E pritshme dhe aspak e habitshme ishte refuzimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili u zbyth pa një pa dy, jashtë nga protesta legjitime e banorëve të Zharrëzës, në derën e Ministrisë së Energjitikës.
Banorët e Zharrëzës të cilët marshojnë ditë-natë, pa muzikën tallava, pa pica për të ngrënë dhe pa birra për të pirë, e kanë një ide se çfarë kërkojnë dhe e kanë një qëllim për ta marrë atë. Në fytyrën e tyre nuk sheh as buzëqeshje, as ngërdheshje, as kërcitje gishtash për për të ndjekur ritmet e muzikës së ahengut të “krimit”… Banorët e Zharrëzës nuk i fton dot të luajnë letra se ta kthejn me shuplakë mbrapsht, ata s’kanë kohë të luajnë shah, as të dëgjojnë mashtrimet e tua.
Por kllouni i PD, që nuk ka as ide, e as qëllim për të protestuar vetëm se për t’i shpëtuar burgut, çuditërisht doli nga çadra e tij e “frikës” dhe me paftyrësinë më të madhe tentoi t’i rrëmbejë kauzën banorëve të ardhur prej së largu. Tentoi ti ndalte hapin, tentoi t’ia thante djersën e trupit, tentojë t’ia rrëmbente mundin, ai që deri dje i dërgoi në buzë të greminës, e më pas i vuri shkelmin, sot tentoi t’i kërkonte ndjesë dhe ta pranojnë si të tijin.
Kllouni i PD e di fare mirë se “Çadra e Zharrëzës” eklipson padyshim protestën e tij në “Çadrën e krimit”, “Çadrën e frikës” apo “Çadrën e zullumqarëve”, quajeni si të doni… ndaj i tmerruar vrapoi t’i kërkoi bashkim. Por banorët e çadrës “ngjitur” kërkojnë drejtësi për dëmet që u janë shkaktuar, kërkojnë drejtësi për padrejtësinë që u është bërë, kërkojnë drejtësi që të jetojnë njësojë si gjithë qytetarët e këtij vendi, me gjithë të mirat e të këqijat që ka… të lirë e me të drejta të barabarta. Kërkojnë drejtësi kundër padrejtësisë, që u është bërë nga partia e Kllounit të PD-ës, më saktë “firma” që i’u dha nga qeveria e liderit të tij shpirtëror Sali Berisha.
Banorët e Zharrëzës nuk kërkojnë ti fshihen drejtësisë siç kërkon kllouni i PD, të cilës i struket nga frika në çadrën e tij! Ata nuk i frikësohen drejtësisë, pasi nuk ndjehen të kërcënuar prej saj si lideri i opozitës. Çadra “ngjitur” është protestë e vërtetë dhe e drejtë qytetare, e cila duartrokitet nga të gjithë. E padyshim ndryshe nga “Çadra e Krimit”, unë kam bindjen se do të dëgjohen dhe nga ata që kanë në dorë t’i japin fund vuajtjeve të tyre.
Qytetarët e Zharrëzës marshuan ditë-natë për gati 120 kilometra rrugë, por kauza e tyre i bënë mos t’i dridhet zëri teksa zbythnin Kllounin e PD me britmat: Ik… Ik… Ik…! Por të tundin tokën ku shkeli, teksa i kërkuan: Drejtësi… për vete, për ne, për të gjithë!
Anri!I. Ishte inskenim ,momenti i dëbimit.
Bashistët i sollën hallexhinjtë për ti përforur.
Të shpresojmë se qeveria do tu a zgjidhë problemin.
Të shohim si do di shfrytëzojë PD.
Qendrojuni afër!Janë hallexhinjtë e vërtetë.!
Brao u qoft protestueseve te Zharrzes qe e debuan me turp Lul Bashkriminelin,qe kerkon te destabilizoi vendi pasi eshte kriminel.Vetingu po afrohet dhe Basha ka frik nga ai.Prandaj ai,Berisha dhe disa te tjere te pd-ke jane bere si qent e terbuar.
Perse nuk ka nje raport teknik per Marinzen??
Po perse nuk ka nje raport teknik nga AKBN apo nga Ministria se cfare ben realisht Bankersi dhe perse ndodh gjithe kjo katastrofe. Po ata specialiste qe paguhen nga taksat e popullit perse nuk kane paraqitur ende nje raport te qartesuar per fenomenin Marinza? Perse vazhdohet akoma me marrje masive te reres. Bankersi ka kontrate per te nxjerre nafte dhe jo rere.
Bankersi ne te gjithe puset e tij perdor shfrytesim intensiv me tempe te medha. Arsyeja se pervec naftes duket se u intereson edhe rera te cilen e nxjerrin ne siperfaqe me shumice. Ky veprim eshte jo vetem shkelje e rende teknologjike por mund te thuash veprim i vetedijshem kriminal me pasoja per te gjithe rajonin perreth. Natyrisht qe kontrata e nenshkruar nga pala shqiptare nuk ka vene terma ne lidhje me limitet e teknologjise se shfrytezimit dhe eshte bere me sy mbyllur. Nga kjo vuajme pasojat e sotme. Dikur VB Marinzes shfrytezohej me norma teknologjike mjaft te avancuara te cilat sot zbatohen ne USA Kanada e gjetke. Te tille ishin filtrat me zhavor, filtrat e kombinuar etj. Nga mos parandalimi i ardhjes se reres krijohen kaverna nentokesore gjigande e per pasoje ndodh shembja e (tavanit) pakos argjilore qe ndan shtresen naftembajtese nga ujrat e embel nentokesore (freatike) qe jane dhe burim per ujin e pijshem ne ate zone. Keto shembje jane edhe shkaku i lekundjeve ne Marinez. Marinza po perdoret si miniere e materialit te ngurte.
Si pasoje e shembjes se pakos izoluese te vb te naftes krijohet komunikim masiv i shtreses naftembajtese me shtresat siper te ujrave te fresket. Kjo ndotje ujrash kuptohet qe do te shtrihet me km te tera dhe ndofta pertej Marinzes e me larg. Ndotja zgjerohet ne te gjithe shtresen e ujit te pijshem per shume kilometra. Kjo eshte arsyeja qe nafta dhe gazi ndot cezmat e ujit te pijshem te Marinzes.
Bankersi operon shfrytezimin me sasira te medha nafte dhe rere bashke pa patur paisje nentokesore per kontrollin e ardhjes se reres.
Per mendimin tim nese ka impiante qe perpunojne reren ne Marinze apo e dergojne diku tjeter, atehere kemi te bejme me nje aktivitet qe nuk egziston ne kontrate por qe eshte i maskuar ne masat per pastrim mjedisi. Ndiqeni ku e cojne reren pasi e ndajne nga nafta (qe e heqin si mbeturine e demshme) dhe do te kuptohet perse ndodh e gjithe kjo katrahure.
Pavaresisht se qeveria nuk e ka anashkaluar si problem, ky ende nuk eshte zgjidhur, prandaj kjo eshte tamam proteste plotesish e motivuar dhe e justifikuar, me te cilen edhe solidarizohemi. Shpresojme qe dhe zgjidhja e kerkesave te protestuesve te jete optimale, nga kompania ne rastin me te mire, ne te kunder kete zgjidhje eshte e detyruar qeveria ta jape ne interes te Zharrezes .