Mesazhi prekës i motrës së viktimës së Gërdecit: Mallkuar qofsh, Mars!

16 Mars 2017, 08:58Sociale TEMA

Erisoni ishte vetëm 6 vjeç kur humbi jetën në tragjedinë e Gërdecit.

Që prej asaj dite e deri më sot, kur kanë kaluar 9 vite, familjarët e të gjithë viktimave, jo vetëm të Erisonit kanë kërkuar drejtësi, por ende nuk e kanë gjetur.

Dje në përvjetorin e ngjarjes së rëndë, Iva Durdaj i ka dedikuar një poezi vëllait të saj të ndjerë.

Mes rreshtave ajo i drejtohet vdekjes, duke thënë se pavarësisht dhimbjes, nuk mundi t’i shkatërronte forcën e shpirtit.

Në fund, motra e viktimës shpërthen duke shkruar: “Mallkuar qofsh mars”

O sundimtarja vdekje, për ty jam ankuar

Sa e keqe je, se mbretëron duke shkretuar çdo gjë të gjallë.

Ti më erdhe në shkëlqimin e kthjellët të dritës

Dhe në rrugët njerëzore shëtite.

I pashë njerëzit në përndritjen tënde,

Të ngrysur nga pikëllimi, pafundësia, mllefi.

Dhe kuptova që ligësia në frymimin tënd

Bashkë me jetën e njerëzve zhduket si tym.

P.s 15 Mars 2008 #9_Vite pa ty Ëngjëlli im. Ditë e mallkuar që mos ardhsh kurrë.

E di, atë ditë më more gjithçka, shkatërrove gjithë qenien time, por harrove të shkatërroje forcën e shpirtit tim, sa keq atë s’do mundet dot kurrë asnjë dhe asgjë ta shkatërroj.

Mallkuar qofsh Mars!/

1 komente në “Mesazhi prekës i motrës së viktimës së Gërdecit: Mallkuar qofsh, Mars!”

  1. Fuck it says:

    Nuk ta ka fain marsi moj goce. Ik shiko te “Çadra e krimit” atje I ke te gjithe fajtoret. Me gjakun e te vrareve te gerdecit po breth gopin e Armines Shkerdhata I Sali Serbit. Dhe femijet e tyre po shkollohen neper Europe me gjakun tuaj. Deshperim per mosdenimin e krimineleve te cadrés se krimit. Drejtesia akoma eshte ne duart e tyre dhe like Mafjas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje