Çadra e lirisë apo çadra e “poshtërsisë”… sa më shumë e shoh, aq më shumë më krijon një ndjesi të frikshme thellë në ndërgjegjien time, sidomos kur mu shfaqën para syve një tufë pleqsh të thinjur e të rrudhosur, të lodhur e të mërzitur, me portrete në duar… të Musines e Vilsonit, të Avziut e Patër Antonit, pa asnjë motiv në atë vend.
Askund nuk pashë portretin e Lirakut, e të dhjetra të tjerëve, të persekutuar në këto vite të demokracisë së rrejshme, si provë revolte përballë persekutorëve të rinj. Jam shumë i ri, për ta njohur atë botë nga vijnë këta njerëz, por jam shumë i plakur për t’i këshilluar: “Mos i vrisni shokët, miqtë, vëllezërit, e bashkëvuajtësit, për së dyti, e për së treti…” o njerëz” të shpërfytyruar!
Nesër duhet të shkoni tek varret e atyre që i poshtëruat, që turpërisht bëtë sikur i nderuat në atë çadër si “toga e pushkatimit”. Nesër duhet të kërkoni falje tek varri i Lirakut dhe i Vilsonit. Të kërkoni ndjesë, duke u treguar të sinqertë, se çfarë donit ju në “çadrën për demokraci”, ku Vilsonin e përballët me djalin e xhelatit të tij, tashmë ish-deputet dhe djalin e ekzekutorit të tij?!
Si morët guximin të takonit dhe ti puthnit dorën e faqet deri në “kafshim”, ekzekutorit me djegie të Lirakut?! Përse? Çfarë ju ka bërë?! Ju dëmshpërbleu, ju rriti dinjitetin, ju shkolloi apo ju strehoi juve dhe brezat tuaj?! Asgjë! Vetëm se ju fyu dhe ju poshtëroi, ju shfrytëzoi deri në dhembje si tutor i paskrupullt që është.
Sa mirë do bënit, meqë jeni aq të përvuajtur dhe të bindur, të ngjiteshit nja tre kate më sipër dhe të kafshonit e puthnit Kryeministrin e “urryer”… nga çadra, që ju dha 7 këste dëmshpërblim nga lekët tona, të taksapaguesve shqiptarë, që nuk kanë bërë asnjë krim, por si ju, kanë provuar në kurriz të njëjtin sistem… diktaturën.
Por ju, nuk e falenderuat, sepse ju e urreni bamirësin dhe nderoni varrmihësin, jo se doni, por jeni të frikësuar deri në palcë nga burgu ku i’u kanë futur demokomunistët.
Ju nuk e bëtë, sepse kishit qoka për të bërë tek persekutori, për të përkujtuar sëbashku me të 27 shkurtin, rënien e sistemit diktatorial, që i’u dhuroi një diktator të ri prej vitesh, e ku më shumë u nderua persekutori, se sa të persekutuarit.
Bile më keq: Në demokracinë e tij të rrejshme, nuk i’u gjykoi, por ju dënoi, me djegie si inkuzicioni, ju, Lirakun e dhjetëra “lirak”, që presin vdekjen në kasolle e baraka, ndërsa familja e tij gëzon gjithë të mirat e kësaj bote.
Duhet të kërkoni falje publikisht, para shqiptarëve, që po i’u dëmëshpërblejnë për vujatjet dhe tmerrin që keni kaluar.
Më ngjallët neveri, kur i’u pashë se si “coptuat” për të puthur dhe përqafuar ekzekutorin tuaj të këtyre 25 viteve. Aq shumë e donit poshtërimin, sa desh e kafshuat nga dashuria, persekutorin?!
Mu dukët si të marrosur pas tij, sa që nuk besova se ishit vërtetë ju, të persekutuarit e vendit tim, që nuk i’u bëri të “përvuajtur shërbëtor” as regjimi më kriminal i komunizmit.
Kaq mall keni për persekutorët, që takoni krypersekutorin me aq dashuri, në protestën për… “drejtësi”?! A e dini përse janë ata njerëz aty?! Ju e dini por keni frikë ta thoni?!
Sepse duan që ushtarët e kryepersekutorit, që i’u burgosën, pushkatuan dhe varrosën, sa as kockat nuk i’u gjenden, të vazhdojnë të bëjnë “drejtësi”. Të gjithë persekutorët dhe ekzekutorët, janë sot gjykatës, duke bërë atë që dikur bënë me ju, të bekuar nga ai njeri që ka qenë, është dhe do të jetë varrmihësi i drejtësisë, deri kur ju, do dilni aty si klloun, për të mbrojtur ata, që duhet t’i varnit, e që kanë një jetë që bëjnë padrejtësi.
Ata gëzojnë, dënojnë, e fitojnë dhe as nuk e dinë se ju ekzistoni dhe keni ekzistuar. Ato me bekimin e faqeziut, që ju me vizitën tuaj, donit t’i zbardhnit faqen, tallen e i’u përqeshin prapa krahëve, sepse tani u dukeni si palaço cirku.
Ata janë zotër të këtij vendi dhe shesin e blejnë jetë njerëzish çdo ditë. Si nuk u vjen turp që një pjesë e juaj është bërë kaq e përvuajtur dhe e përulur, sa që nuk i’u pashë një herë të vetme të pështyni në surrat një nga vrasësit e të ardhmes tuaj?!
Ju, nuk besoj se jeni të persekutuar, ju jeni hibrid të shartuar kushedi se me çfarë, si puna e kryepersekutorit që eshtë komunisto-demokrat, e që ju do… duke i’u vrarë.
Falmë o Zot! Po thellë në shpirt, kur i’u shikoj ashtu, nuk ndjejë mëshirë për ju. Po i’u a them, se nësë demokracia ju ka katandisur kështu, sa të mos ju dhimben vuajtjet tuaja, më mirë të mos kishit dal nga qelitë e burgjeve komuniste dhe mos ta kishit arritur demotradhëtin. Vdekja kapak floriri, për atë që mbron nderin dhe krenarinë!
E nëse të persekutuarit janë ky model shërbëtorësh, atëherë publikisht deklaroj, se kush do që puthë dorën e persekutorit është i pa burrë. Ndaj duhet të ishte dënuar më shumë, sepse e ka merituar.
Falje dhe respekt, për ata të persekutuar, që kurrë nuk e ulën kurrizin për t’u bërë trampolinë për “kuplaran politike” edhe në ditët më të vështira dhe shkuan deri në vetëflijim, duke mos heshtur, për të mos i lejuar vetes, damkosjen që se meritojnë!
pa fjale! Tamam ne koke! Kjo tregon se jo te gjithe ishin persekutuar per bindjet e tyre. Veprimet e shumices se tyre ne keto 26 vjet tregojne se nuk kane patur bindje, por veteminteresa.Keta duhet te ishin te paret ted enonin Republiken e Vjeter (teBerishes,Nanos,Metes, Bashes) dhe te mbeshtesin Ramen, ate qe po perpiqet te hedhi themelet e nje shteti shqiptar, shtet te se drejtes. Por si duket larja e trurit eshte proces qe vazhdon
Çjua ke bërë mir.
Je Gjenial, z.Bala.
Keni bere ne kete periudhe dy shkrime, dy shkrimet me te forta qe jane bere ne kohet e fundit.
Ke arritur dhe Mero Bazen me penen tende. Respekte!
-Per te persekutuarit:
Je i vogel ne moshe, thua, per te gjykuar “bemat” e atyre. Por, gati cilido shqiptar e di qe, te Persekutuarit Politike numerohen me gishtat e dores ne Shqiperi. Ato mund te jene Persekutuar nga regjigjimi Komunist,por, nuk kane qene kurre te persekutuar Politike.
Te persekutuarit e vertete Politike, kur kane dale nga burgu mbas 90-tes, kane “ulur” koken kur pane se kush e mori drejtimin e shtetit:Persekutuesi(njeri prej tyre) Sali Berisha.
Te persekutuarit e vertete Politike, kane vdekur. Kane vdekur nga exekutimi fizik qe i beri regjimi Komunist, kane vdekur nga mosha e mbas vujtjeve qe kane perjetu.
Keta Puthadoresh te Persekutuesit jane nipa e sternipa te tyre, mbase, ka nder to dhe bij e bija,por ato skane Moral sepse nuk i kane vuajtur dhimbjet mbi trupin e tyre. Ato i kane vuajtur dhimbjet e sistemit po aq sa i kane vuajtur dhe qytetaret e tjere,kush me pak e kush me shume!
Kam njohur mbas 90-tes, disa ish “te persekutuar”(trashegimtaret), te cilet e kishin mendjen vetem te rrembenin, te perfitonin cte mundnin nga Sali Berisha.
Kam njohur familje “te persekutuara” nga regjimi Komunist qe, ishin spiune te po atij regjimi. Spiunonin cdo gje qe shihnin e ndigjonin, vetem per te pasur disa lehtesi nga ai regjim. Jane po keta tani qe, nuk ngopen. Luajne me emrin e te “Persekutuarit” dhe Duan te rrembejne(perfitojne) cdo gje qe mundin, ne cdo forme, edhe te pamoralshme, duke i puthur doren e jargavitur Persekutuesit!
Turp!
Shumica e ketyre burgaxhinjve kane qene denuar si hajdute,kriminele,diversante,spiune,pederaste etj,po kurre si politike!
Keta u bene antikomuniste se donin te benin pasuri pa punuar,ne kurriz te hallexhinjve,me vjedhje,droge,prostitucion etj!
Ata jane muter e jo demokrate!
Cfare kane bere keto 27 vjet kapitalizem?
NJE VRIME NE UJE pervec se kane mbeshtetur armikun me te madh te shqiptareve Sali Berishen!
I njih te shteti nsocialist keto kerma,prandaj i burgosi,internoi dhe pushkatoi!
T’i kishte zhdukur te gjithe si rrace muti qe jane!
Ata te persekutuar qe nuk ju nenshtruan asnje sistemi jane njerezit me me vlera te ketij kombi e jane te paster,Ndersa keta bythe lepiresit e tjere nuk jane te persekutuar por kane qene burgjeve per vjedhej a maskaralleqe te tjera e me keto gjykates qe kemi ne u vete shpallen me vendim gjykate te blere si te persekutuar.Saliu nje kest u dha e keta i lepijne bythen .Rama ju dha 7 keste e keta bejne gam gam.
shkim i persosur z. bala i ke rene ne koke.
. ANRI! Ata njerëz nuk meritojnë urrejtje dhe përçmim,
ata thjesht mertojnë mëshirën tonë.
Janë të debult fizikisht dhe mendërisht,por mbase s’është faji i tyre.Ata nuk mendojnë dot me mendjen e tyre dhe shpirtin e kanë të vuajtur. Manipulatorët katil, s’ju ngopen. I tallën ,s’u dhanë asnjë kacidhe,i përdorën dhe po i perdorin pë interesa të tyre të ndyra.!
……Por ,s’është faji i tyre .
MOS I SULMONI!
MOS I DENIGRONI!
MOS U MERRNI ME TA!!!
NUK KANË FUQI TË BËJNË DËME!
Ata thjesht duhen NDIHMUAR dhe MËSHIRUAR!
Bravo z. Bala ! Me le pa mend ! Sa per 1 milion komente vlen ky shkrim e do te doja te behej panflet e tju ndahej ter shqiptareve, si ato flet reklamash qe i gjejm para deres se shtepis,…para dyqaneve ,shesheve,kafeve, shkollave e bile edhe ruges ,se mbase ju skuqet pak faqja atyre cadraxhijve te pacip………
Mire e ke o Anri bala keshtu Jane katandise te persekutuarit gjysma e komandant e Bilal Koles me edi ramen
Nje pjese me PD me ndregjonin ne krye
Po pse more Palacio e beni veten tju Shajeedhe katunari Anri bala
A thua se i plasi per lirakun
Jo po’ ai e ka inatin me bashen
Dhe ju cfryhet juve,dhe mire jua ben
O sahanlepires,qe shitet vuajtjet ,mundin Po mbi te gjitha gjakun e njerzve tuaj
Keni. 27 vjet qe s’ gjeni kockat e te pushkatuarve e PA gjyq
Shikojeni komunistat per 4 njerez n bulwvard bejne namin e ju Ca beni
Pronat jua shkaterruan femijet ju Moren dhene shpirtrat skane gjet qetesi trupat dheu i ka perpi e ju more rrugace te dy palet Lepini bythen e komunisteve
Turp te keni felliqrsira
Me vjen turp nga ju te dy palet
Me vjen inat qe ju shan nje cope malok
Por ketu ka te drejte.
mos u acaro firaku se sja vlen….jam jo dakort me ca ke shkrujte por edhe me shume….kane dale kater laskar ktu therrasin ANRI BALEN. zot?¿??qija motren ksaj pune cer fatkeqsie
..
Shume shkrim i arrire
Nuk besoj se jane persekutuar me te vertete.Mendoj se kane bere burg,por dhe kane persekutuar bashkevuajtesit e tyre,si sherbetore te sigurimit te shtetit.Dosjet e ketyre,i ka Saliu dhe ja u tund perpara hundes,si “kestin” e rradhes te pa dhene kurre…Ja,per kete aresye,ata jane “gjithmone”prane tij,jane puthabythet e tij…
Martiret e vertete per demokraci dhe kunder sistemit komunist,nuk ndodhen kurre ne krah te Saliut,jo se ata nuk duan te protestojne per liri dhe demokrraci,per zgjedhje te lira etj,,por nuk i do Saliu,sepse jane armiqte e tij te klases,te cilet duhen pushkatuar ,si Lirak Bejko ,ashtu sic kerkoj per Shoshorin…
Pasuesit e martireve te vertete,jane per shtetin e te drejtes per barazine e te gjitheve para ligjes,jane per tregun e lire.Ata nuk jane pro krimit,vjedhjeve dhe korrupsionit,jane kunder asaj drejtesie qe te ndeshkon politikisht,apo te liron po politikisht,drejtesi qe i burgosi,internoi dikur dhe qe sot e ka neneshtruar Sali Berisha…
Nuk i heq asnje pike e asnje presje ketij shkrimi. Te lumte pena Anri Bala.
Kjo eshte dhjerokracia shqiptare ,ku shume mashtrus komunist ,sigurimsa u vetquajten demokrat,te djathte dhe ky popull budalla bertiste poshte komunistet,antikomunisti hipokrit sali ashtu sic ishte hipokrit e karierist,servil i cdo drejtusi ne socializem mashtroi kete popull budalla dhe u be me kriminel i krimineleve.
edhe keta te persekutuarit jane nga stani i saliereve,shumica kane qene komunista(me ndonje perjashtim nga ata pronaret qe ngelen ish) qe spiunonin dhe denonin njeri tjetrin per kariere dhe hanin kokat e njeri tjetrit per nje cope karrike,prandaj edhe keta si salier qe ishin perkrahen saline si ish sekretar i tyre duke menduar se do i falte dhe shperblente,por u gabuan se komunisti persekutor sali donte me shume sigurimsat qe i i futi dhe u be streh tek pdja.
Dhe keta sigurimsat perfituan miliona duke vjedhur Shqiperin,duke kafshuar dhe ngrene Shqiperine dhe nuk pyeten per komunistat e vjeter qe ishin denuar po nga keta qe erdhen ne fuqi,dhe jo vetem qe nuk i perkrahen por vazhdoi persekutimi me menyra me te kamufluara duke i percare (si gjithe populli) duke i premtuar ose duke i perqafuar dhe duke i futur gishin nga mbrapa.
shikoni filmin vdekja e kalit qe eshte meshirimi i nje populli idjot i denuar dhe pi kafe me persekutorin,dhe keta tek cadra puthin salikomunistin ,fahri balliun ,mehmet elezin ,palokrat,halimrat e lloj lloj sigurimsash qe ua kane futur dikur dhe vazhdojn edhet tani me milionat dhe vilat etyre
Ti mor mut Bala, mos fol dhe perlyej te gjithe!
Do ta shohesh pidhin e sateme shume shpejt!
fiks fare nacionalisti..nuk perzihen te gjithe..o anri mos u merzit karakurve burre se shum po llap
Ore e kuptoni ju qe kane kaluaqr 27 vite nga fundi i regjimit.pra ata qe jane 27 vijec kane lindur ne demokraci.Me duket si koha e Enverit qe edhe pas 40 vitesh fliste ala per ballistet, ata kishin pjerdh njesoj si Enveri ai ul e ngri dhe ballistet, armiku i klases.O te dhjefsha Enverin ,Saliun ,Nanon e gjithe skuten qe ka mbet me mendjen e Enverit.keta s’kane tru ne koke, duhet te kene mut.
Bravo Anri. Respekt.
BRAVO!!!?
@ lugati nuk merzitem me kete bythlepirs pushteti,por merzitem me njerezit qe vuajtjen u shpronesusn u vrane u interrnua dhe nuk e ngriten kauzen e tyre .
Eshte nje o komentuese aty lart liria
Qe po’ na meshiron me ironi
Po thote ATA ste bejne gje.
Po Ca tka mbet PA bere tu moj
Liri te ka shk..nena parti ka 77 vjet
Ke mbet nji komentues me pagese me emer gruaje.
ATA me te vertete ishin AQ fisnike sa nuk vrane e prene mbas’ 90
Po ju lane ne d’ore te Zotit te Madh.
Dhe sot shohim femijet tuaj tedroguar
Hipni ne aeroplan e bini ne det merrni dhe femijet me vete.
Eshte thirrja e te pushkatuarve PA gjyq.
Shohim nje shqiperi te shitur per 5 leke dhe po’ e blejne edhe surratverdhet
Dhe per kete me vjen keq se jam nacionalist.
Shoh nje popull qe hiqet zvarre e gojen se hap per kete me vjen mire.
Dua edhe 4 vjet ramen ti coje ne te semes
Jo se keta te tjeret Jane me te mire.
Por me è keqja cifuti qe po’ na ben gropen
Mero botoje komwntin
Shkrim brilant Andi Bala.Edhe sikur Edi Rama t’ju dhuronte thesarin e shtetit ketyre, ata prape me Sali katundarin do shkonin sepse edhe ka dosjet e disave prej tyre dhe ua tund perpara fytyres,por edhe se jane te ndertuar keq dhe felliqin padrejtesisht dhe emrin e disa te persekutuarve politike qe kane burrerine dhe zgjuarsine te dallojne te bardhen nga e zeza.Dhe paguajne shqiptaret e thjeshte nga gjaku dhe djersa e tyre per te marre niperit e mbesat e te persekutuarve dhe te ashtuquajturit te persekutuar ( qe kane sajuar ndonje dokument si te persekutuar) keste pas kestesh.Por,deri kur do vazhdojne keshtu te xhvatin leket e buxhetit te shtetit keta?Mbetet per tu pare,por nuk e meritojne.Edi Rama duhet te zgjuhet ndonje dite.
Respekt Anri
Sei grande grande come te
sei grande solamente tu.
Ke thene ato qe mendojme por nuk i themi
ne shqiptar kotet e tjere.