Lulzim Basha: Rama e do të gjithë drogën për vete. Mos shikoni më televizor, por rrini vetëm në Facebook

28 Shkurt 2017, 18:47Politika TEMA

Lulzim Basha vazhdon të mbajë fjalime në çadrën e protestës së PD-së.

Ai ka thënë se nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme me Ramën.

Kjo, pasi sipas Bashës, Rama i do për vete të gjitha.

Duke mos ditur se çfarë thoshte, Basha ka thënë se Rama e do gjithë drogën për vete, pa iu lënë edhe atyre ndonjë ngastër, siç ishte Lazarati.

Më tej Basha ka kërkuar nga shqiptarët që të mos shohin televizor, pasi sipas tij, ato gënjejnë.

Basha ka kërkuar nga qytetarët, që të qendrojnë vetëm në Facebook dhe të lexojnë çfarë shkruhet aty.

Sipas Bashës, Facebooku është media e “Republikës së re”.

Basha ka sulmuar kështu mediat, kur vetëm pak më parë, Agron Gjekmarkaj, që ishte në çadrën e PD-së për të mbajtur një fjalim, kërkoi nga ai që të jetë i kujdesshëm me mediat.

Në këtë gjendje që ne jemi, jetojmë në një terren gënjeshtër.

Vetë liria është pseudoliri.

Nuk jetohet në këtë terren.

Është e domosdoshme që këtu të lindë diçka e re.

Z.Basha e ka quajtur “Republika e Re”.

Une kam nje kerkese per zotin Basha.

Nuk duhet të kërkoje që media të jetë palë me ju nëse nje dite ju jeni kryeministër.

Ju e dini se si i ka quajtur Rama mediat në vend. I ka quajtur pleh, kazan i ka gjuajtur me baltë.

Njerëzit që janë këtu po tregojnë emancipim. Ju këtu rrëfeni Shqipërinë tuaj. Përballë entuziazmit tuaj fjalët e mia janë të tepërta’, tha Gjekmarkaj.

5 komente në “Lulzim Basha: Rama e do të gjithë drogën për vete. Mos shikoni më televizor, por rrini vetëm në Facebook”

  1. pachs says:

    Me televizionin ka plotesisht te drejte.
    Und kam dyshuar gjithmone qe po na mashtrojne.
    Shikoni kanalet per femije dhe do bindeni te gjithe.
    Vetem aty kafshet mund te flasin.
    Basha eshte i pari qe e demaskoi.
    Bravo

  2. Endri says:

    Hjekmarku eshte nje RRK qe se ka shokun. Turp per ate Sokol Ballen qe fton ne TV injorant te tille. Per mua cfar duken me fytyre apo emer Maloku duhet te mos shifen as ne pasqyre

  3. sabahaet says:

    ik o zoteri ne hollande dhe lexo ndonje gje, se po qendrove ketu do te traposesh edhe ti

  4. Treviso says:

    Kush eshte ai shqiptare qedon republike te re e drejtuar nga kriminele, hajdute dhe mafjoze si Berisha, Basha me kompanine e tyre. Do ta mbeshtetesha kriminelin, hajdutin, spiunin,tradhetarin Basha po sikur te mos kishte qene 8 vjet ne qeverine e kryekriminelit. Do ta kisha mbeshtetur posikur te mos u zbulonte si agjent i sigurimit serb. Basha eshte me pleh se Berisha. Basha eshte armiku jo vetem i popullit shqiptare, por dhe i Partise Demokratike. Shoket e tije te partise tani po binden se kush eshte Basha, tani qe kryekrimineli doli bllof kunder vetingut. Deri dje ai ufshihte pas kryekriminelit. Nuk ishte as mish as peshk. Ai me veprimet e tije po vente ne loje SHBA-ne dhe BE-ne me busqeshjen e presidentit te Korese se Veriut. Simpatizantet e PD tani ta njohin mire Bashen, se deri dje i ka mashtruar duke i ofruar poste te majme kur te behet kryeminister. O pika qe sju bie. Basha kryeminister?!!!!

  5. grag says:

    Une besoj se zoti Basha mund te arrij nje objektiv!
    Te krijoj nje lidership(qeveri) teknike brenda PD!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje