I vetëquajturi “Mbreti i Instagramit” Dan Bilzerian ka ngjallur reagime të mëdha në rrjetet sociale, pasi përdorin 8 Marsin për të postuar një fotografi ofenduese në profilin e tij.
Në imazh duket Bilzerian-i i futur në një vaskë, bashkë me 4 femra të tjera pjesërisht të veshura, ndërkohë që ai po bëhet gati që të ushqehet në një pjatë të vendosur në kurizin e zhveshur të një vajze të pestë të shtrirë përpara tij.
“Është Dita Ndërkombëtare e Gruas. Falënderoji ato. Janë të mira për kaq shumë gjëra!”, ishte mesazhi që shoqëronte foton.
Ai ka 21 milionë ndjekës në Instagram, e përveç pëlqimeve pati shumë kritika për këtë foto të papërshtatshme.