Konferencat e shtypit në shtëpinë e bardhë, mund të mos jenë gjithmonë interesante.
Kjo, sidomos kur je një reporter veteran, i cili e ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në atë dhomë.
Kështu, korrenspondenti i Newmax, John Gizzi u filmua teksa e zinte gjumi në sallën, ku sekretari për shtypin, Sean Spicer ishte duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Më pas, ai shkruajti në Twitter se nuk ishte duke fjetur.
“E keni menduar ndonjëherë se reporterët shohin bllokun e shënimeve për t’u konsultuar, përpara se të bëjnë pyetje?”