Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një leksion të hapur me studentët e universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.
Rama ka deklaruar se reforma në arsim ka rezultuar mjaft e suksesshme dhe ka dhënë frytet e saj që vitin e parë që ka hyrë në fuqi.
Ai ka thënë se tashmë ka rënë “miti” i parasë, mikut dhe rryshfetit në arsim.
Kryeministri gjithashtu ka folur edhe për sistemin gjyqësor duke e konsideruar si të inkriminuar.
“Pushtetin në drejtësi e kanë kriminelët. Sepse gjyqtarët mbrojnë kriminelët. Një përdhunues që merr duartrokitjet e njerëzve që shkojnë atje për ta nxjerrë të lirë, një grabitës që gjykatësi thotë se s’ka prova, apo një vrasës që ende i lirë. Gjyqtarët janë bërë palë me krimin”, tha Rama.
O Spiro po ti mer Dak c’ben ketu.Ti nuk je ne universitet.Pyetjet gati qe ne Tr.Hajde teater hajde.Teater kukllash.
Kur Prenga vret ne mes te dites dhe komisariatit dhe shkon voton, qe Ahmetaj te behet Minister Financash. Ky i fundit pastaj i detyrohet moralisht malavites dhe shkon i rreh shpatullat tjetrit para kamerave. Ne cilen Republike te botes kane ndodhur keto? Kjo republike qe kemi eshte e paprecedente. Rama nuk ngjan fare me Paolo Borsellinon apo Falcone-n, se i ka shume larg fjalet nga veprat.