Në Kushtetuese seanca për mandatin e Roshit, mungon kryebashkiaku dhe avokati. Shtyhet më 7 mars shqyrtimi

28 Shkurt 2017, 10:21Politika TEMA

Sot paradite në Gjykatën Kushtetuese nisi seanca për shqyrtimin e mandatit të Elvis Roshit, por mungon vetë kryebashkiaku dhe avokati i tij Thodhori Sollaku.

Sipas burimeve, avokati Sollaku paraqiti kërkesë për shtyrje seance dhe deklaroi se ishte sëmurë.

Në Kushtetuese u paraqitën palët nga Parlamenti, Qeveria, KQZ e Prokuroria.

Ne perputhje me ligjin e Dekriminalizimit, KQZ i hoqi mandatin kryebashkiakut Elvis Roshi para disa kohesh.

Ai e ka ankimuar vendimin dhe tani pritet fjala e Kushtetueses.

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për në datën 7 mars ora 12:00, seancën për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të Kavajës, i cili ka ankimuar vendimin e KQZ-­së që i hoqi atij mandatin.

Shtyrja e seancës u bë me kërkesë të avokatit mbrojtës, Theodhori Sollaku, për arsye shëndetësore.

Në Kushtetuese u paraqitën palët nga Parlamenti, Qeveria, KQZ dhe Prokuroria, ndërsa nuk u paraqit Rroshi .

1 komente në “Në Kushtetuese seanca për mandatin e Roshit, mungon kryebashkiaku dhe avokati. Shtyhet më 7 mars shqyrtimi”

  1. Zigur Qarri says:

    Sollaku nuk eshte semure,kerkon vetem te fitoje koh.
    Me mbrojtjen e Rroshit,duke shrytezuar çdo boshllek te ligjeve,Sollaku ka rreshtuar veten ne anen e Mafies politike.
    Si do te funksionoi vetingu,kur nuk jan ne gjendje te largojn akoma nje person qe ka perdorur 5 emra?
    5 emra,imagjinoni aktivitetin kriminal te ketij personi?Nese dikush ka aktivitet te gjate kriminal,pika ku mund te
    kapen,eshte pasuria.Por,nuk kam lexuar ne asnje vend te flitet per pasurine e tij.Rasti i Rroshit qe nuk esht i vetmi,
    tregon qarte qe Shteti,politika shqiptare,eshte peng e mafiozeve.Vetingu eshte parashikuar te jete nje deshtim per
    interesa te nje ane politike.Stabilitetin ne Shqiperi,nuk eshte ne gjendje kurre ta percaktoi vetem nje force politike,
    ndryshe situata del jasht kontrollit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje