“Shpojani gomat, thyeni dritare, atyre që ju shkelin të drejtat tuaja, ngrihuni e luftoni. Ngrini grushtin lart ndaj cdo pushtetari”. Nuk janë fjalë të thëna nga goja e Berishës dhe pse janë mendësia dhe filozofia e e tij fund e krye.
Sot kryetari ‘de jure’ i PD-së, Lulzim Basha, ka degjeneruar në shesh duke bërë thirrje për destabilitet. Një gjuhë e cila nuk befasoi askënd pasi të gjithë e dinin dhe e dinë se në PD nuk ka ndryshuar asgjë që pas humbjes së saj në 2013 dhe 2015. Sepse sa të jetë Sali Berisha gjallë, ajo parti është e destinuar të jetë nën thundrat e tij. Kukulla Basha (pavarsisht fytyrës fëminore që ka), mbart me vete të njëjtën psikologji dhune si e Berishës. Por, një gjë është e sigurtë, askush nuk e merr seriozisht.
Mbaj mend që në 2013 shpërtheu një humor i pazakontë kundrejt doktorit. Ishte si lojë ndaj tij, ku të gjithë e trajtonin si të shkarë. E trajtonin si lolo, se kishte frikë askush më pavarsisht horroreve që i kishte bërë populit në vitet e tij të stërgjata të pushtetit. E trajtonin si të shkurën e vendit pasi psikologjia e tij e dhunës ishte përfundimisht e papranueshme. Deklaratat e tij shiheshin si dëshmi e dështimit dhe marrjes fund të tij. U bë hore, u bë gaz i botës me deklarata e tij që ishin të natyrave të ndryshme populiste. Nuk e asocionte më askush si kryeministër por si një i pandehur që pas humbjes së pushtetit do përballet me drejtësinë. Kaq e kishte doktori. Që nga ajo ditë ai ka bërë e po bën çmos që të pengojë reformën në drejtësi.
Ndërsa në partinë e tij ai është akoma diktatori që fjalën e tij së bën dot njëri dysh. I pari ushtar është Basha i cili është kukulla që shitet në tregun politik si kryetari formal. Është qesharake, pasi u bënë 3 vjet që Berisha po përpiqet t’iu mbushë mendjen shqiptarëve se Basha është kryetar i PD-së. Askush se beson. Në partinë e tij as që e merr mundinim t’iu thotë se kush është kryetari.
Por, tragjikja e PD-së është se askush nuk i merr më seriozisht. Thirrjet për luftë të Bashës janë objekt humori më shumë se deklarata që merren seriozisht. Nuk merren si të tilla as nga anëtarët e PD, jo më nga populli i cili si në 2013-ën sot tallet me deklaratat e tij duke i trajtuar si dëshmi të dështimit të tij të radhës. Një gjë sot ai e bëri. Ju tha demokratëve se është edhe ai si Berisha. Këtë e bëri me zërin e tij por me fjalorin e Berishës, por që deklaratat e tij nuk ngjallin asnjë reagim tjetër veç përqeshjes popullore. Tregoi edhe njëherë se ai është e shkuara.
Ankthi i tij duroi 6 ditë, sot shpërtheu dhe se mbajti dot më mllefin ndaj qytetarëve që kanë 6 ditë që tallen me të duke mos i dhënë mbështetje e përkundrazi, duke u tallur me çadrën qesharake të dominove, shahut, alkolit e picave.
Fjalët e dhunshme të Bashës sot nuk ishin ndaj qeverisë, ishin një shpërthim nga mungesa e mbështetjes ndaj tij dhe kauzës së tij personale për tu bërë kryeministër në tavolinë. Aq qesharake ka qenë kërkesa e tij këtë radhë (pa kauzë) saqë mospërfillja ndaj tij ka kaluar caqet duke e bërë atë të shpërfytyrohej në atë mënyrë e kërcënuar me atë gjuhë. Dhe pas gjithë kësaj, opinioni publik qeshi me të, siç qeshi dhe ndaj Berishës në 2013.
Kjo lloj politike e së shkuarës, e cila kthen në para 2013 është një mendësi të cilës populli i dha përgjigje në 2013. Basha po tenton që me të njëjtën formulë të nxjerrë përfundim të ndryshëm. Një gafë që e ka bërë atë edhe më qesharak se Berishën në 2013.
Sot Basha me deklaratat e tij i ka bërë zemrën mal doktorit (i cili në 2013 rrinte me antiplumb sepse i kishin mbushur mendjen se askush nuk mund ta mundtte në zgjedhje), i cili me nostalgji ka kujtuar kohët e tij kur thyente xhama e hynte me tang në kryeministri, ndërkohë që nuk vritej asnjë person. Por aksidentalisht Basha me ato deklarata i ka rikujtuar popullit se mendësia e tyre është dhuna. Nga 1997, 1998, Gërdec, 21 janar, rrahjet e miltantëve në Durrës e Kavajë para pak javësh, janë treguesit se si filozofia e PD është dhuna. Por që fatmirësisht që nga qershori i 2013 askush nuk e qas më, përkundrazi, i trajtojnë si qesharakë.
Iku nga trute hajvani, se mbajne me nervat vajti ne hale te gomereve. Kjo parti ne zgjedhjet e ardheshme do tkurret dhe donshkoje dreht zhdukjes. Por kriminell sali dhe ky njeriu qe qesh shkojne drejt burgut 13 aty ku duhet te Kishin vajtur me kohe.
BASHA,ka shkarë!
Mendoj që populli s’do tja falë katraurën që kërkon të shkaktojë,per të mbrojtur vehten.
PAsi ndoqa me vemendje takimin e Lulit me Blendi Fejziun,u binda qe Luli ka probleme mendore….mjere ata qe I shkojne pas….
Etja per pushtet,pamundesia ta kapish pushtetin,etja per populizem,pamundesia per tu bere populist,urrejtja partiake,zilia kur kundreshtari eshte me i forte,deshira te kesh nje ze te fuqishem,pamundesia per te arritur notat e duhura dhe hollimi i zerit,kur duhet te gjemonte …..e ben njeriun qesharak…deri sa arrine qe te mbledh rreth vetes gjithfare trushkulur dhe krijon nje zhurme qe nuk emoncionon askend….Situata aktuale e Lulit eshte per te qare hallin…Deshi te bente dicka tronditese,historike,pa bere as matematiken e klases se katert fillore! Ishte mesuar qe i vinin postet ne tepsi,mjoftonte te qeshte…Por kete here deshi ta merrte postin me forcat e veta.Enderroi te bente qeveri ,sic enderroi Dino Cico te bente nje aeroplan…dhe dihet fundi kur nuk ben kalkulime me lapsin e politikanit…!
LAJM LULZIME BASHA ka ngel me barre dhe po kerkon qe ta deshtoje por aborti eshte i ndaluar ne vendin tone nuk e di por them qe kete rralle do ta kete keq LULZIMJA
Kjo Bande kriminale eshte fatkeqesia me e madhe kombetare ne me se 25 vjete ne kete vend , nje bande qelbanikesh , te pa skrupujsh , intrigante , percares , konfliktualesh ,vrastare , kuaresh anti shtet e anti shqiptare . zgedhjet e 18 qershorit do sjellin nje çlirim te dyte e te vertete per gjithe shqiptaret e Shqiperine , Kjo bande me ne krye krye banditin Berishe do mare pergjigjjen dhe denimin e merituar perfundimisht , eshte apsurde ,idjote te konceptosh se zhvillimi , perparimi , integrimi perendimor o mundete te vinte nga Shpellat e Shpellaret , nga bota e eresires dhe e krimit e ngujimit kafsheror .?!
Shqiptaret kane shume halle,kane dhe do te kene pakenaqsi me qeverite,ka papunesi,ka varferi,u eshte prishur raporti i te ardhurave nga emigracioni,qe per hir te vertetes ishte nje investim i familjeve shqiptare qysh ne fillim te viteve 90~te,te cilet me sakrifice sublime punuan dhe ndimuan familjet e tyre ne Shqiperi,investuan ne drejtime te ndryshme dhe mbajten nje raport te mire ekonomik,i cili ka disa vite,ku si rezultat i krizave ekonomike ne vendet ku ndodhet numuri me i madh i emigranteve tane,si ne Greqi dhe Itali, ka influencuar negativisht dhe ne te ardhurat e familjeve shqiptare.Po kjo preiudhe 26 ~te vjecare pasuroi nje grup kriminelesh me pushtet dhe pa pushtet,te cilet ju imponuan popullit dhe u pasuruan ne kurriz te tij duke vjedhur pasurite publike dhe qe sot nuk dine se sa dhe ku i kane ato,prandaj nxjerrin tyrli lloj pretendimesh dhe alibish,vetem e vete qe te pengojne reformen ne drejtesi,me te vetmin qellim qe te mos te hetohen per krimet e bera dhe te mos ju preket prona e vjedhur dhe leket e krimit.Po me cshikohet laku po ngushtohet dhe cdo lloj thirrje per mos bindje civile eshte sa qesharake aq dhe kriminale,prandaj aleatet tane ti mbrojne dhe cojne deri ne reformat e nisura,sidomos reformen ne drejtesi.