Zëdhënësi i kancelares gjermane Angela Merkel ka reaguar për protestën e opozitës në Tiranë.
I pyetur nga gazetarët, Steffen Seibert thotë se Gjermania mbështet kursin e reformave të qeverisë shqiptare, raporton Top Channel.
Pyetje: Do të doja t’ju pyes edhe për një rajon tjetër, Ballkanin Perëndimor, për Shqipërinë për të qënë më specifik. Për dy javë rresht, opozita ka bllokuar Parlamentin. Lideri opozitar Basha thotë se ka marrë mbështetjen e shumë përfaqësuesve të huaj për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës e për të caktuar një qeveri teknokrate e cila të qëndrojë në pushtet deri në muajin qershor. A është qeveria federale e Gjermanisë një prej përfaqësuesve të huaj që mbështesin këtë pretendim?
Seibert: Nuk jam në dijeni të kësaj deklarate të liderit të opozites shqiptare.
Ajo që mund t’ju them është se qeveria federale e Gjermanisë mbështet kursin e reformave të qeverisë shqiptare.
Siç e dini, Shqiperia ka ndërmarrë disa hapa drejt një reforme gjithëpërfshirëse të sistemit gjyqësor.
Gjermania asiston dhe mbështet sidomos këtë proces të reformës në drejtësi duke dërguar edhe gjykatës gjermane në misionin EURALIUS.
Është në interesin e popullit të Shqipërisë, ku meqë ra fjala shumica e dëshiron këtë reformë, që të ecë përpara në këtë proces.
Për këtë arsye, është e rëndësishme që të gjitha forcat politike të punojnë së bashku në Parlament.
Nisur nga kjo, qeveria federale e Gjermanise i bën thirrje të gjitha partive politike të Shqipërisë të zbusin mosmarreveshjet politike.
Thirrjet për dhunë, që dëgjohen herë pas here, nuk mund dhe nuk duhet të jenë një nga mjetet për të imponuar pozicione konfliktuale politike.
Nuk ka parlament pa shpuar gomat e makinave sepse po na ndotin ambjentin nuk po na lene te ecim po na harxhojne shume karburant..Debatikasit jane paisur me llastiqe. Lulit i eshte trash zeri. Likefloriri akoma nuk garanci per mos arrestm dhe nuk di me ke te bej aleanc. Jepni garanci per familjen saliserbit dhe ne nderpresim protesten shkojme ne parlament dhe votojm vetingun.
?? JAAAA!!!! Wir Lieben dich
FRAU MERKEL!
Zonjes Merkel,i jemi borxheli,se ajo na ka ndimuar dhe po na ndihmon akoma ne realizimin e reformes ne drejtesi,si nja nga reformat me te medha e me te rendesishme per popullin shqipetare.Sot,me shume se kurre,e ndjejme ndihmen e saj, se kemi te bejme me nje opozite agresieve dhe te korruptuar deri te thonjet e kembes.Pd-ke eshte nje parti fashiste qe ka njerez,drejtues qe kane bere krime te medha.Ata kerkojne nje 97 tjeter,por nuk do e bejne dot,se sot populli shqiptare eshte zgjuar nga gjumi,eshte i vetdijshem,dhe nuk do t’i lejoi keta bandit te prishin jeten e popullit.Vetingu do ti çoi ne burg, se atje e kane vendin.
Ik moj komuniste, se nuk kemi nevoj te na japesh ti ment. Shiko punet e tua ti e mos i bjer kot legenit. Ik moj llapaqene.
E c’na duhet ne se cfare thua ti?
Rrofte Sali Berisha, udheheqes i papare!
Rrofte Lul Basha, demokrat i pakrahasueshem!
Rrofte Fari Balliu, me i mafhi i te medhenjve parashikues ne planet!
Poshte Edi Rama e Saje qorri!
oooooooooou!!!!!!!!!!!! Po tani ? Milshevici ka vdekur! Nga t’ja mbajme ? Te Putin , shpejt se Trump nuk na mban, I ka folur LU patjeter
cfare fotomontazhi,….ku po qe eshte kulmi…gjeni foton origjinale dhe shihni me verejtje fotomontazhin e kokes!..jane mjeshtra per keto fallsifikime!
Partia e budallait Azem Hajdari., qe stacionohej para tvsh-se.Kan dale nga moda metoda te tilla.Sot po punohet per te jetuar ne Mars dhe jo per tu bere kryeminister i ndonje shteti.
??????????????????????????????????THANKS GERMANY
Nuk ka mundesi se Luli ka dhen garanci qe qendresen e 300 spartaneve te cadra e mbeshtet Merkeli, Trumpi dhe Putini bashk! Vetem Sorosi po i ben rezistence deri tani po mbasi ti cpohen gomat e makines do nderroj mendje dhe ai!