Vettingu, ONM pas letrave të Vasilit dhe takimit me Lu e Vlahutin: Kemi akses në çdo institucion për verifikime

1 Mars 2017, 20:39Politika TEMA

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit për figurat që do të kalojë në filtër, që do të bëjnë drejtësinë e re në Shqipëri i është përgjigjur interesit të medias për mënyrën e funksionimit dhe marrjes së informacionit.

ONM është pyetur për aksesin në institucionet shqiptare dhe informacionet jashtë vendit, për shembull paratë e transferuara në bankat e huaja, biznese që gjyqtarë e prokurorë mund të kenë jashtë.

“Shtojca e Kushtetutës së Shqipërisë, neni 3 B paragrafi ç parashtron se vëzhguesit ndërkombëtarë të vendosur në kuadër të ONM do të kenë akses të menjëhershëm në të gjitha informacionet, njerëzit dhe dokumentet e nevojshme që duhen monitoruar dhe rivlerësuar.

Një akse i tillë do të garantohet në të gjitha nivelet dhe fazat. Pra, Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë akses në informacionet e dhëna nga institucionet në Shqipëri në kohën kur kërkesat janë dorëzuar për institucionet shqiptare në mënyrë që të marrin informacionin e duhur në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar” përgjigjet për Report TV Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në Tiranë.

Deklarata këto të bëra pas letrave të ministrit të Drejtësisë Petrit Vasili dërguar ambasadorëve, krerëve tyë shtetit, institucioneve ndërkombëtare për të sqaruar pozicionin antikushtetues të Bordit të ONM.

Genovefa Ruiz Calavera është shefja e strukturës së ONM në Tiranë.

5 komente në “Vettingu, ONM pas letrave të Vasilit dhe takimit me Lu e Vlahutin: Kemi akses në çdo institucion për verifikime”

  1. Aureli says:

    E ka mare frika babaliken

  2. Drejtësia says:

    Bjeruni kokës hajdutëve.

  3. Endri says:

    Ehhh mer TIT qendro I fort dhe mos Keko qe te na preket cenimi i pamvarsis nga Amerika dhe Europa se ju duhet juve per dashnoret e kurvat e juaja. Ndryshe ngelet te varfer.
    MOS LEJONI TE JU A HEDHIM. BILES ÇOJ NJE LETER TJETER DHE PYET TROÇ A DO HETOHESH TI DHE META, OSE A DO I LEJOHET ROMANES TE HYJ NE ZYRE NESE KA NDRYSHUAR NGJYREN E FLOKEVE.

  4. Krraba says:

    Mos u terhiq Genovefa.Keta hajdutet nuk duan te ngrihet vetingu per te cilin votuan me 21 korrik. Ilir hajduti po behet pengese dhe kerkon te shtyje deri ne zgjedhje kete reforme.

  5. ALPHA-DE says:

    Duke qene mjek , Vaso,ose Vasili nuk mun t’i kuptoje ceshtjet e
    jurisprudences, prandaj ne nje gjuhe te huaj thuhet :”kepucar
    merru me kepucet tuaja ” !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje