Presidenca malteze e Bashkimit Evropian u ka bërë apel opozitës dhe pozitës shqiptare që të shkojnë në Parlament e bien dakord për “vetting”-un dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që në shtator të mund të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.
Nëse kjo nuk ndodh, ambasadori maltez Pulis tha se Shqipëria duhet të presë majin e vitit 2018 për të parë se ç’mund të ndodhë në komunikimin me Komisionin Evropian.
“Ne nuk jemi të shqetësuar nga njerëzit që protestojnë në rrugë. Është shfaqje e demokracisë, por ka protesta dhe protesta. Do të preferoja që të dy palët t’i fusim në një dhomë me dyer të mbyllura dhe t’i mbajmë aty deri kur të arrihet një zgjidhje për reformat. Është një problem i krijuar vetëm 3 muaj para zgjedhjeve, ndaj nuk kuptoj pse palët nuk ulen në Parlament për të konkretizuar dialogun për ‘vetting’-un dhe zgjedhjet”, tha Godwin C. Pulis, ambasador i Maltës.
Sipas numrit dy të delegacionit të BE-së në Tiranë, Jan Rudolf, mesazhi i dialogut në Parlament për reformat do t’u përcillet të premten palëve politike në vend, edhe nga shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.
“Vetëm kur të ketë progres të prekshëm në Reformën në Drejtësi dhe në veçanti në procesin e ‘vetting’-ut do të ketë një datë për hapjen zyrtare të negociatave. Këtë mesazh do të përcjellë edhe vet zonja Mogherini të premten në Tiranë”, tha Jan Rudolf, kreu i seksionit politik BE.
Po a e kuptojne keta europianet se cdo mase qe merret kunder shqiperise eshte ne dem te popullit sepse politikanet i kane te gjitha punet per terezi.
Ca na the mer shoku, na ndricove. Se kishim dit qe duhej dialog, ketu paskesh ngec muhabeti. Tani qe na e the kete, e zgjidhje situaten. Te lumte k***!!!
Keta europianet po i mut dine te thone. Ku merr vesh shqipoja er taaiii. A ke kerrbac per shqipon, a ke liste te zeze, a ke refuzime vizash. Keto thuaji shqipos, se keto merr vesh. Mos i thuaj dialog, se me dialog fshin bythen shqipoja.