Vetting-u/ Pas letrave të ministrit Vasili, Vlahutin dhe Lu takim me drejtuesen e ONM Calavera

1 Mars 2017, 14:28Politika TEMA

Ambasadorët e vendeve të BE-së po  zhvillojnë një takim me drejtuesen e ONM Calavera në lidhje me zbatimin e vetting-ut. I pranishëm në këtë takim është edhe ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu. Takimi po zhvillohet në zyrat e BE-së në Tiranë.

Ky takim vlerësohet se është mjaft vendimtar, po të kihet parasysh se kjo javë është shumë përcaktuese sa i përket procesit të vetting-ut në Kuvend. Ministri i Drejtësisë i LSI Petrit Vasili, që nga dita e parë e emërimit të tij e deri më tani, ka kundërshtuar bordin e ONM-së, me arsyetimin se ai është antikushtetues.

Për këtë qëllim ai u ka dërguar edhe disa letra krerëve të shtetit dhe zyrtarëve të lartë të BE-së dhe atyre të SHBA në Tiranë. Ndonse Vasili ka marrë përgjigje se bordi i ONM nuk është antikushtetues, ai sërish vijon të ngulë këmbë në këtë argument, tashmë me karakter politik.

Një ditë më parë zyrtarë të lartë të BE-së bën të ditur në Tiranë se personazhe mjaft të fuqishëm politik dhe në sistemin e drejtësisë po përpiqen të zhvlerësojnë vetting-un.

Takimi ambasadorëve vjen edhe në një moment kur PD ndodhet në rrugë duke protestuar duke kërkuar qeveri teknike.

PD paralelisht me këtë kërkesë ka kërkuar edhe të rishkruhet Reforma në Drejtësi, duke bërë të qartë se është kundër 7 ligjeve që e bëjnë të zbatueshme reformën në drejtësi dhe sidomos kundër vettingut. Në këtë pikë PD është në sintoni të plotë me LSI. Në mbështetje të tyre është rreshtuar edhe presidenti Nishani.

2 komente në “Vetting-u/ Pas letrave të ministrit Vasili, Vlahutin dhe Lu takim me drejtuesen e ONM Calavera”

  1. mergim tari says:

    Une e kam nje pergjigje por kjo nuk behet pasi ne mes eshte llir Meta I cili gjithashtu nuk e do kete reforme.
    Ne parlament ka deputete te cilet ne mungese te PD mund te behen opozite. Duhen vetem 9 deputete qe ta mbyllin kete problem. 9 ose 10 ose edhe me shume deputete te shumices dalin ne opozite, ngaqe “nuk jane te kenaqur me qeverine” formojne nje grup parlamentar dhe me pas behen pjese e komisionit te vettingut.

    Zgjidhja e dyte që eshte radikale eshte nje ide që une e kam hedhur ne nje shkrim rreth 5-6 muaj me pare. Ajo eshte:
    Ambasada e SHBA dhe ambasadat e BASHKIMIT EVROPIAN, therrasin deputetet e PD nje më nje e u thone: “NESE NUK VOTONI VETTINGUN DHE CDO GJË QË LIDHET ME TE NE MENYRE URGJENTE, DERI NE DATE …….., SHBA DHE BASHKIMI EVROPIAN DO TU NDALOJE HYRJEN NE KETO VENDE PER JU, FEMIJET TUAJ DHE TE AFERMIT DERI TEK MOTRAT, VELLEZERIT DHE FEMIJET E TYRE, PER NJE
    PERIUDHE 30 VJEÇARE”.

    Me vjen mire kur mora vesh që ate që enderroja une e beri SHBA KRYE PROKURORIN DHALLA DHE RRETH 20 PROKURORE TE TJERE. UROJ QË KETE TA BEJE EDHE BASHKIMI EVROPIAN ME KETA ZORZOPE. ATE SHRIM E KAM NERE CA KOHE ME PARE. UROJ QE ZOTI, SHBA DHE EVROPA TA DEGJOJE.

  2. Dajti says:

    Tegjithe te korrupturit dhe hajdutet si Ilir Meta dheSali Berisha nuk e dune reformen prandaj ncjerrin lloje lloje protecsti kunder

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje