Shqiptarët, sidomos të rinjtë, rezultojnë të jenë ndër përdoruesit më të lartë të Facebook në rajon, por edhe në krahasim me vendet e Bashkimit Europian.
Sipas Internet Word Stat, që publikon të dhëna për përdorimin e internetit, në Shqipëri janë rreth 1.4 milionë përdorues të Facebook.
Për një popullsi prej rreth 2.8 milionë banorë, norma e penetrimit të Facebook është gati 50%, çka do të thotë se gjysma e njerëzve në Shqipëri janë përdorues të rrjetit më të madh social në botë, raporton Monitor.
Të dhënat i përkasin vitit 2016.
Penetrimi i internetit në Shqipëri është rreth 60%.
Në krahasim me rajonin, shqiptarët janë më të dhënë ndaj Facebook. Në Bosnjë- Hercegovinë, norma e penetrimit të Facebook është 38.8%, ndonëse përdoruesit e internetit janë më të lartë se në Shqipëri, duke arritur në 68.1%.
Në Maqedoni, penetrimi i përdoruesve të Facebook është 47.6%, edhe në Serbi po rreth 47%, në Kroaci 40.4.
Mali i Zi është në nivele të krahasueshme me Shqipërinë, në rreth 49%. Shqiptarët e Kosovës, që ka një normë përdorimi interneti shumë më të lartë se Shqipëria, në 80.9%, e përdorin më pak Facebook, me një normë penetrimi prej 45.7%.
Bashkimi Europian ka penetrimin më të lartë të internetit prej 80.1%.
Pavarësisht se kanë akses të lartë në internet, europianët duket se nuk preferojnë që të shpenzojnë kohë duke u marrë me rrjetet sociale. Norma e përdorimit të Facebook të Bashkimit Europian është 48%.
Nga vendet e BE-së, rrjetet sociale janë më popullore në Maltë me 75%, Qipro me 72%, Danimarkë me 66%.
Shembull i përdorimit eficient të kohës është Gjermania, që ndonëse ka një penetrim interneti prej gati 90%, përdoruesit e rrjeteve sociale janë vetëm 38%.
Përdoruesit më të pakët të rrjetit social janë në Rusi, me 8.2%. Me një popullsi prej 146 milionë banorësh, Rusia ka vetëm 12 milionë përdorues në Facebook.
I krijuar në vitin 2004, Facebook është rrjeti social më i gjerë në botë.
Në tremujorin e fundit 2016, Facebook kishte gati 1.86 miliardë përdorues mujorë aktivë. Në tremujorin e tretë 2012, numri i përdoruesve aktivë e ka kaluar 1 miliard.
Përdorues aktivë janë ata që kanë hyrë në Facebook gjatë 30 ditëve të fundit.
Disa nga shpjegimet e mundeshme, te lidhura me njera tjetren, jane:
* Papunesia
* Inteligjenca e kufizuar per te bere dicka te dobishme, per te krijuar….Shume shqiptare merren me filozofira, politike. Filozofia eshte produkt i papunesi e dembelizmit.
* Fodulliku, karshilleku, deshira e madhe per ti treguar te tjereve se cfare bejne, cfare kane, si jane…..Shume shqiptare nuk kane buke te hane, por kane celurar te koheve te fundit e rrine gjithe diten ne facebook.
* Facebook eshte mjet komunikimi. Nje mase shume e madhe e shqiptare jetojne jashte Shqiperise.
Te merresh me filozofi nuk eshte product dembelizmi, sbesoj se filozofet me te medhenj te kesaj bote ishin njerez dembele.
Dembelizem eshte kafeneja, skedina, dhe cadra e PD hahahaha.
Shume shqiptare nuk kane buke te hane?????????????????????????? Mund te na jepni ndonje statistike per te vertetuar teorine tuaj?
Po nuk shiten pak pordhë në fejsbuk, shqiptarëve u shkon jeta kot.
Brez i djegur