Produktet në lindje, jo të të njëjtit standard si ato në perëndim

3 Mars 2017, 17:03Bota TEMA

Dyshim i hershëm e së fundi dhe fakt: Përfaqësuesit e grupit të Vishegradit janë ankuar hapur se prodhimet që shiten në perëndim nuk kanë të njëjtën cilësi me ato të dërguara ne lindje.

“Çfarë jemi ne, fusha depozitimi për plehrat e Evropës”, janë ankesa që dëgjohen rëndom në Çeki ose Sllovaki thotë DW, ndërsa shumë konsumatorë ne Evropën lindore nuk e kane sigurinë se dyshimi se produktet e blera nuk janë ato te premtuara ne reklama.

Kryeministri sllovak Robert Fico i kritikoi ashpër kompanitë shumëkombëshe duke e konsideruar të papranueshme që në vendet ish-komuniste dërgohen prodhime me cilësi më të dobët se në Europën perëndimore.

Fico këtë e cilëson një “poshtërim”. Së bashku me homologët nga Çekia dhe Hungaria ai ka kërkuar që BE-ja të ushtrojë presion për kontrollin e prodhimeve.

Analizat e kryera nga ministria e Bujqësisë në Bratislavë tregojnë se gati gjysma e artikujve të shitur në Sllovaki janë më të dobët se ato në Austri, por ndonëse cilësia është më e ulet, çmimi ndërkohë nuk është aspak më i lirë.

Revista për konsumatorët “DTest” në Pragë botoi këtë vjeshtë rezultatet e një analize të prodhimit Nugat në Gjermani, Itali, Poloni dhe Sllovaki. Fitues i testit rezultoi produkti në Gjermani, i cili kishte dhe përqindjen më të madhe të kakaos.

Të shqetësuar janë edhe politikanët e Rumanisë, të cilët pohojnë se në supermarketet e tyre po paraqiten gjithnjë e më shumë prodhime më të lira nga vende të tjera. Ndaj në këtë vend është miratuar edhe ligji që parashikon që në supermarkete të ketë të paktën 51 % të prodhimeve vendore. BE ka nisur një procedurë kundër këtij vendimi.

1 komente në “Produktet në lindje, jo të të njëjtit standard si ato në perëndim”

  1. shqip says:

    Imagjino çfare hidhet ne trgun shqiptar. Ishim vendi me sigurineme te l’arte ushqimore ne kohen e Enverit. Ti ” palaço ” armik i Enverit mos i shtrembero turnjte e shpifur. Po them nje realitet qe e ka çertifikuar bota, jo Flamur Noka. Tani gjen nga te gjitha ne treg. Te mbushet syri me produkte, si dhe barku me semundje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje