Çështja e Zharrëzës, Peleshi: 100% dëmshpërblim për banesat e dëmtuara, banorët të kënaqur

1 Mars 2017, 13:00Politika TEMA

Zëvendës kryeministri Niko Peleshi ka siguruar dëmshpërblim të plotë për banorët e Zharrëzës që janë prekur nga lëkundjet.

Përgjatë mbledhjes së qeverisë ai tha se momentalisht është ndaluar injektimi i ujit në atë zonë.

Peleshi apeloi për mbështetje të grupeve në terren.

Më tej zëvendës kryeministri deklaroi se po kontaktohen ekspertë të huaj për të parë gjendjen.

Përveçse   rivlerësimit të dëmeve,  ekpertët do të ndajë përgjegjësinë mes qeverisë Shqiptare dhe Bankers.

Ky vendim është pritur pozitivisht nga banorët e Zharrëzës të cilit po protestojnë përpara Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë.

“Falenderojmë qeverinë që na dëgjoi dhe na dha zgjidhje. Mendojmë të largohemi nga protesta, ” shprehen protestuesit.

Më herët Ministria e Mjedisit doli me një urdhër zyrtar për ngritjen e një grupi që do të merrej me rehabilitimin e fshatit.

1 komente në “Çështja e Zharrëzës, Peleshi: 100% dëmshpërblim për banesat e dëmtuara, banorët të kënaqur”

  1. Besnik Tresa says:

    Ky padyshim është një fitore e madhe e banorëve të zharrëzës. Por kjo është një fitore e modhe për popullin shqiptarë sepse duhet të kuptojnë që duhet të ngrihen për të gjitha padrejtësitę që janë bërë dhe po i bëhen akoma nga polikanët hajdutë që janë plerat e kombit. Duhet të bëhet Vetingu një orë e më parë që të shkojë çdo gjë në vendin e vet dhe të shporren një herë e mirë të gjithë të korruptuarit si majtas dhe djathtas por të parët gjykatësit dhe prokurorët . Përshëndetje nga Duseldorfi. ??????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje