Në rrjetet sociale ka ca ditë që qarkullon një video, në të cilën është filmuar një vajzë nga Prishtina duke mbajtur një “fjalim” të improvizuar para shokëve a shoqeve të klasës mbi patriarkalizmin.
“Është një denoncim fantastik që një vajzë i bën shoqërisë patriarkale shqiptare”, tha Nano në fillim të Zululandit, ku kishte ftuar për këtë çështje dy pedagoge, Diana Kastratin dhe Orjola Pampurin.
Të dyja të ftuarat thanë se kjo vajzë nuk është përfaqësuese e brezit të vet, ngaqë brezi i saj nuk para shquhet për këtë guxim qytetar.
Më tej u fol për shoqërinë shqiptare që prodhon burra që gruan e shohin si objekt seksual e prodhon më tej një masë të madhe grash të përunjura e të dorëzuara para shfaqjeve patriarkale e seksiste.
Në këtë mes, Nano i pyeti se ç’mendonin ato për qasjen mizogjinike të Trumpit.
“Qëndrimet ndaj grave që ka mbajtur Trumpi gjatë fushatës, por edhe më parë, kanë lidhje me ndonjë patologji tw Trumpit, apo i shihni si një sjellje mashkullore?”
Të dyja ranë dakord se mizogjinia e Trumpit është një patologji e tij, gjë që ai e demonstron me mënyrën se si lëviz buzët kur flet, me gjeste të tjerat të tij, etj.
Lidhur me prostitutat, Pampuri kish një qëndrim mospajtues e refuzues, ndërsa Kastrati tha se nuk do kishte asgjë kundër, nëse zgjehdja për të bërë prostitutën do të ishte me vullnet te lirë e larg ndikimit të burrave tutorë.
Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun