Taulant Balla kundër Kryemadhit për mbjellien e shafrasë, propozon një bimë tjetër

3 Mars 2017, 14:11Politika TEMA

Deputeti socialist Taulant Balla ka hedhur poshtë propozimin e  bërë nga deputetja Monika Kryemadhi për  mjedhjen e bimës së Shqfrasë.

Balla deklaroi se nuk ka kohë për eksperimente duke propozuar kështu mjellien masive të bimës së duhanit.

“Unë nuk mendoj që ne merremi me kundërpërgjigje. Kjo është më shumë se kaq. Në kuadër të programit tonë për bujqësinë mendojmë se duhani është një prej kulturave bujqësore më të rëndësishme që ka zona e Bleshit, Cerrikut, por edhe zona të tjera kanë. Kjo është një kulturë e sprovuar në këto anë. Ka mbi 50-60 vjet që në këto anë prodhohet duhan. Vetëm Belshi, në fund të viteve ’80 prodhonte deri në 3 mijë tonë duhan dhe kjo e përkthyer në vlerë financiare është një vlerë shumë e madhe,” tha Taulant Balla. 

Më tej ai siguroi se do të kërkojë që të ketë edhe sumvesione nga shteti.

“Sot së bashku me një nga kompanitë më të mëdha në Europë, siç është SEKE, kemi arritur që të krijojmë një komunikim me shoqatën e prodhuesve në mënyrë që i gjithë duhani, prodhimin e të cilit fermerët nuk e kanë ndërprerë asnjëherë t’i garantohet tregu.

Jam i sigurt që me këto ofertues të rinj për blerjen e prodhimit ne do të kemi siguri për fermerët tanë, kështu që më shumë se sa të bëjmë prova, jemi më të fokusuar drejt prodhimit të një produkti i cili ka dhënë garanci që në këtë zonë bëhet, që fermerët tanë kanë eksperiencën e duhur për trajtimin e tij. Jemi në drejtimin e duhur për kultivuar një prodhim bujqësor që ka rendiment shumë të lartë krahasuar me kultura të tjera bujqësore”,
u shpreh Balla

Veç pak ditë më parë, deputetia e LSI-së   Kryemadhi deklaroi se për të larguar një pjesë të popullsisë nga kultivimi i drogës, duhet menduar mbjellia e shafrasë, bimë që njihet ndryshe si “ari i kuq”.

3 komente në “Taulant Balla kundër Kryemadhit për mbjellien e shafrasë, propozon një bimë tjetër”

  1. fieraku NGA ferrasi says:

    Tallni trapin me kte milet.

  2. Zigur Qarri says:

    “Në vitet ’30 duhani ishte një biznes shumë i madh, me një industri që lulëzonte, me 19 fabrika, të përqendruara kryesisht
    në Shkodër dhe Durrës, por edhe në zonën e Gjirokastrës, Korçës dhe Tiranës. Por, që nga ajo kohë kanë kaluar 80 vjet
    dhe nga industria e duhanit kanë ngelur vetëm batutat nga paketat DS, Partizani apo Porti i Kuq. Ndërkohë që gjithnjë
    e më pak fermerë po e prodhojnë këtë kulturë, në pamundësi për ta shitur jo me 12 euro, por as me 20 lekë kilogramin.
    Biznesi i duhanit është djegur pothuajse deri tek filtri. Numri i fermerëve është zvogëluar shumë ndër vite. Sipas të dhënave
    të Ministrisë së Bujqësisë në vitin 2015 janë prodhuar 17,352 kuintalë duhan, ose 2.000 kuintalë më pak se në vitin 2014”.

  3. Vese says:

    Duhani hahahahahaha, akoma me mbjelljen e veseve ju?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje