Kuvendi do të zhvillojë një seancë jashtë radhe të hënën në orën 18:00. Në rendin e ditës është parashikuar ngritja e komisioneve që do të bëjnë procesin e Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Rendi i ditës: Kuvendi mblidhet në seancë plenare ditën e hënë, 6.3.2017, ora 18.00
Rendi i ditës 1. Projektvendim “Për procedurat parlamentare për funksionimin e komisioneve ad hoc dhe realizimin e procesit të votimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
2. Projektvendim “Për krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit sipas ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” (neni 55, Rregullore, votim me shumicë të thjeshtë)
si çeçua do shkoni zvarranike…
kur ju shoh ne cader me vjen ndermend gruevski me 12 vjet qeversje dhe ska ku futet dhe kerkon lufte duke shpresuar ne shpetim ashtu dhe ju te cadres vetem se me ju ska filluar drejtsia sepse ajo eshte ne ndertim e siper, tete vitet do kalojne ne site dhe basha nuk besoj se kete here do shpetoje nga dhimbja e barkut