Ruçi: Maxhoranca gjithnjë e gatshme për dialog

3 Mars 2017, 14:43Politika TEMA
Ruçi: Maxhoranca gjithnjë e gatshme për dialog

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi reagoi pas përgjigjes së opozitës pas katër kërkesave të propozuara.

Në emër të koalicionit ai tha: “Kjo maxhorancë ka qenë dhe mbetet e gatshme për dialog me opozitën. Ka shume për te folur edhe për katër pikat e propozuara e sapo shtruara nga opozita dhe jemi të gatshëm të ulemi ne Kuvend, në komisione apo ku të dëshirojë Partia Demokratike.

Qeveria dhe opozita duhet të dialogojnë gjithnjë për reformat e mëdha dhe çdo çështje ne interes te vendit e te qytetareve; kush është në qeveri e kush në opozite e vendos vetëm populli me votën e tij.

3 komente në “Ruçi: Maxhoranca gjithnjë e gatshme për dialog”

  1. Andonio says:

    Ah plehra u dorezuat perpara nje miu qe po kerkon vrim qe te futet.

  2. Usa says:

    Po nuk keni nga te veni, u erdhi ora qe te dy paleve.

  3. Kritiku says:

    Po mire more Ruçi(Ruqi), ti flet ne emrin tend dhe te tere atyre qe mbeshtetet shkaterrimin e shtetit shqiptar, sepse edhe ti ashtu si edhe shpellaret e PD-se nuk keni interes qe te zbatohet refroma ne drejtesi, sepse edhe ti e ke koken ne litar. Nuk ke vjedhur pak edhe ti. Ruçi, nuk ka dialog gjoja per te miren e Shqiperise, me pikerisht ata qe nuk ia duan te miren asaj. Keto lojera si pilivani ne tel, i keni bere ju dhe ja ku jemi ne kete pike, qe shteti shqiptar u shkaterrua deri ne piken Zero.
    Duam gjithnje dialog thote mafiozi. Nuk duhet lene ne duart e vete krimineleve, reforma ne drejtesi, sepse kush eshte ai budalla qe i thote burgut “hapu”?!
    Kjo Loje e ndyre e politikes shqiptare, qe gjoja duan reforme ne drejtesi eshte nje “VRIME NE UJE”. Lenia e vendimit 50:50, pozite dhe opozite, ishte nje nga shkeljet me dashje qe i bene pikerisht ata qe nuk e duan reformen dhe kjo eshte nga te dy palet e politikes. Nuk mund te themi qe u be nga mosdija, sepse atehere do te thonim, qe ju palo politikane duhet qe te dilni nga kjo fushe, sepse nuk eshte per ju, si te paafte.
    Por duke pare qe shumica e shqiptareve jane leshko nga trute, keta kriminele e kane shume te lehte qe te luajne me ta. Ne asnje vend tjeter te botes nuk eshte luajtur kaq hapur me njerezit, nga politikane kriminele, se sa ne Shqiperi.
    Sipas kokes vendoset edhe kapelja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje