3 Mars 1997/ Zgjedhja e Berishës president nën terrorin e rënies së shtetit

3 Mars 2017, 14:33Politika TEMA

Nga Mero Baze

Ndërkohë që politikanët shqiptarë po dilnin jashtë loje, ambasadorët e Perëndimit filluan t’i nxisnin politikanët shqiptarë për një marrëveshje kundër dhunës, që mund t’u hapte më pas rrugën zgjidhjeve të qëndrueshme politike. Përpjekja për bisedime erdhi pasi Kuvendi miratoi gjendjen e jashtëzakonshme.

Trupi diplomatik, duke përfshirë ambasadoren e ShBA-ve, Mariza Lino, dhe ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian, të përfaqësuar nga ambasadori italian Paolo Foresti, si dhe ambasadori i Zvicrës, zhvilluan nga ora 22.00 e datës 2 mars 1997 deri në orën 01.30 të datës 3 mars 1997 një takim me 10 përfaqësues të partive politike, duke përfshirë PD-në dhe parti të opozitës.

“Diskutuam për pikat e takimit dhe ato të mostakimit ndërmjet partive të ndryshme dhe u bëmë atyre pyetje për të na shpjeguar opsionet e tyre“, tha pas takimit të zhvilluar në hotel Rogner, ambasadorja e ShBA-ve në Shqipëri, Mariza Lino.

E pyetur nga gazetarët se a u gjetën pika takimi mes partive, zonja Lino tha: “Mendoj se në çdo lloj kontakti ka pika takimi e mosmarrëveshjesh“.

Departamenti amerikan i Shtetit reagoi më 3 mars përmes një deklarate, ku theksonte se ShBA-të janë të shqetësuara për precipitimin e situatës dhe u bëri thirrje qytetarëve të ndërprisnin aktet e dhunës, megjithëse i kuptonte vështirësitë që hasnin ata. ShBA-të i bënë thirrje presidentit, qeverisë dhe gjithë liderëve politikë të punonin së bashku për zgjidhjen e krizës dhe shprehën keqardhje që zgjedhja e presidentit u bë në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, duke shprehur mendimin se ky akt do ta shtonte polarizimin e vendit dhe nuk ishte një zgjidhje e mirë.

ShBA-të, po ashtu, shprehën shqetësimin se vendosja e gjendjes së jashtëzakonshme do të kufizonte lirinë e shprehjes dhe të drejtat e njeriut dhe i bënë thirrje qeverisë të merrte përgjegjësitë e saj për të ndalur gjendjen e anarkisë dhe jo ta përdorte gjendjen e jashtëzakonshme për represion. Po ashtu, vlerësuan se dorëheqja e qeverisë Meksi ofroi shanse për zgjidhje të reja politike, sidomos për një qeveri me bazë të gjerë, që të përmbushte detyrimet e saj për përmasat e krizës. Më tej, se qeveria e re duhej të vendoste rendin, të krijonte shanse të reja për liritë dhe të drejtat e njeriut, për lirinë e shprehjes, si dhe t’u hapte rrugën zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

U theksua se ky ishte një moment kritik dhe se Uashingtoni po konsultohej me qeveritë europiane për të gjitha hapat që do të ndërmerreshin për përballimin e krizës.

Mëngjesi i 3 marsit u bë dhe më i zymtë nga ky lajm. Sali Berisha ishte i përfshirë në formalitetet e rizgjedhjes si president.  Brenda Grupit parlamentar ishin vendosur qysh në orë 9 të mëngjesit, rregullat se si do të veprohej. Pjetër Arbnori dhe Ali Spahia u kujdesën për formalitete e fundit. U caktua komisioni i votimit, dhe propozuesit.

Në lozhën e medies kishte një atmosferë tensioni. Ishte dita e parë që për të hyrë aty duhej një leje speciale. Ishin shtuar rojet në koridoret që të çonin në lozhë dhe në rreshtin e parë të saj ishin rreshtuar disa oficerë të Gardës. Seanca me dy ndërprerje zgjati pak më shumë se një orë. Në këtë interval u përfshi sqarimi i kandidaturës, rregullat e votimit dhe ngritja e strukturave të votimit.

Më bëri përshtypje se fleta quhej e vlefshme kur nuk prekej. Ndryshe nga çdo votim tradicional,  votuesi duhet ta shprehte vullnetin pro kandidaturës duke mos e prekur atë. Pra deputetët duhet ta merrnin fletën ta palosnin dhe ta fusnin në kuti pa asnjë shënim. Kjo quhej votë pro Berishës. Nëse shtonin një emër tjetër quhej e pavlefshme. Tradita e votimeve është e tillë, që votuesi shënon ose rrethon atë që do. Atë ditë ishte ndryshe. Nuk duhet ta prekje. Thellë thellë në koshiencën e atyre që shpikën këtë rregull ndjehej frika nga momenti kur një deputet të merrte lapsin dhe ti afrohej emrit të “ATIJ”.  Dhe për ti rënë shkurt u ndryshuan rregullat. Nuk u lejua të prekej emri i tij.

Ndërsa votohej djemtë e gjatë që rrinin në rreshtin e parë nuk të linin as të shikoje nga salla. Kishte me tyre që shihej qartë që nuk ishin profesionist. I kërkova njërit leje të afroja mikrofonin afër autoporlantit që ishte në lozhë. Më pa pak me dyshim dhe në fund më lejoi, pasi dikush shkeli syrin.

-Kena dhe pak punë sa të zgjidhet i ky burrë dhe njëherë, pastaj dina ne çka bëjmë tha.

Tunda kokën për të qenë në rregull me betimin e tij dhe u ula në vendin tim.

Sali Berisha u rizgjodh president. Ai nuk arriti dot të gjente një zgjidhje politike dhe u detyrua të bënte një zgjidhje formale kushtetuese.

Në seancë votuan 118 deputetë. Për zgjedhjen e Berishës votuan 113, ndërsa 4 abstenuan dhe 1 deputet votoi kundër.

Votimit i mungonte solemniteti dhe prania e ambasadorëve të huaj. Dukej se ishte një lëvizje e destinuar të dështonte, që nuk gjente miratim politik, pavarësisht legjitimitetit nga pikëpamja kushtetuese.

Pas votimit djemtë që kishin bllokuar rreshtin e parë dolën me rrëmbim shkallëve dhe para parlamentit u dëgjuan disa krisma sporadike. Kishte filluar festimi me armë, që s’di kush e ndali menjëherë.

Situata në vend po bëhej dëshpëruese. Policia kishte braktisur komisariatet dhe të arratisurit e parë nga burgjet u shfaqën rrugëve si kërcënim. Varfëria dhe totalitarizmi ishin dy mbretërit e rrugës. Prej tyre ishte i rrezikuar gjithkush. Në emër të të dyjave, vendit po i vihej flaka. Në emër të kërcënimit prej varfërisë, njerëzit dolën në rrugë dhe në emër të totalitarizmit, tashmë vendi ishte një eksperiment i madh i totalitarizmit që vjen nga anarkia. Sali Berisha gjendej para akuzave, të cilat nuk kërkonin përgënjeshtrim, por veprim. I bindur se ishte i pafajshëm, ai përpiqej të shpjegohej, ndërsa vendi po rrëshqiste drejt humnerës. Rritja ekonomike e Shqipërisë, tashmë ishte dëmtuar në mënyrë të pashmangshme duke e bërë të diskutueshëm faktin nëse ajo ka qenë reale apo e nxitur nga informaliteti.

Marrë nga libri “Viti 97”

13 komente në “3 Mars 1997/ Zgjedhja e Berishës president nën terrorin e rënies së shtetit”

  1. Arben Patoku says:

    po ky pikturisti Rama qe kemi sot per kryeminister cfare votash per tu rizgjedhur kerkon …..apo do ta financojne klientet me te babezitur te pushtetit te Rames te cilet i kane pire gjakun ketij populli dhe sponsorizojne ligje, VKLM dhe udhezime te cilat vendosin fatin e konkurences ne zyrat e ketij shteti te sterpjerdhur e jo ne tregun e lire.

    1. Spartaku says:

      Arben Patoku qe u befshe pate,kur Edi Rama, sipas teje i paska pire gjakun ketij populli? Mos e ngaterron gje me Sali Berishen,se ai ka pire gjak shqiptari,ai ka vrare 4000 vete ne 97-ten 26 ne gerdec,4 vete ne 21 janar.Po Edi Rama cilin ka vrare? Ti o rrumpall nuk di çfare te flasesh e sa te shpifesh.Genje sa te duash,nuk te beson njeri .Hajvan.Edi Rama eshte nje kryeminister i paster,me ndjenja shpirterore njerzore,dhe do jete kryeminister edhe per shume vjete.

  2. nn says:

    o zoooottttttttttt……………………. dhe mbas 20 vjetesh – prape kyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyyy

  3. Dorina says:

    Sali kafhsa. O popull kujtoni se cfare keni hequr nga ky malok i pagdhendur, i rrotur mes ujqeeve dhe gjarperinjve (si e ka thene vete neper intervista, packa se degjonte dhe Edit Pjafin). O kafsha parahistorike!

  4. Besoj says:

    Ka shume gjynahe ky plere ndaj shqiptareve. Sa me pare te denohet aq me shpejt Shqiperia do te mare fryme lirshem.

  5. REZI says:

    Edhe pas 20 vjetësh prapë ky? Tani do të mbrojë ato që ka bërë, nuk do të gjykohet e të dënohet për poshtërsitë që i ka bërë këtij vëndi.
    Po e lejuat do vazhdojë edhe 20 të tjera se do ja dorëzojë pushtetin të birit.

  6. Lal Prenga says:

    E mor doktor KakaMuti!
    Ti na tregove dicka shume te rendesishme, na nxorre lakuriq para pasqyres ashtu si jemi ne te vertete, popull pa identitet e karakter!
    Se si mundet nje popull i masakrum si i yni nga serbet te kete idhull nje serb, vetem nje Zot e di!
    Misteret e Natyres!

  7. Semanjaku says:

    Shpellari,,,nje figure e zeze ne historin e popullit tone,,,vetem ata qe kane shpirtin si te tij dhe kane vjedhur e masakruar pasurin kombetare,,,ata njerez me te kaluar kriminale ose per interesa te castit i shkojne pas. Vendi i tije eshte prapa hekurave.

  8. Luli says:

    Sa here qe dalin maloket para mut punet e ketij vendi!

  9. toni says:

    nje maloke kriminel qe ne97 beri thirje ne kavaje per lufte civile

  10. Fred says:

    O zot cfare surrati naendertali qe ka!!!
    Kot nuk e zgjodhen amerikanet. E pane kafshellekun e tij qe ne surrat.
    Surrat maloku i keq race e perzier se malesoret jane ne pergjithesi te pashem.

  11. aleksander says:

    o popull idiot sala ra ngakali para 5 vitessh meruni me keta qe jan mi kale pastaj kthejuni sales the fatosit se e keni haruar ate

  12. uskania says:

    Kush janë këta mutër “Luli”, të cilët kërkojnë me çdo mjet të përçajnë Veriun me Jugun?As që dyshoj se mund të jenë edhe veriorë, por të mos harrojnë se kështu do politika shoviniste shekullore serbe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje