Ky është momenti dramatik, kur një grua arrin të shpëtojë nga një rrëshqitje dheu në Peru.
Pamjet tregojnë gruan, teksa lufton për të dalë në sipërfaqe, kundër rrymës së ujit dhe baltës.
Video është filmuar në distriktin e Punta Hermosa, në jug të kryeqytetit Lima.
Muajin e fundit, Peruja ka vuajtur pasojat e shirave të dendur dhe temperaturave tepër të larta, të cilat nuk ishin parë prej dy dekadash në vend.