Rikthehet përsëri dëbora në disa qytete të Shqipërisë

13 Mars 2017, 10:02Sociale TEMA

Edhe pse jemi në prag të stinës së pranverës, moti vazhdon të na suprizojë.

Gjatë dy ditëve të fundit, ulja e temperaturave ka rikthyer dëborën në verilindje dhe në juglindje të vendit tonë.

Mësohet se në Bulqizë, trashësia e dëborës  momentalisht shkon nga 5 cm deri në 15 cm në zonat malore.

Po ashtu edhe Korça e Pogradeci janë zgjuar me dëborë, mbi 5 centimetra.

Deri më tani, nuk raportohen probleme serioze në rrugët nacionale dhe rurale.

Problemet me motin mund të sjellin probleme për fermerët në bujqësi pasi dëmton të mbjellat e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje