Kryeministri Edi Rama ka qenë i pranishëm sot në një takim me drejtues të Policisë së Shteti ku është ndalur në luftën ndaj kanabisit.
Rama mori si shembull rastin e Lazaratit që sipas tij ka qenë një zonë e mbrojtur politikisht nga qeverisja e PD.
“Para 3 vjetësh Republika Autonome e Lazaratit gëzonte mbrojtje politike të shpallur. Ju e kujtoni paraardhësin tim kur publikisht deklaronte së zhvillimi i posatçëm ishte projekt politik” – tha Rama.
Kryeministri tha se në 3 vite policia e shtetit ka shkatërruar 99% të parcelave dhe se ka shumëfishuar operacionet për kapjen e kanabisit.
Sipas tij për hashashin në Lazarat, qeveria “Berisha” kishte krijuar edhe infrastrukturë duke vënë në shërbim Zjarrfikësit dhe Ujësjellësin.
kurse ti e ke hap xhezmen per gjithe republiken e shqinise o pras kashari
Sala vendosi zjarrfikset per ashashin ne lazerat ndersa rama vendosi policine roje dhe ambulancat per transport te ashashit.
Nese je dyshues per kete o kryeminister,me kerko fakte dhe behu gati te heqesh nje drejtor policie dhe nje kryetar bashkie (nje nga ata qe u ke ferkuar koken )