqise , i korupsionit , dhe nuk ka mundesi te komentosh ndryshe , cte thuash , je i mjere dhe je per tu ardhur keq o legen
Eh more Skypion ,po te dridhet zeri more kodosh. Sa njgjaka deshperimi yt me deshperimin e Lul Bashes. Te paskan mbaruar analizat e tua trapcarese, e paske vendosur te kalosh ne mallkime , keq e paske punen.
sepse shprehja e sakte duhet te jete- aty ku u sulmua shteti aty duhej mbrojtur me arme. nuk ka jug ose veri,,,,,ku preken institucionet aty duhet reaguar atehere e sot……..tung