Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Chuck Berry, ylli i muzikës Rock & Roll

19 Mars 2017, 04:53Sociale TEMA
Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Chuck Berry, ylli i

Ylli i Rock & Roll, Chuck Berry është ndarë nga jeta pasditen e të shtunës, në moshën 90-vjeçare, në Missouri, SHBA.

Karriera 70-vjeçare e tij përfshin një sërë Hitesh, si klasiket “Roll Over Beethoven” dhe “Johny B. Goode.”

Yje të shumtë të muzikës botërore, si Ringo Star, Bruce Springsteen, Mick Jagger dhe shkrimtari Stephen King kanë shprehur keqardhjen e tyre për humbjen e yllit të muzikës Rock & Roll.

Berry lindi në vitin 1926 në St. Louis, Missouri dhe arriti të krijonte hitin e tij të parë, “Maybellene,: në vitin 1955.

Video më poshtë, i përket një prej këngëve të tij, “You can never tell,” të kthyer në mjaft popullore nga skena e njohur e kërcimit në filim “Pulp Fiction” të regjisorit Quentin Tarantino

4 komente në “Ndahet nga jeta në moshën 90-vjeçare Chuck Berry, ylli i muzikës Rock & Roll”

  1. R.I.P says:

    Edhe pse legjende e muzikes Chuck Berry kishte probleme me ligjin i denuar per grabitje, mospagim taksash etj etj.
    Por kjo eshte e paperfilshme ndaj muzikes se tij.Edhe Michae Jackson ishte paedo po ja qe do mbahet mend per muziken.

  2. Edi says:

    U shua Legjenda…muzikanti, kitaristi,
    poeti, kengetari…babai i Rock’n Roll!
    U prehte ne paqe!

  3. Nderoi jete i famshmi Chuk Berry nje nga themeluesit e muzikes Rock and Roll,,natyrshem,, por sote muzika botrore ndihet me e varfer se dje. Qofte i lehte dheu qe do te prehet trupi i tij. Sigurisht si shume njerez te tjere eshte e vertet qe ka patur dhe probleme me ligjin Chuk Berry, por sa here qe ligji ka vepruar ndaj tij ai i eshte pergjigjur me repekt ligjit. Ky eshte ndryshimi midis njerezve PRO-dhe KUNDER ligjit.

  4. Edi says:

    U shua legjenda…muzikanti, kitaristi, poeti, kengetari, babai i Rock’n Roll.
    U prehte ne paqe!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje