Këto femra nga Bangladeshi kanë përjetuar momente shumë të vështira si pasojë e sulmeve me acid, të cilat i kanë lënë të shpërfytyruara.
Në kryeqytetin Dhaka u organizua një aktivitet, ku 13 modele të cilat kanë dëmtime në fytyrë ecën në pasarelë, këtë herë duke mos u mbuluar.
Secila prej tyre ka nga një histori të veçantë për këto dëmtime, ndërkohë që shprehen se tani e kanë rigjetur forcën për të besuar në vete.
Ka nga ato që janë sulmuar nga partnerë abuzivë, meshkuj që i kanë refuzuar, apo për konflikte pronësie.