Gjergj Bojaxhi: Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet

26 Shkurt 2017, 14:02Blog TEMA

Nga Gjergj Bojaxhi
Anëtar i Forumit të Trashëgimisë Kulturore

Nëse kthehemi pas në histori rezulton se Durrësi ka qenë koloni helene e më pas romake, andaj i gjithë qyteti është ndërtuar sipas një ndërthurjeje të veçantë arkitekturore. Ndërthurja e këtij lloji qyteti antik me atë të ri përbën një rast unik dhe duhet të shihet si oportunitet dhe jo barrë. Si rrallë herë në qytetet historike, në Durrës ndodh ndërthurja e dy epokave të hershme të ndryshme, dy stileve arkitekturore dhe dy qytetërimeve, për të cilat duhet të synohet vazhdimësia.

Përballë një trashëgimie të tillë, të cilën shumë qytete në botë do ta lakmonin, institucionet tona guxojnë të rrezikojnë ekzistencën e saj. Trashëgimia kulturore është pasuri kombëtare dhe  ligjërisht, duhet të ruhet e mirëmbahet nën kujdesin e Ministrisë së Kulturës. Kjo ministri duhet të udhëheqë dhe vendosë strategjitë e zhvillimit të trashëgimisë arkeologjike në harmoni me zhvillimin urban, konkretisht edhe për qytetin e Durrësit. Ironikisht Bashkia Durrës, pavarësisht protestave të mëparshme nga Forumi Trashëgimisë Kulturore ka ndërmarrë ndërtimin e projektit “Veliera”, i cili thellon edhe më tej shkatërrimin e rrënojave të qytetit të antik. Si rasti më i fundit I çmendurisë së shkatërrimit të trashëgimisë mijëra vjeçare, është shkelja flagrante e një sërë ligjesh, rregullash dhe praktikash profesionale.

Së pari, Ministria e Kulturës duhet të kishte ndërtuar një plan kulturor kombëtar për strategjinë e zhvillimit të trashëgimisë arkeologjike duke përfshirë Durrësin, në harmoni me zhvillimin urban aktual që presupozon konsultën me Bashkinë. Strategjia duhet të përcaktonte qartë se cilat pjesë historike duhet të ruhen dhe nxirren në pah për të krijuar panoramën e qytetit antik dhe se cilat pjesë do të mund të integrohen në një zhvillim modern, pasi te jete bërë gërmimi dhe studimi i tyre. Pikërisht, një strategji e tillë mungon qëllimisht, duke lejuar që çdo gjetje antike që zbulohej gjatë ndërtimeve moderne, e që “bezdiste” ndërtuesit, të rrëshkiste në labirinthin dhe korrupsionin institucional, për ta shkatërruar apo mbuluar me beton. Mungesa e këtyre planeve strategjike mbrojtëse nuk është neglizhim, por strategji për të lejuar këto praktika korruptive.

Maksimumi i “strategjisë” ndër vite ka qenë zonifikimit arkeologjik, i cunguar dhe ky, me vendim të Këshillit të Ministrave, pra zona A dhe zona B, e cila përcakton rregullat e ndërtimeve moderne dhe karakterin e tyre. Por, rasti i Durrësit bën përjashtim me favoret e bëra për klientët e mirë të politikës duke lënë jashte zonës A hapësirat që përfshinin edhe  ‘Lulishten 1 Maji”, e cila pak pas këtij vendimi u përball me një nga masakrat më të madheja që i është bërë Durrësit antik.

Megjithëse zyrtarisht Instituti Arkeologjisë ka propozuar rishikimin e zonifikimeve arkeologjike, përfshirë edhe Durrësin nuk ka as strategji dhe as kufinj të rinj të zonës arkeologjike. Propozimi është prezantuar publikisht në njërën prej mbledhjeve të KKA-së, në pranverën e vitit 2015. Ministria propozimit të arkeologeve për të marrë nje vendim i është përgjigjur me një proces, pasi vetëm kur ka interes për të prishur kolohet direkt në vendime ndërsa për të ruajtur duhet patjetër të futemi në procese pa fund.  Procesi i Ministrisë së Kulturës për një takim ndërinstitucional, nuk ka marrë kurrë një përgjigje të qartë nga Bashkia e Durrësit, edhe pse kanë kaluar 2 vite. Fatkeqësisht duket qartë se politikat e administrimit të trashëgimisë kulturore, të paktën për sa i takon Durrësit, i projekton dhe menaxhon Kryetari i Bashkisë dhe jo Ministria e Kulturës. Normal, kryetari bashkise mbledh vota ndërsa ministrinë e kemi thjesht për fasadë që të genjejmë veten dhe dynjanë që ne jemi shtet modern.

Së dyti, në zonat e mbrojtura në çdo vepër ndërtimore para fillimit të punimeve, duhet patjetër të kryhen sondazhet arkeologjike që i bën ASHA -Agjensia e Shpëtimit Arkeologjik apo të kontraktohet një tjetër kompani ose institucion me të drejta gërmimi arkeologjik. Pas realizimit të sondazheve, duhet të ishte mblidhur KKA dhe të vendoste në funksion të asaj që është gjendur, sesi do të proçedohet në vazhdim. Fatkeqësisht rastin e Velierës këto procedura mbeten hipotetike, pasi këto sondazhe nuk u bënë, por u futën pilotat e betonit direkt në një zonë të arkeologjike të kategorisë A në shkelje të qartë të ligjit.  Sic duket ligji është kamzhik për qytetarin por jo pë rata që zgjidhen nga qytetarët për te administruar interesin e përbashket.

Së treti, ky rast përbën shkelje edhe nga ASHA. Ky organ është njëherazi edhe Sekretari Teknike e KKA-së dhe trajton rregullsinë e dokumentacionit, si dhe merr taksën e investimit. Pra, ASHA duhej të merrte masë pezullimi dhe masë administrative ndaj Bashkisë. Nuk duhej të lejonte kalimin në etapën tjeter, pra në parashtrimin e dosjes se Projektit te Bashkisë para komisionit të KKA, për trajtim, pasi:

– Veliera është në shkelje e ligjit që ndalon ndërtime në Zonën A.

– Veliera është në shkelje të ligjit që ndalon çdo ndërtim edhe në Zonën B, pa kryer sondazhet.

Gjithashtu, në lidhje me mbitokën dhe torrën veneciane, është shkelur neni 32 të ligjit 9048, datë 07.04.2003 « Për trashëgiminë kulturore » i ndryshuar i cili thotë (citoj) : “1. Për monumentet e kulturës përcaktohet një sipërfaqe toke ose trualli përreth, si zonë mbrojtëse, në përputhje me vlerat e tyre arkitektonike, me përshtatshmërinë e tyre urbanistiko-estetike, me rrethinën dhe me rrethanat ekologjike. 2. Përmasat e zonës mbrojtëse përcaktohen nga organi që shpall monumentin, sipas studimit të bërë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.” Nuk e dimë nëse Veliera mund të ndërtohet aq pranë ndërkohë institucioni i monumenteve të kulturës që duhet te ishte shprehur thjesht hesht.

Në përfundim, përpos shkeljes së Bashkisë së Durrësit u shtuan shkeljet nga institucionet e tjera, ku jo të gjitha u përmendën, të cilat janë krijuar dhe paguhen për të shmangur katastrofa të tilla.

Durrësi antik fatkeqësisht rrezikon te fshihet jo për te ndërtuar nje model të ri të së ardhmes, vizioni i së cilës të paktën duhet të përpiqej të na bashkonte, por per të kënaqur disa interesa ordinere private dhe afatet politike të fushatës së ardhëshme.  Për kaq pak po shkatërrojme kaq shumë.  Në vend që të debatojmë vizionin e të ardhmes tonë jemi të detyruar të numërojmë shkeljet ligjore për tendera betoni.

Mungesa e arkeologëve aktivë të fushës në këtë debat publik tregon qartazi se kemi të bëjmë jo thjesht me një arrogancë pushteti që as nuk denjon të respektojë ligjet që i ka bërë vetë por edhe me presion mbi profesionistët e fushës të mos flasin publikisht.  Këtë artikull po e bëj jo vetëm për qytetarët por edhe për disa nga ata profesionistë të fushës që nuk e kanë mundësinë të ngrënë zërin me shpresën që sado pak të kem shprehur disa nga ato pak cështje që ata vetë do të donin ti shprehnin publikisht.

 

9 komente në “Gjergj Bojaxhi: Veliera shkel të ardhmen, lashtësinë dhe ligjet”

  1. Shoku " Shpati " says:

    Nuk po varroset e shkuara vetem ne Durres . Edhe ne Vlore para disa vitesh gjat germimeve per katllavanin e nje pallati u zbulua muri i kanalit qe lidhej me detin 700-800 vjecar . Dhe cfar u be ? U ngrit pallati dhe u varros kultura qindravjecare shqiptare . Rroft rryshfeti poshte kultura !

  2. beni says:

    O Gjergj!
    Quget Ed Betoni ne Tirane , jonEd Rama..
    Edhe ne Durres ate emer ti japin…

  3. IMK says:

    Te gjitha sa shkruan Gj. Bojaxhi jane mese te verteta dhe te argumentuara. Masakra arkeologjike ne Shqiperi do te vazhdoje sa kohe qe Institucionet ligj-zbatuese ne fushen e trashegimise do te mbushen me militante dhe specialiste te diplomave apo titujve falso. IMK-ja, IA-ja dhe ASHA duhet te depozitojne padi penale kunder Bashkise Durres, per masakren arkeologjike ne zonen A dhe shkelje flagrante te ligjit dhe rregulloreve per trashegimine kulturore.

  4. deti says:

    bojaxhi leri llafet ku e ke tecin e vlores miliona dollar te humbura duhet te japesh llogari mor rrugac.

  5. ee says:

    Kulture leshi! Shqiptaret kane qene gjithmone cobene, the ato germalla tregojne varferine shpirterore dhe artistike te popullit ne krahasim me fqinjet. Modernizimi na duhet jo karlliqet e shkuara!

  6. Kiço says:

    BOJAXHI!!!
    Kërko ndjesë pë gjerat që bëre dhe s’bëre,
    pastaj dil e fol e ne do të dëgjojmë.!
    Voto VETINGUN, mbështet hapur VETONGUN dhe ne do të dëgjojmë.!
    Pë llogje Kavaje,s’kemi nevojë.!

  7. Jimi says:

    Edhe ty te kemi met ne more llustraxhi!?
    Ti idi dhe i ben te tera artist, sportist, alpinist, historian, politikan, xhepist i KESH! Virgjeresh e koheve moderne.

  8. Gjergj Thanasi says:

    Gjergj Bojaxhiu eshte thjesht nje mashtrues, hipokrit dhe batakci i te njejtit nivel e i te njejtit kallep si Erionka Veliaj mjaftisto-nentedhejtenentesh-rilindas-hajdut! Pse:
    Se pari:
    Per te mashtruar opinionin publik paraqitet si luftetar-veprimtar i shoqerise civile.Faktikisht ai eshte kryetar i nje partie politike te qujatur “Sfida per Shqiperine”. Parti kjo e shpallur zyrtarisht nga ky bojaxhiu i shoqerise civile ne 18 tetor 2016. Sipas kriterit Bojaxhiu vete Sali Berisha i perket shoqeirse civile, sepse tashme Sala zyrtarisht nuk eshte kryetar i PD-se,pra si anetar i Urdheritte Mjekut fare mire mund te veshe “brekushet” e shoqerise civile si ky Bojaxhiu yne. Posti i kryebashkiakut te kryeqytetit eshte nje nje post politik nder me te rendesishmeit ne vend. Ky Bojaxhiu yne edhe per kete post safi politikna kandidoi si me demek”shoqeri civile. Shkurt pazari mashtrues, hipokrit dhe batakci.
    Se dyti
    Ketij njeriu qe i dhimbset kaq shume arkeologjia durrsake nuk iu dhimbs fare Vlora (mjedisi dhe arkeologjia e saj). Ai per shkak te posteve, qe ka mbajtur ne qeverine Berisha ka kontribut direkt per TEC-in e Vlores, qe edhe sot gelltit para te taksapaguesve shqiptare dhe nuk kapaguar asnje KW energji elektrike. Ky njeri nepermjet shushunjes italiane Guido Ottolenghi (famekekeqja Petrolifera) ka fituar miliona USD, me se paku mund te thuhet ne menyre te dyshimte, gjithsesi apriori po i quaj para te pastra keto te fituarat nga Bojaxhiu yne nepermjet Petrolifera-s. Pra nje biznes ndotes ne Gjirin e VLores i sherben Bojaxhiut per te fituar para pa hesap, ndersa ky zoteri na ve kujen per arkeologjine dhe mjedisin e DUrresit! Me se paku ketu kemi standard te dyfishte dhe hipokrizi.
    Se treti
    Vangjush Dako me origjine permetar eshte lundur dhe rritur ne DUrres. Familja e tij perfshire edhe vellain e edhe motren etij jetojne ne DUrres. Te afermit e Dakos jane varrosur ne Durres,ndersa Bojaxhiu ye vjen si turist nga Tirana per tu dhene durrsakeve leksione se si ta dashurojne trashegimine e qytetit te tyre, qe po ua shkaterron kryebashkiaku durrsak, qe nuk eshte turist ne Durres por eshte banor i Durresit familjarisht me baba, vella e moter, 2 femijet e vet, me nip e me mbese.
    Se treti:
    Jazek u qofte shqiptareve, qe kane rene aq poshte sa te durojne leksione hipokrite per mbrojtje te trashegimise kulturore e vlerave arkeologjike ilire-arberore e shqiptare nga nje nip Serbie si Bojaxhiu yne. U kujtoj te majteve qe cahen duke thene per Shkelzenin (Berishen) se eshte nip Serbie, ndersa nuk nxjerrin nje fjale per “pjesetarin” e shoqerise civile njekohesisht kryetar partie politke, qe eshte edhe nip Serbie. Te djathtet i permendin Edi Rames kusheriren Milene, qe e beri ministre ne Kabinetin Rama, duke i kujtuar se Milena eshte mbese Serbie (bashkeshortja e Dr. Kolekes gjyshja e Milenes eshte serbe etnike), ndersa per Bojaxhiun nip Serbije nuk thone nje fjale vetem se na godiska Gjushin prej Betoni!!!
    Se Katerti
    Une si shqiptar etnik qe jam, midis Gjushit prej betoni shqiptar den baba den nga nena dhe babai dhe ketij bojaxhiut nip Serbie, do te zgjidhaj Gjushin, ndonese jam kundra krahut politik, te cilit i perket Gjushi shqiptar versuss Bojaxhiut nip Serbie.
    Se Pesti
    Publikisht e pyes Bojaxhiun protektor vlerash arkeologjike,nga kjo mbrojtje e zjarrte e vlerave arkeologjike te Durrsit dhe nga kjolufte a =e ashper kundra Gjushit prej betoni a ka pasur ndonje shtese te konsiderueshme ne llogarite bankare te ndonjeres prej komanive te Bojaxhiut tone, kompani te inkorporuara ne parajssa fiskale si fjala vjen ne Tortola Islands?!
    Z. Mero ju lutem mose censuroni shkrimin tim, sepse ka ardhur koha, qe shqiptaret keta nipat e mbesat e Serbise t’i shohin pakez me dyshim. Mero ne AMerike ka fituar Trump-i keshtu qe po u vjen fundi dhe perrallava te helmatosura me shoqerira te hapura dhe per gjoja qenien demode dhe anakronizem te kombit, patriotizmit dhe madje nacionalizmit. Mero igjali me te gjallin i vdekuri me te vdekurin thote Ungjilli im. Presidenti banane ngrenes tashme eshte pensionist. Ne Shtepine e Bardhe ka hyre nje “qeraxhi” i ri z. Mero, keshtu qe mos ma censuro komentin per kete Bojaxhiun nip te Serbise dhe “jaran” te Shqiperise

  9. Kris says:

    Nuk ka kulture shqiptare! Shqiptaret s’kane patur kurre shtet! Ndertimet jane te pushtuesve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje