Seria A/ Juventusi ndalet nga Udineze

5 Mars 2017, 17:11Sport TEMA

Juventusi nuk ka mundur të marrë më shumë si një pikë në transfertë përballë skuadrës së Udineses, duke barazuar me rezutatin 1-1 në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Friuli”.

Një hap fals ky për bardhezinjtë pasi kishin një mundësi të artë për tu shkëputur në renditje pas humbjes së Romës ditën e djeshme.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit përmes Duvan Zapata në minutën e 37-të.

Por, reagimi i Juventusit erdhi në pjesën e me  golin e shënuar nga mbrojtësi Leonardo Bonucci në minutën e 60-të duke vulosur shifrat në 1-1.

Pas këtij barazimi, Juventusi ngjitet në kuotën e 67-pikëve, tetë më shumë se Roma që është në vendin e dytë.

Ndërkohë Interi mori një fitore spektakolare në transfertë përballë Cagliarit në transfertë duke fituar me rezultatin 5-1.

Rezultatet e Serisë A.

Atalanta 0-0 Fiorentina

Cagliari 1-5 Inter

Crotone 0-0 Sassuolo

Empoli 0-2 Genoa

Torino 3-1 Palermo

Udineze 1-1 Juventus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje