Pas deklaratës së Ambasadës amerikane ku përshëndetej vendimi i largimit të ish-deputetit Armando Prenga, ka ardhur edhe reagimi i OSBE-së.
OSBE shprehet se të inkriminuarit, institucionet dhe qytetarët duhet të jenë vigjilentë.
Më herët edhe Ambasada amerikane në Tiranë foli lidhur me dorëzimin e mandatit nga Armando Prenga.
“Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s, i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së. Inkurajojmë qytetarët shqiptarë dhe institucionet shqiptare të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit”, lexohet në deklaratën e Ambasadës Amerikane.