Veseli: Ushtria e Kosovës do krijohet me vendim unanim

10 Mars 2017, 17:15Rajoni TEMA

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli deklaron se ushtria e Kosovës do të ngrihet brenda pak ditësh me vendim unanim në Kuvend.

“Natyrisht që partnerët tanë kanë dëshirë dhe më e mira do të ishte konsensusi. Por, nëse ne do të kemi konsensus, do ta ndryshojmë Kushtetutën. Transformimi i FSK-së do të ndodhë në bazë të ligjit, sepse ka ndodhur edhe një keqkuptim. Përmes ligjit do të marrë kompetencat e veta ushtarake që i ka”, tha  Veseli.

Në lidhje me rezolutën e miratuar dje nga Kuvendi i Kosovës, ai tha se pezullimi i kërkuar nuk është kundër dialogut si proces, por kundër ndërhyrjes së Serbisë në punët e brendshme të Kosovës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje