Një grua, e cila u rrëmbye nën kërcënimin e armës dhe u mbyll në bagazhin e një makine, arriti të arratisej, ndërsa automjeti ishte ende në lëvizje.
Ngjarja ndodhi në Alabama, SHBA, ndërsa sipas policisë, e rrëmbyera ishte një 25-vjeçare, e cila u kërcënua jashtë apartamentit të saj.
Sipas policisë, personat që e rrëmbyen donin ta grabisnin, por kur ajo tha se nuk kishte para me vete, ata vendosën ta rrëmbenin, për të përdorur kartën e saj të kreditit.
Ata ndaluan pranë një pike karburanti, me shpresën se do të mund të tërhiqnin para nga një bankomat aty pranë.
Pronari i karburantit, tha për policinë se personi i dyshimtë i kishte kërkuar ndihmë, pasi nuk kishte arritur ta përdorte kartën, ndërsa u nervozua kur ajo iu refuzua nga bankomati.
Pas kësaj, grabitësi u kthye në makinë dhe pikërisht kur do të largohej, gruaja u hodh jashtë bagazhit të makinës.