VIDEO/ Policia i heq patentën sepse lëvizte me 170 km/h: “Bëni ç’të doni...

5 Mars 2017, 20:38Kronika TEMA

Një drejtues mjeti është ndaluar nga policia mbrëmjen e sotme, pasi sipas matjeve të radarit po ecte në autostradë Tiranë-Durrës me shpejtësi 170 km/h. Në momentin e ndalimit, punonjësi i policisë e ka njoftuar për arsyen e ndalimit, duke shtuar se ai po lëvizte me shpejtë të lartë, 80 km/h mbi normën e lejuar.

Sipas Policisë, drejtuesit të automjetit i është tërhequr leja e drejtimit dhe është dërguar në OASH për shpejtësi tej normave të lejuara.

Në bisedën me punonjësin e policisë, shoferi thotë se po shpejtonte për shkak të një problemi personal.

Polici: Si kaluat? T’i shoh pak dokumentet të lutem? Arsyeja e ndalimit është shpejtësia mbi normat e lejuara. Tabela të lejon 90km/h, je konstatuar me 170 km/h të matur me radar. Je 80km/h më shume se limiti i lejuar në autostradë.

Shoferi: Bëni çfarë të doni por më lini të shkoj në spital. Po s’po eci për qejf për Zotin, ç’a të bëj unë?

Polici: Të lutem patentën, leje qarkullimi.

4 komente në “VIDEO/ Policia i heq patentën sepse lëvizte me 170 km/h: “Bëni ç’të doni…”

  1. enter"" says:

    SHume mire, ka ardhur koha qe shqipot te mesohen me ligjin

  2. fisheku says:

    Po ti nuk je ambulance nuk je mjek nuk je policia ! E kuptoj se e kishe me ngut por ne vend qe te shkosh dhe te shohesh ate Problem qe ke pasi ti kirurg nuk je dhe asnjeri nuk e shpeton dot vecse do te rrezikoje me shpejtesine do ti haje koken e dikujt dhe mbase edhe tenden.Prandaj mentaliteti yne duhet paksa te ndryshoje. Te jesh ne momentin e duhur afer nuk do te thote te rrezikosh dicka tjeter. Paguaj gjoben dhe sherim te shpejte per te afermin tuaj.

  3. berti says:

    Mirë ia kanë bërë.. është nga ata tipat që të verbojnë me drita…

  4. Ledio says:

    Ne e kuptojme edhe ndiejme keqardhje per situaten tende, por ti me ate shpejtesi mund te marresh ne qafe jeten e shume personave. Gjobe te madhe edhe tju hiqet patenta per nja 3 vite ketyre kamikazeve. Edhe vetem pasi tu jete bere nje vleresim i shendetit mendor si edhe te kete kaluar edhe nje here kursin e shoferave te rishikohet mundesia per tu dhene perseri patenten.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje