8 Mars personal për një Burrë e për një Grua/ Urimi i veçantë i ministres Kumbaro dhe një foto e panjohur e fëmijërisë

8 Mars 2017, 11:07Kulturë TEMA

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro u ka kushtuar një urim të veçantë prindërve të saj këtë 8 mars, ku shkruan: se ky është një urim personal “një Burrë e për një Grua-që më përkthyen në shqip kuptimin e 8 Marsi-t jo thjesht si një festë, por si një ditë, ekzistenca e së cilës tregon se rruga drejt qytetërimit është e gjatë;
që më treguan, pa e thënë, se çfarë është një dashuri e madhe mes burrit dhe gruas.

Statusi i plotë  i ministres Kumbaro në Facebook:

8 Mars personal për një Burrë e për një Grua.

për të falenderuar nënën time dhe babanë tim, dy të shtrenjtët e mi arsimtarë, që më mësuan se e para ishte Fjala, se sa shumë duhet të luftosh për t’ia dalë me aftësinë e mendjes e me forcën e Fjalës;
që më dhanë, para shkollës, mësimin më të çmuar se nuk ka emancipim të shoqërisë nëse gruaja dhe burri nuk janë bashkë në atë luftë;
që më përkthyen në shqip kuptimin e 8 Marsi-t jo thjesht si një festë, por si një ditë, ekzistenca e së cilës tregon se rruga drejt qytetërimit është e gjatë;
që më treguan, pa e thënë, se çfarë është një dashuri e madhe mes burrit dhe gruas.
U kërkoj ndjesë atij në qiell e asaj në shtëpi, për lëndimet që u shkakton dhuna verbale e fyerjet që bien ndonjëherë mbi vajzën e tyre vetëm pse ka pranuar të jetë në politikë, por duke i bërë të ndjehen krenarë për çdo ditë të punës time, vajzës së tyre.
Të tjerat shkojnë e vijnë…

Të dua shumë Ma!

Bashkë me këtë urim të ndjerë ministrja e Kulturës ka publikuar në rrjetin e saj Facebook edhe një foto të fëmijërisë së saj, ku shihet me të dy prindërit e saj.

1 komente në “8 Mars personal për një Burrë e për një Grua/ Urimi i veçantë i ministres Kumbaro dhe një foto e panjohur e fëmijërisë”

  1. Fallo Madhi says:

    Gezuar 8 Marsin Zonja Kumbaro jeni nje vlere per Shqiptaret bashke me Zonjen Kodheli.
    Plot edukate,kulture dhe humanizem nje Bravo te madhe sot qe po na ha injoranca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje