Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi ka reaguar lidhur me bojkotin e opozitës në Parlament dhe në komisionet parlamentare.
Pas deklaratës që Lulzim Basha bëri dje nga çadra e protestës ku tha se vendi nuk do ketë zgjedhje, Ruçi ka thënë se kjo që po ndodh është përpjekje për destabilitet.
Ai shtoi se vendi rrezikon të ngelet pa qeveri dhe parlament dhe kjo është një krizë.
Sipas Ruçit pas një muaji zgjidhet presidenti i ri dhe ka njerëz që nuk e duan këtë gjë.
“Pas një muaji zgjidhet presidenti, por ka nga ata që nuk e duan këtë.
Kjo që po ndodh tani është përpjekje për destabilitet. Nga cadra e opozitës u hodh dje ideja që të mos ketë zgjedhje, pra vendi do ngelet pa qeveri, pa parlament dhe kjo është kriza.
E kemi provuar destabilitetin në vitin 1997, në kohën e piramidave etj.
Pushtetin ta jep elektorati. Është koha që të votojmë për zgjedhjen më të mire dhe jo sipas oreksit të partive”- tha Ruçi nga Fieri.
Po ik o Gramoz se u bere shume pis me kete rilindjen e Rames. Dil dhe ti nga politika e neshtroju vettingut po ste doli gje rri rrehat me nipa e mbesa. Akoma me njerezit e Hoxhes to rrije Shqiperia?
O ruç, akoma nuk e keni kuptuar që ata janë gati ti vënë zjarin vendit veç mos hyjnë në burtg.