Policia e Kalifornisë është në kërkim të një gruaje, e cila braktisi të bijën dy vjeçare në një supermarket.
Vajza u gjet në mbrëmje në ambientet e supermarketit, e palënduar, por e vetme.
Ndërkaq, pamjet e kameras së sigurisë tregojnë momentin kur ajo hyn në supermarket bashkë me të ëmën, ndërsa kjo e fundit largohet duke e lënë vajzën pas.
Fëmija u end e vetme për disa momente, derisa një tjetër blerëse e vuri re dhe e dërgoi sërish tek e ëma, por ajo thjesht iu përgjigj “ta linte aty ku ishte.”
Kur policia i tregoi vajzës videon e kameras së sigurisë, ajo e identifikoi gruan që e shoqëronte, duke e thirrur “mami.”