Rruga Tiranë-Elbasan/ Qeveria merr 35 milionë USD të tjera, ja se kur përfundojnë punimet

17 Mars 2017, 14:10Sociale TEMA

Rruga Tiranë-Elbasan pritet të përfundojë në muajin shtator.
Kjo ka qenë deklarata e Drejtorit të  Përgjithshëm të  Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika.

Ai ka bërë me dije se qeveria pritet të marrë një hua prej 35 milionë dollarësh, e cila do të mundësojë përfundimin e punimeve.

Ndërkohë, pas 1 muaji ai thotë se do të hapet lëvizja e aksit nga rrethrrotullimi i TEG­-ut deri në Ibë.

“Huaja do të përdoret për punimet e 4 rrëshqitjeve të mëdha që kanë ndodhur dhe pas të gjitha procedurave teknike e ligjore është vlerësuar që shuma totale të jetë 35 milionë dollarë. Kryerja e këtyre punimeve është e domosdoshme. Pas afatit të kontratës, lihet një afat garancie për të kryer disbursimin e huas, por kjo nuk ka lidhje me grafikën e punimeve. Kontrata është deri në muajin shtator të këtij viti dhe gjatë kësaj periudhe të kontratës do të përfundojnë punimet e aksit. Rruga përfundon në muajin shtator dhe pas 1 muaji do të hapim aksin nga rrethrrotullimi i TEG deri në fshatin Ibë. Aktualisht nga punimet që janë kryer në këtë aks janë kryer goxha përparime”, u shpreh Xhika.

Më tej, kreu i Autoritetit Rrugor sqaron se kjo shumë do të përdoret vetëm për punimet e shkaktuara nga rrëshqitjet, dhe nuk ndikon në grafikun e punimeve.

Këto deklarata Dashamir Xhika i bëri gjatë një prononcimi për Panorama ku shpjegoi situatën e aksit rrugor Tiranë-Elbasan./ad

1 komente në “Rruga Tiranë-Elbasan/ Qeveria merr 35 milionë USD të tjera, ja se kur përfundojnë punimet”

  1. Ilo says:

    Rruga mbaron kur te iki lubia LSi nga ajo ministri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje