Rama i uron kryebashkiakut të djathtë ditëlindjen: E kemi  me  PD-në, por e kemi të punës

24 Shkurt 2017, 11:13Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar punën e kryebashkiakut të Selenicës, Përparim Shamataj, duke e cilësuar si një njeri puntor.

Përgjatë inspektimit të punimeve të projektit për rehabilitimin e lumit të Vlorës, Rama adresoi bëri disa batuta me kreun demokrat të Bashkisë së Selenicës.

Ai tha se mbi të gjitha, forca politike kryesore në këtë zonë, është Vlora.

“Edhe një gjë tjetër në fund fare.

Dua t’i uroj ditëlindjen kryetarit të Bashkisë së Selenicës.

E kemi me Partinë Demokratike, po e kemi të punës.

Apo s’je me Partinë Demokratike?

Nejse, Partia Demokratike e ka mbështetur në zgjedhje.

Ne këtu jemi, gati jemi.

Realisht, ia uroj me gjithë zemër ditëlindjen.

Se socialist e se demokrat, këtu në këtë zonë partia jonë është Vlora”, tha Rama.

2 komente në “Rama i uron kryebashkiakut të djathtë ditëlindjen: E kemi  me  PD-në, por e kemi të punës”

  1. labi says:

    Leberit do te ta japin voten kur ta mbarosh rrugen jo kur ta fillosh. Se e pane me lungomaren qe e nise e kurre se bitise. Ndaj fli i qete kete here se sja hedh dot leberve me dy lopata dhe per rrugen e lumit te Vlores.

  2. Ka te drejte ky kur thote qe nuk ka asnje vlonjat me emrin Durim. Por durimi i vlonjateve po i sos fundi….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje