Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, janë takuar për herë të parë që pas fitores së Trump në zgjedhje.
Por, takimi sigurisht që nuk ka qenë i lehtë për asnjë nga palët. Si Trump, ashtu edhe Merkel kanë folur më parë për njëri tjetrin, por jo me njëri tjetrin.
Fillimisht, ajo çfarë ra në sy, ishte refuzimi i Trump për një shtrëngim duarsh, gjatë momentit të fotografive nga reporterët.
Madje, kancelarja gjermane u përpoq ta kapërcente momentin e sikletshëm, duke i kërkuar presidentit të shtrëngonin duart, por ai nuk ka pranuar. Megjithatë, pamjet e filmuara më herët tregojnë se ata janë takuar kur Merkel sapo mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, ndonëse shtrëngimi i duarve nuk duket qartë.
Mes dy prej liderëve më të fuqishëm botërorë, situata dukej se ishte mjaft e tensionuar. Trump u shfaq mjaft serioz, ndërsa ishte pikërisht Angela Merkel, e vetmja që buzëqeshi në dhomë, gjatë fotografive. Sado e pabesueshme që mund të duket diçka e tillë.
Megjithatë, batutat nuk kanë munguar. Gjatë fjalimit të përbashkët, Trump u pyet nga reporterët në lidhje me akuzat e tij për përgjimet nga administrate Obama.
“Përsa i përket përgjimeve nga administrate e mëparshme,” u shpreh presidenti, “të paktën unë dhe kancelarja kemi diçka të përbashkët.”
Sipas të dhënave të publikuara katër vjet më parë nga Edward Snowden, Angela Merkel ishte një nga lideret botërore, të përgjuara nga NSA me autorizimin e Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti Tramp,eshte treguar injorant.MIRE E KANE ATA QE NUK DUAN,AI NUK ESHTE PER TU RESPEKTUAR.