A po bën fushatë elektorale, nga çadra e protestës Lulzim Basha?

28 Shkurt 2017, 11:41Politika TEMA

Lulzim Basha duket se çadrën e ngritur në mes të Tiranës, e ka për fushatë elektorale.

Edhe pse e nisi si një protest për zgjedhje të lira, ai çdo ditë fton në çadër grupe të ndryshme interesi, ku u bën premtime të ndryshme.

Sot p.sh kishte ftuar disa pensioniste dhe u tha se dua ua rrisë pensionin me 40%, kur të vijë në pushtet.

Basha tha se nuk do të ketë pension nën 250 mijë lekë.

“Paratë e taksave të shqiptarëve i gllabërojnë një grusht oligarkësh të lidhur me kryeministrin.

Por në republikën e re që po vjen, tenderat dhe koncesionet korruptive do të anulohen.

Unë ju zotohem se këto para do t’ua nxjerrim nga xhepat e fryrë dhe do t’i kthejmë në rroga dhe pensione më të mira dhe arsim më cilësor.

Vetëm brenda katër viteve të ardhshme, pensionet e shqiptarëve do të rriten 40 për qind dhe nuk do të ketë pensione nën 250 mijë lekë në muaj.

Në fund të mandatit të parë nuk do të ketë shqiptar me pension minimal nën 250 mijë lekë”, tha ai.

Pyetja që lind në këtë rast, është se pse nuk i bëri këto gjëra për 8 vjet që ishte në pushtet, Lulzim Basha?

Apo ishte i zënë duke u marrë me oligarkët që sot akuzon se kanë kapur Ramën?

2 komente në “A po bën fushatë elektorale, nga çadra e protestës Lulzim Basha?”

  1. deti says:

    problemi kryesor qe mendojne shqiptaret per protesten e gjoja nje partie qe nuk ekziston por qe flet edhe me keq se protagonisti i romanit don kishoti perfaqesuar nga don kishoti i shqiperise basha eshte se gjithe keto shpenzime qe behen per protesten ku gjenden leket.aq me teper si jetojne keta njeres pa punuar .sikur te llogarisim te pakten 2000 lek te vjetra per person ne dite per 2999 vete shpenzimi deri tani ka vajtur 250 milion lek te vjetra duke mos perfshire ketu shpenzimi per reklame dhe cader.per ndertimin e saje e pa llogaritur demet e medha qe ka sjelle duke penguar qarkullimin prishjen e ambjentit e ndergjegjes te njerezve ankthin e perditshem.e premtime me keq se ato te don kishotit qe i preu koken viganit te princeshes miko mikona duke luftuar me shakujt me vere te hanit ku kishte buajtur.nuk besoj te kete shqiptar qe te besoh brockullat qe flet ky karagjoz.po beni shume mire qe e lini atje deri sa te mbytet ne mbeturinat e trupit te tije dhe atyre qe e pasojne,njeres te degjeneruar e burgaxhinj qe nuk kane as me te voglin koncept per nje shtet demokratik.

  2. aron says:

    Eshtë pikërisht siç thuhet në titull, Basha dhe PD po bëjnë fushatë elektorale me çafrën në bulevard. Gjithçka që do të shpalosi e thot nga çadra. Vëmëndja e medias është e përqëndruar dhe kjo nuk është pak. Shpenzimet i ka më të vogla dhe është më i përqëndruar në synime. Kurrë audiencën nuk do ta kishte më të lartë. Të gjitha këto janë të mirëmenduara. Ka vetëm një mundësi për ta larguar nga aty, indiferenca e medies dhe injorimi nga ana e saj i transmetimit të mesazheve që ai jep. Nëse media kur ai kërkon ti vijë shkon në çadër dhe jo tek SHQUP, nuk do mënd, ai këtë do. Pra Basha e ka kthyer çadrën në zyrë elektorale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje