Veprim horror i babait ndaj vajzës 14 vjeçare. Adoleshentja u përpoq të ndërhynte sepse dy prindërit po ziheshin, por ai i ka hedhur ujë të nxehtë, duke e djegur në disa pjesë të trupit.
Mësohet se vajza 14-vjeçare ndodhet në Q.S.U.T. nën kujdesin e mjekëve, pasi ka djegie të shumta në trup.
Policia e Durrësit ka shpallur në kërkim 45-vjeçarin K.Xh.
I kërkuari pasditen e së mërkurës në gjendje të dehur ka dhunuar bashkëshorten.
E ndodhur në banesë vajza e çiftit vetëm 14 vjeçe është futur mes prindërve për t’i ndarë.
Por 45-vjeçari ka vepruar me barbarizëm.