Diplomatja e Bashkimit Europian Frederica Mogherini ka nisur takimet e para në kryeqytet.
Pas takimit me kreun e shtetit Bujar Nishani, përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë takoi ministrin e jashtëm Ditmir Bushati.
Dy diplomatët po zhvillojnë një bisedë me studentët e Universitetit të Tiranës.
Ministri Bushati mirëpriti Mogherinin tek sa tha se fokusi i shqiptarëve do të ngelen reformat dhe vlerat europiane.
Ndërkohë Mogherini falenderoi organizatorët e takimit pasi siç thotë mes të rinjve shqiptarë dhe italianë ndjehet shumë mirë.
“Janë qytetarët që duan një reformë në drejtësi që shteti të funksionojë më mirë dhe jo Brukseli. Ndaj është përgjegjësi e institucioneve që ta përmbushin këtë reformë. Një sistem i pavarur i drejtësisë lufton krimin e organizuar, korrupsionin, do të tërheqë të rinjtë e interesuar për biznes dhe investitorët. Ka ardhur koha që Shqipëria të marrë hapat e duhura, ne nga ana jonë jemi gati të hapim negociatat”, shprehet Mogherini.
Më tej, zëvendës Presidentja e Komisionit Evropian i drejtoi një apel të rinjve duke i thënë që mos tregojnë durim por të ngrenë zërin tek sa këshilloi kujdes për protestat.
Mogherini nënvizoi se shqiptarët e duan reformën në drejtësi tek sa shtoi se qytetarët janë gati të marrin në dorë fatin e tyre.
“Zgjerimi është një zgjdheje e përbashkët që ne po e bëjmë së bashku dhe ka të bëjë me vendime të përbashkëta që ne i ndajmë me njëri-tjetrin. Tani e ka Shqipëria në dorë të marrë hapin përpara. Ju lutem afroheni më shumë veten tuaj drejt Bashkimit Evropian, “ u shpreh diplomatia.