Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur largimin e deputetit socialist Armando Prenga.
Përmes një postimi në Facebook, ajo deklaron se personat e inkriminuar nuk mund të kenë hapësirë në institucionet shqiptare.
“Ambasada e SHBA mirëpret largimin e ish-deputetit Armando Prenga nga parlamenti.
Personat me dosje penale nuk kanë vend në parlamentin, gjykatat, qeverinë, apo bashkitë e një vendi anëtar të NATO-s i cili gjithashtu synon t’i bashkohet BE-së. Inkurajojmë qytetarët shqiptarë dhe institucionet shqiptare të jenë vigjilentë për parandalimin e kriminelëve nga kandidimi në zgjedhjet e 18 qershorit. Shqiptarët meritojnë të kenë një sistem politik dhe gjyqësor të pastër, pa ndikimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit,” theksohet në deklaratën e Ambasadës.