Topi: Shqipëria në rrezik i madh nëse bojkotohen zgjedhjet

9 Mars 2017, 17:04Politika TEMA

Ish-presidenti Bamir Topi paralajmëron se Shqipëria do të përballet me një rrezik të madh në rast se nuk hiqet dorë nga artikulimi se “nuk do të ketë zgjedhje”.

Ish-kreu i shtetit i ftuar në emisionin “7pa5” në “Vizion Plus” apeloi në drejtim të forcave kryesore politike që të ulen në tryezën e reformës zgjedhore.

Topi përjashtoi mundësitë e kandidimit të tij në listat e ndonjë partie tjetër përveç FRD.

Sipas ish-kreut të shtetit e gjithë situata e sotme politike e ka fillesën te ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Një ditë më parë pas një takimi të kryedemokratit Basha me aleatët, PD vendosi që as ajo dhe as aleatët e saj, të mos regjistrohen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve; dhe rrjedhimisht të mos hyjnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 18 qershorit, nëse nuk dorëhiqet kryeministri Rama.

Pas këtij vendimi kreu i PAA, Agron Duka firmosi çregjistrimin e kësaj force në KQZ. Ndërkohë që ka patur edhe aleatë të Bashës që janë shprehur kundër këtij vendimi.

3 komente në “Topi: Shqipëria në rrezik i madh nëse bojkotohen zgjedhjet”

  1. mmoisiu says:

    Mos u shqeteso o Bole ,me fal Topi ,se dhe ti je shkaktari me heshtjen qe nuk foli kurre ! President dhe rrije si i dhjere
    kur kriminelet e PD vrisnin njerzit ne bulevard me duar ne xhepa !shume

  2. Endri says:

    DIL TI OPOZITA SE TI JAPIM VOTAT. PD NUK MERR QE NUK MERR GJE.
    KY ESHTE FAT PER TY DHE GAZ OKETEN.

  3. Treviso says:

    Nuk ka pse te anullohen zgjedhjet pse nuk marrin pjese disa parti mafjose. Keto nuk eshte se perfaqsojne 49% te popullsise. Nese ka dyshime le te behen sondashet nga Bashkimi Europian dhe te vendoset pas rezultatit ne plotesojne 49% te votuesve. Koha nuk pret, puna duhet te filloje sa me pare, per te sfiduar kriminelet dhe mafjozet qe kan bllokuar reformat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje