KOMUNIKIMI JAVOR/ Rama: Basha kërkon pushtetin në tavolinë, pastaj shohim e bëjmë për Vettingun!

5 Mars 2017, 21:02Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka theksuar edhe njëherë angazhimin e qeverisë që ai drejton për të nisur me zbatimin e ligjit të vendit. Në komunikimin javor në “Facebook”, kreu i Qeverisë ka theksuar se tani është koha për vendosur një drejtësi të re, duke filluar me zbatimin e reformës në drejtësi, e konkretisht me ligjin e vettingut.

“Na duhet një drejtësi e re, një drejtësi që garanton të drejtën e pronës private apo publike, një drejtësi që garanton trajtim të drejtë e të barabartë për të gjithë në Gjykatë, një drejtësi që garanton hetime të drejta e të paanshme për çdo shkelje të ligjit, nga kushdo qoftë me pushtet apo pa pushtet. Një drejtësi që e bën shtetin shtet dhe qytetarin njeri të lirë. Themelet e një drejtësie të re janë vendosur dhe Kuvendi i ka miratuar ligjet kryesore për fillimin e një revolucioni demokratik që do të përmbysë sistemin e kalbur të drejtësisë, duke nisur me zbatimin e ligjit themelor të vettingut. Shembja e pallatit të vjetër të drejtësisë është një aspiratë popullore e vendosur në rendin e ditës. Koha është tani dhe politika shqiptare duhet ta mishërojë këtë aspiratë mbarëkombëtare pa humbur kohë, duke i hapur rrugë ndëshkimit të gjykatësve dhe prokurorëve të korruptuar, përmes zbatimit të ligjit të vettingut.

Koha është tani dhe çdo viktimë e re e padrejtësisë në sallat e gjyqeve të këtij vendi, nuk është me vetëm viktimë e prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar që vazhdojnë avazin e vjetër, por edhe e politikanëve që i bëhen mburojë të shkuarës dhe pengojnë të ardhmen, me mos angazhimin e tyre për zbatimin e vettingut.

Koha është tani dhe çdo vonesë në çlirimin e drejtësisë i kthen politikanët që pengojnë vettingun në pengmarrës të ekonomisë, integrimit në Evropë, në pengmarrës të vetë zgjedhësve që votojnë parti të ndryshme, por kanë të gjithë të drejtën të jenë të barabartë përpara ligjit.

Koha është tani, dhe qeveria, shumica parlamentare është gati tani për të bërë detyrën e saj kushtetuese, politike e qytetare duke i hapur rrugë vettingut, për të mbështetur prokurorët dhe gjykatësit që do të dalin të pastër e të denjë nga ky proces historik, në detyrën e tyre madhore, të vendosjes më në fund të një drejtësie të re dhe të drejtë. Koha është tani, dhe opozita, përkatësisht PD nuk mund të fshihet më në çadrën e luftës për pushtet, duke braktisur detyrën e saj kushtetuese, politike e qytetarë të përfaqësimit të zgjedhësve e mbështetësve të saj, të cilët mund të mos e duan qeverinë, me të drejtën e tyre, por Shqipërinë, drejtësinë, integrimin tonë europian e duan po njësoj sa zgjedhësit dhe mbështetësit e kësaj qeverie”, tha kryeministri Rama.

Duke u ndalur tek protesta e opozitës dhe kërkesat e saj për qeveri teknike, kryeministri Rama tha se PD po kërkon pushtetin në tavolinë. Referuar atyre që i cilësoi si “ultimatume” të PD, Rama bëri një krahasim “është njësoj si të ngjitesh majë një pallati, e të kërkosh: ose më jepni çelësat e gjithë pallatit, ose do hidhem”.

“Të thuash sot dua njëherë pushtetin në tavolinë, pastaj shohim e bëjmë për vettingun, është njësoj si të thuash: karrigia ime nuk pret se po fundoset, ndërsa drejtësia pret edhe 25 vjet të tjera. Punë e madhe se demokratët e zakonshëm, njësoj si socialistët e zakonshëm, do të vazhdojnë të fundosen në detin e viktimave të korrupsionit dhe të krimit, që bëjnë ligjin nëpër gjykata. Jo vetëm kaq, të thuash sot qeveria e zgjedhur nga populli me votë, madje në zgjedhje që i kam organizuar vetë, duhet të ikë përpara zgjedhjeve sepse përndryshe do t’i fitojë prapë zgjedhjet, dhe madje ndaj s’ka kuptim të bëhen as zgjedhje; është njësoj si të thuash Kushtetuta, ligjet, populli, janë llafe boshe, o më jepni pushtetin mua në tavolinë, o unë do ta mbaj popullin peng të prokurorëve e gjyqtarëve të korruptuar, që e mbajnë drejtësinë larg çadrës time.

Të thuash çadra ime është populli, Atdheu, Europa, Amerika, dhe të ulërasësh se çdo gjë tjetër, përfshirë edhe qëllimet e mira të partnerëve tanë ndërkombëtarë, janë “bullshit”, është njësoj si të kesh hipur në majë të një pallati dhe të vësh alarmin se do hidhesh me kokë po nuk të dhanë çelësat e të gjithë pallatit. Ndjesë, por kësi lloj ultimatumesh nuk kanë lidhje me demokracinë, sistemin pluralist, ku qeverinë dhe opozitën i cakton populli në zgjedhje, jo një elitë e çoroditur partiake e mbledhur në një çadër proteste. Aty ku udhëheqësit janë protestues në hall, që flasin me vete për vete, dhe hallexhinjtë janë figurantë që duartrokasin si në emisione televizive. Natyrisht opozita është e lirë edhe të vetëvritet politikisht në mes të bulevardit, ku mund ta vazhdojë sa të dojë shfaqjen e dëshpërimit të saj, në mungesë të një vizioni, programi, skuadre dhe lidershipi të besueshëm për Shqipërinë. Ne nuk na mbetet asgjë tjetër përveçse ta ftojmë dhe riftojmë në rrugën e arsyes dhe dialogut, ku mund të biem dakord për çdo propozim realist të saj. Dhe po ashtu të vazhdojmë të komunikojmë për rëndësinë e këtij momenti me njerëzit, pa i ndarë në socialistë e demokratë, në tanët edhe të tyret, sepse shtetin nuk duam ta bëjmë për një pjesë, por për të grihe pa dallim. Pallatin e ri të drejtësisë nuk duam ta ndërtojmë për një pjesë, por për të gjithë para dallim.

Kjo qeveri ka një kontratë me shqiptarët deri më 18 qershor kur shqiptarët do të nënshkruajnë kontratën e re me partitë, duke zgjedhur qeverinë dhe opozitën për 4 vitet e tjera. Të gjitha partitë parlamentare pa dallim, në qeveri apo opozitë sot, ka një kontratë në fuqi me të gjithë zgjedhësit shqiptarë dhe një pikë e përbashkët e kësaj kontrate, është kthimi i drejtësisë në duart e popullit. Ky është momenti për ta zbatuar këtë pikë themelore të shumëpritur të partive me popullin, duke filluar vettingun. Dhe çdo parti parlamentare apo deputet i veçantë që nuk është gati ta bëjë këtë, i tradhton haptazi Shqipërinë e shqiptarët pa dallim, në këtë udhëkryq historik mes së shkuarës e së ardhmes”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri Rama e ka nisur me një urim për Kampionin më të ri të Europës, shqiptarin Izmir Smajlaj, komunikimin javor në rrjetet sociale. Më pasi ai ka vijuar reformat dhe punën e bërë sipas ti nga qeveria e koalicionit Rama­Meta, në tre vite e gjysmë.

“Urime nga zemra Izmir Smajlajt, kampionit të parë europian në historinë e atletikës shqiptare. Mirënjohje kampion, për shembullin tënd fantastik që është frymëzim për të gjithë ata që suksesin e kërkojnë me pasion, vullnet dhe kurajo të posaçme. Për të gjithë ata që vështirësitë nuk i përdorin si justifikime dhe pengesat nuk i shohin si arsye për t’u dorëzuar, për të gjithë të rinjtë e këtij vendi, por edhe për të gjithë ne, përfaqësuesit e popullit në rrugën drejt se ardhmes.

E pra jemi në një moment shumë të rëndësishëm për të ardhmen. Kemi hedhur shumë hapa, që deri para 3 vitesh e gjysmë as nuk mendoheshin si të mundura prej shumë kujt, në rrugën për të bërë shtet. Kemi kthyer vendin në drejtimin e duhur, kemi nxjerrë energjinë nga kriza e një falimentimi të pashpallur. Kemi vendosur ligjshmëri në pagesat e detyrimeve sipas konsumit. Taksimi i ndershëm e ka zëvendësuar taksën e sheshtë në favor të atyre që fitojnë më pak. Kush fiton më shumë, sot paguan më shumë. Kemi shlyer sasinë marramendëse të borxheve të fshehura, kemi filluar uljen e borxhit publik pas një periudhë të gjatë krize financiare.

Konsumi vijon të rritet si një shenjë e sigurtë e rritjes së fuqisë blerëse dhe ky muaj shënon një tjetër moment nxitjeje për ekonominë familjare me rroga e pensione të rritura.

Kriminaliteti është prej 3 vjetësh në shifrat e veta më të ulëta në 25 vite, dhe sot Policia e Shtetit është garancia më e sigurt se po bëjmë shtet. Plani i ri kombëtar në luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike ka nisur të zbatohet. 3800 kontrolle parandaluese janë bërë deri më tani, në sera, magazina, tunele. Po punohet për të ndaluar kultivimin e fidanëve, përpara mbjelljes së tyre. Çdo ditë 4200 forca policore janë në terrenin e kësaj lufte që ka hyrë në një fazë të re dhe do ta bëjë 2017 vitin e triumfit të shtetit mbi fenomenin 25-vjeçar të kanabisit, që nisi të luftohet seriozisht vetëm nga kjo qeveri.

Në çdo sektor punohet përditë prej 3 vitesh e gjysmë, për të bërë shtet me reforma të thella, të vonuara 25 vite. Lufta kundër informalitetit është përshkallëzuar në drejtim të evazorëve të mëdhenj dhe paralelisht me vendosjen e rregullit në librat e llogarive të biznesit të vogël e të mesëm, po ndiqen të gjitha llogaritë e të mëdhenjve, një pjesë e të cilëve janë dorëzuar e do të vazhdojë t’i dorëzohen Prokurorisë, për të hetuar çdo shmangie të detyrimeve të tyre ndaj shtetit.

Informaliteti në arsim është zmbrapsur përtej çdo imagjinate, të deri 3 e gjysmë vite më parë ku lulëzonte tregu i zi i diplomave dhe rrjeti i institucioneve parazitë të arsimit ët lartë që u pinte gjakun prindërve, duke shkatërruar të ardhmen e të rinjve që diplomoheshin pa shkuar një ditë në auditorë. Arsimi profesional po rilind dhe po kthehet në një bazë të sigurtë për të rritur punësimin në vitet e ardhshme, në bazën e zanateve të fituara në kohën e ndarë mes shkollës dhe ndërmarrjeve.

Investimet e brendshme dhe të huaja janë në nivelin e tyre më të lartë, por jo aq sa duam dhe aq sa duhet për ta fuqizuar më shpejt ekonominë. Punësimi është rritur dhe papunësia ka rënë. Jo aq sa do të donim, por do bëhet aq sa mundemi nëse zbatojmë reformën në drejtësi”, tha kryeministri.

8 komente në “KOMUNIKIMI JAVOR/ Rama: Basha kërkon pushtetin në tavolinë, pastaj shohim e bëjmë për Vettingun!”

  1. Timi says:

    Basha është gjithmonë një hap pas teje. Ti kryetar partie ai kryetar partie, ti kryetar bashkie ai kryetar bashkie, ti kryeministër ai kryeministër. Partinë ja dha babai, bashkine Ristani, kryeministrin e do nga ti. Si gjithmonë në tavolinë.

    1. adri says:

      Po fajin e ka Edi rama qe ka mbajtur ne pune grate e ketyre qelbesirave dhe ka lene me mijera militante dhe socialiste te afte te cilet i kane dhene voten dhe ka hedhur ne koshine plehrave pushtetin e partise demokratike.
      Jo vetem qe te shkarkohet kjo gruaja e dashamir shehir por Te shkarkohet dhe Presidenti i Republikes.
      Deri tani Edi Rama i eshte nenshtruar presioneve te Lulezim bashes ne fillim qe mbajti ne pune te gjithe militantete e dp se dhe nuk mundi te largonte te korruptuarit e berishes dhe militantet e dp se. Nuk largoi dhe shkarkoi nga detyra Visho Ajazin, Prokurorine Peergjitheshem Llallen qe ja beri qeverine llalle edi rames duke psuhuar me mijera dosje korrupsioni te qeveritareve te berishes, nuk shkarkoi bujar nishanin qe duhej ta kishte shkarkuar me kohe.
      Mazhoranca duhet medoemos te shkarkoje bujar nishanin i cili eshte koka e korrupsionit te gjyqtareve dhe prokuroreve. Eshte bashkepunetori i krimit ne sistemin e drejtesise sot ne shqiperi.

  2. tfgs1 says:

    pordhe me rigon,karakter i dobet,perpelitje perpara islamikut te fort Berisha etj,i pa afte per burre shteti,ajo qe ngelet eshte :DORHEQJA!
    Shteti shtyp me hekur paligjesine,kriminelet ,mbron drejtesine dhe siguron jete te barabarte per te gjithe e nuk kakaris me ”komunikime” e pordhe me rigon…………….

    1. Kujtimi says:

      RAma po tregon zgjuarsi. Rama i duhet ketij populli te pakten e nje 4 vjcar

  3. Valter says:

    Mire na thua, po kujt i thua.

  4. kuq e zi says:

    dhjaksat e janulles ketu komentojne kot ky eshte blog shqiptar shko e debato me ata mjekrrat e isis per islamike e te krishtere sepse rama ju ka dhjere si ne shqiperi dhe greqi palo kacak qe vetem fene ke per identitet

  5. agim says:

    Basha eshte nje hic,PD eshte nje e keqe e domosdoshme,ju ju besuma dhe shume pake bete,me shume e kaluar kohen me llafe,mjer ky popull ku ka mbetur

  6. Milan says:

    Bravo Edi Rama,jeni jeni me te vertere kryeministri me i mire qe ka pare historia e kombit,e mbi te gjitha jeni nje Patriot i vertete.Shkoni perpara ne punen tuaj per mireqenien e vendit.RESPEKT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje