Më vjen turp që PD proteston sot me fytyra të bardha. Me kollare. Me aheng çingijesh. Tallava. Me figura që kërcënojnë.
Që dukshëm nuk kanë me vete popullin. Por një shpurë teknokratësh. Apo njerëz nga ajo shtresa e karrikeve të zbythura.
Që pasi ropën të gjithë tenderat e mundshëm.
Ndërtuan, shitën e blen,,,, sa mundën. Troje, toka, shtëpi. Spitale, shkolla, rrugë. Godina biznesesh.
Blenë institucionet. U mundësuan hajvanëve të diplomohen, laurohen, dekorohen. Shpallen figura të demokracisë. “Nderi i Kombit”.
Dhe që sot vlojnë në një luftë turpi, midis fuqisë së zbehur të Berishës. Apo xhelit të Lulzim Bashës.
Midis mllefit të të persekutuarës klasike, që nuk e pati për gjë të emëronte dhëndrin atashe. A ku dreqin e di se çfarë. Midis dhëndrit dhe aferave të Shkelzen Berishës etj.
Një PD që nuk do ta kuptojë se kauza do popull. Jo pordhët e NULIT nga Kukësi. Apo hilet e Ristanit nga rakitë e mejhaneve.
Një PD që nuk lindi dot një brez të ri, i cili ta zbythte kastën, tashmë të dalë boje. Të këtyre figurave me kollare, faqe bardha. Dhe plot xhel teknokratësh. Që u kanë zënë rrugën progresit social. Progresit politik që aq të domosdoshëm e ka demokracia.
Këtyre të paturpëve kryetarë partish të vogla. Që si shushunja, falë manipulimeve elektorale nga formulat e sistemit zgjedhor.
I rrinë trupit të demokratëve, demokracisë. Vendit…, shushunja. Vetëm si shushunja.
Dhe paturpësisht flasin për demokraci. Ideale. Për botën, kulturën etj.
Që nuk pranojnë se çfarë është sfida. Që e kanë vrarë një herë e përgjithmonë komunikimin normal. Që tashmë pretendojnë akoma tek demokracia.
Dhe demokrati ka mbetur vetëm me teserën. Me dy gishta.
Nuk e beson më populli.
Ka mbetur i shushatur si gjithë shoqëria. Aq sa ka frikë të flasi. Apo të shtrojë një ide ndryshe. I matufepsur nga rubrika e qytetarit dixhital që denoncon.
Megjithese ka kaluar 27 vite demokraci (sa shumë e kemi përsëritur) nuk ka një të dënuar për shkelje ligji. Një të vetëm…, politikbërisit. Ligjëvënësit etj. Por vetëm varfanjak nga periferitë e rrethinave për dritat e papaguara.
E pra, demokracia është praktikë ligjore. Veprimi dhe ndëshkimi.
Jo denoncim.
Nga ana tjetër më vjen turp. Që një vend i tërë, në gjithë këto vite.
Nuk nxorri dy burra shteti që dinë të flasin. Që dinë të dorëhiqen. Të afrojnë zgjedhje të reja. Të thonë më fal.
Më vjen turp që shoh qeveritarë të mbytur nga dhjami. Korrupsioni.
Dhe njerëz që diskutojnë fundin e muajit. Bukën e gojës.
Shqiptarë…. kurrë më shumë se sot. Nuk e keni rastin të ngriheni. T’ia bëni në kokë. Së pari asaj ngrehine aty. Që quhet qeveriu. Pastaj asaj çadre që jo e lirësë nuk është. Por e hajnisë. E shushunjave që nuk u ngopën me gjakun tuaj.
Fix fare, mut jane te tere. ILIR METÀ vazhdo te fitoj bindshem per te qene KRYETARE i LSI Po Rama nuk ben zgjedhje pa kto te PD jane hale fare.
Vetem GJINUSHI ME PASKAL MILON kane dhene doreheqje ?
Fytyra e vertete e atyre qe kane mbetur ne partine demokratike ose i shkojne mbapa nje personi te tille qe duhej te ishte ne burg me kohe lulezim Bashes.
Po me kete lloj kryetari don te vije pd ja ne pushtet ? ky as per te ruajtur lopet nuk duhet. Ky qenka kriminel komplet. Une nuk e di nese ky Lulezim basha e ka mbaruar shkollen por me keto fyerje dhe fjalime dhune te kujton diktatorin ky qenka dhe kriminel por qe llogjika te con qe njerezit e dhuneshem jane te pa arsimuar dhe mendjelehte dhe duhen larguar nga skena politique pasi jane rrezik jo vetem per shtetin dhe qytetaret por dhe per civilizimin boteror.
Kyn Lulezim Basha ky relike qe ka vjedhur e shperdorur detyrat dhe fondet publike te rruges durres kukes, abuzuar bashke me tere farefisin e tij dhe te bashkeshortes se tij(babai gruas se bashes ish punonjes i Kompanise VEFA) don te mbaje ne kembe institucionet e kapura nga pd ja dhe te korruptuara te drejtesise. I sigurte per humbjen e zgjedhjeve me 18 qershor ketij nuk i ka mbetur vetem se te nxise dhuen. SIPAS KODIT PENAL AI RREZIKON 10 VJET BURG PER PERHAPJE DHE NXITJE TE DHUNES. FYERJE PUBLIKE DHE KERCENIMIN TE INSTITUCIONEVE DHE ZYRTAREVE TE ZGJEDHUR ME ZGJEDHJE DHE RRUGE DEMOKRATIKE.
Policia te pergadite dosjen hetimore dhe te procedoje ne arrestimin e ketij qe vetem intelektual dhe politikan ose lider nuk duhet dhe as mund te jete.
Ilir Levonja, çfare je gazetare apo si une? Ta theme kete se ben nje gabim shum shume te madh ne shkrimin tend dhe po ta theme e nuk je i vetmi: Ne shoqerine njerezore asnjehere nuk barazohen dy njerez se nuk eshte ekuacion matematik qe 1+1=2. Le me te barazosh ne poltike dy parti apo qeverine me opositen. Kjo eshte absurde ashtu si vete mendja e atyre qe kerkojne ti barazojne. Ne keto kushte, ti barazosh do te thuash qe kane faj te dy dhe s’ka faj asnjeri, se per ti denuar nuk i denon dot apo mire qeverine e denon se nuk e voton me, po opziten si e denon duke e votuar qe te te qeverise?! Kaq te hallakatur jeni bere ju gazetare apo çfare jeni sa nuk dini te ndani te kalburat nga te pakalburat akoma? Pse shkruani kot duke shpalosur o injorancen o ate qe jeni ne te vertete; njerez pa bindje, pa karakter, pa moral,…duke i sherbyer dikujt tjeter se dhe vetes nuk i sherbeni per detyren qe merrni persiper.
autori eshte ne SHBA dhe ska ndonje interes politik..eshte nga ata studente dhjetori dhe anetar i PD ne 91′ jo si zotrote qe del proteston per familjen Berisha
Nuk mund te vleresoi kush , me sakte se “demokracia e perveluar ” . Po u jep nje mesim te mire neutraleve , qe I barazojne te tere , apo , qe keshillojne mos delni ne votime , se te tere jane nje lloj . Dy gjera identike nuk ka . Kjo eshte matematike . Gazetare , qe nuk kane idene e fizikes dhe matematikes , nuk kane pse marrin mundiin te shkruajne . Nuk I duhen askujt . Zgalem
Ne kohen e atij merhumit,me shume i kerkohej llogari atij qe bente nje pune se sa atij qe jo vetem nuk bente pune,por te prishte pune.Per kete te dytin thoshin,lere c’merresh me te ai kaq di e kaq ben dhe bamp atij te shretit qe dersinte e punonte.Keshtu dhe me keta gazetaret tane te “shquar”,shkruajne m edy kuptime per te qene brenda.Sahajne me shujme kete qeveri qe ka bere shum e pune te mira,por qe ka dhe mos realizime te premtimeve dhe hedhin edhe ndonje fjale per ata qe shkateruan e nuk ndertuan,vrane e nuk dhane llogari,vodhen dhe nuk i denoj njeri.E dini pse ebejne kete?Kete e bejne se kjo qeveri nuk i kercenon,nuk i burgos,nuk i detyron pronaret e medies te shkruar apo elektronike,per ti larguar nga puna.E neser ne se bije kjo qeveri dhe vjen nje prej opozites,dalin me “ballin lart” se ja ishim te detyruar te benim ndonje kritike dhe per ju,por sic e keni lexuar ne me shume shame qeverine…Ja kesi pisash gazetare kemi.Le te shahet qeveria me argumenta,kur e morri pushtetin,ne cfare gjendje qe ekonomija,rendi,shendesia ,arsimi,marredheniet me nderkombetaret,reformat e kryera dhe patjeter edhe mos realizimet.Por te vesh ne nje balance kete qeverisje me ate te hajdutit,vrasesit,kriminelit,mafiozit,shitesit te territorit Kombetar,Sali Berishes eshte te vesh duart ne koke…
O gazetare,lexoni more dhe komentet qe behen prej njerezve qe jane pjese e popullit,te cilet jetojne me hallet e tij,qe e njohin situaten me mire nga ju dhe merrni mundimin e beni verifikimet.Nuk eshte gazetari ajo qe behet nga zyra e PS-se tek ajo e PD-se,nga ajo e LSI-se tek ajo e Dules,nga Nard Noka tek Agron Duka e Fatmir Mediu…Ka material,per gazetat por qe i intereson dhe popullit,cfare te mira po sjell reforma administrative,per kete shkelni fshatrat le tu behenkepucet me balte,se lahen perseri,cfare rezultati po jep reforma ne aresim,efektet e mbylljes te universiteteve-firma piramidale,shites dipllomash,cila eshte performanca e policise te sotme krahasuar me ate te djeshmen e tje tje…
Po kujt ja them dhe une…Nje fjale e urte e popullit thote:PSic ka qene do te jete Selanik e tatepjete…
jam dakord me ty zoti shkrimtar, ta rrezojme Ramen me gjithe qeverine e tij, dhe ne vend te tije te zgjedhim Berishen ose mamane tende si krye…..
Mos cuni i Gavrosh Levonjes ky se dardha nen dardhe bie.
Që Qeveria e Ramës ka shumë “gjynahe”dhe nuk e ka justifikuar besimin e popullit, kjo nuk do diskutim. Por të barazosh këtë qeverisje me kriminelët, hajdutët, injorantët, llumin e llumit të halesë shqiptare, që është banda e skizofrenit shpellar halabak Sali Berishës dhe satelitëve të tij të së njëjtës kategori, kjo ose bëhet nga budallalëku, ose për qëllime të ulta e dinake…! Zgjidh e merr, i dashur Levonja…!
@demokracia e perveluar
Sikurse e tregon dhe emri yt, ne Shqiperine tone te dashur, jo vetem demokracine por dhe token e kane “perveluar” keta bandite qe ne i kemi zgjedhur me votat tona. Dhe pikerisht se ka shume si puna jote qe zgjedhin (gjoja) te keqen me te vogel, ndodhemi ketu ku jemi dhe mund te vazhdojme perjetesisht te ropatemi per te gjetur demokracine (anarkine). Ty ndoshta te pelqen keshtu, te pershtatet qe per momentin te votosh PS-ne ose LSI-ne, por ka shume te tjere, sikurse dhe Ilir Levonja qe nuk pajtohen me kete realitet. Madje, duke konstatuar qe bashkesia e njerezve te ngjashem me ty, qe eshte me aktive dhe ndoshta perben shumicen, voton gjithnje “te keqen me te vogel”, mafia e pushtetit riciklohet dhe nuk do te na shqitet nga pragu (i imi dhe i yti), perderisa te nderhyje nje force e jashtme per te na mesuar (ty ne vecanti) cfare eshte demokracia (ligji).